At Anton Harapi – para gjyqit ushtarak, Tiranë më 1946
Lotët e përgjakur të Patër Anton Harapit
Është shumë interesant vlerësimi që bën Baronesha Godin për Patër Anton Harapin, ku fjalët e Patër Anton Harapit të thëna para Gjykatës Komuniste ajo do t’i boton në kopertinën e romanit historik që kryekput do t’ia kushton Patër Anton Harapit. “Pushteti dhe forca janë të shkurtëra dhe kalimtare” – thoshte Pater Anton Harapi kundërshtar i Enver Hoxhës. Unë kam qenë dhe jam kundërshtari i juaj. Me qenë i lirë, gjithnjë isha angazhuar përsëri kundër jush, i kisha tubuar të tjerët që t’iu dëbojmë juve. Çka ju nevoiten dëshmitarët?
Çka unë e kam bërë nuk e mohoj dhe nuk kam nevojë për mbrojtës.Unë e di se si ky proces do të përfundoi. Unë nuk kam frikë vdekjën dhe nuk pres ndonjë gjë tjetër nga ju. Turp dhe turp për mua do ishte mëshira e juaj, çnderim dhe turp është për mua hiri juaj. Unë nuk do të mbijetojë shëmbjen e Shqipërisë. Shqipërinë time të dashur, siç unë e kam planifikuar, e kam mbjellë dashurinë për atdheun.
Ju jeni të korruptuar dhe të mashtruar përmes një mësimi të çmendur, që sot jeni plotësisht në shërbim të botës sllave, që po ia bëni varrin atdheut tuaj. Për këtë çmenduri tuajën që jeni duke e bërë në shërbim të sllavizmit unë jam duke lotuar me lotë të përgjakur
(Pjesë nga procesi Gjygjësor kundër Pater Anton Harapit – sipas botimit të Studiueses dhe Baroneshes Gjermane Marie Amelie von Godin)
Dërgoi për publikim, Nue Oroshi.