Kur thyhen parimet bazë të Kushtetutës?!

0
326
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Për ta ndërtuar një Kosovë më një sistem demokratik pluralist, na duhet një stabiltet i gjithanshem që nuk e patem deri me sot. Këto subjekte aktuale politike nuk na sollën një stabilitet të tillë.

Edhe pse zgjedhjet e deritashme ishin në shikim të parë të lira, më formimin e organeve të pushtetit nuk na dolën ashtu. E keqpërdorën votën e elektoratit, madje vepruan jashtë gjithë asaj që iu është dhënë besimi. Shumë shpesh i thyen parimet bazë të Kushtetutës.

Këtë e bënë në mënyrën më të vrazhdë të mundshme. Ne këtë mënyre i rrezikuan edhe të drejtat elementare të qytetarëve, të cilët u ngulfatën për të krijuar shtet të së drejtës, shtet ku sundon rendi dhe ligji për të gjithë barabartë. Na prunë në dergje këto parti politike dhe këto pushtete, që fshatin ose qytetin ku kemi lindur dhe rritur, ku i kemi kaluar çastet më të lumtura të jetës ti harrojmë, madje të fillojmë edhe t’i urrejmë, duke ikur sa ma largë vendit.

Njerëzit, toka jonë, ku kemi lindur dhe rritur duhen me zemër. Kur zemra ta largon dashurinë për vendin tënd, për për familjën, dhe për popullin tënd, nuk ka gjë më tragjike. E gjithë kjo çka po ngjanë më ne shqiptaret në këtë fillim shekull, nuk mund të jetë normale?!Ti harrojmë gjitha ato virtyte tona, kjo fletë se jemi futur në rrugën qorr.

Sigurisht së nuk ka gjë më vështirë për njeriun, kur përulet para vendit, duke ja dhënë lamtumirën. Në secilin ndrrim të moteve lutemi, që të kemi jetë më të mirë, jetë më të begatshme, lutemi të kemi tolerancë të ndërsjellë dhe tolerancë fetare. Të gjitha këto në këtë tokën tonë të zënë “pykë” nga këta hileqarë të politikës, jo që po zvetnohen, por edhe
po vdesin ngadalë. Kur lëndohen ndjenjat njerëzore, kjo është gjeja më e vështirë për njeriun.

Pak kush nga ata që e kan lartësuar vetën duke i dhënë pozita, po ndihen fajtor për gjendjën që e kemi. Kan mbetur të pa prekshem nga ligji! Nuk mund të lavdërohemi që jemi patriotë, që e duam vendin tonë. Mu për këtë dhe shumë tjera që nuk i kam thënë më këtë rast, mund të themi së 2020, do të jetë si gjithë “vitet që fillojnë në janar”. E jo së menduam së ky vit, pas thyerjëve të shpresave tona, do të na sjellë ndryshime pozitive, ndryshimet aq të nevojshme në shtëtndërtim dhe mirëqenje.

VV dhe LDK, që tre muaj nuk qenë të zojat që votën për ndryshime ta kapitalizojnë më formimin e qeverisë. Edhe nese ndodhë që e formojnë, nuk do të këtë jetë të gjatë, do të jetë qeveri e këmbeve të qelqta. Jemi bërë si publiku, e cili në teatrin politik, shikon aktorët e njejtë, që improvizojnë në mënyrë demode në skenë.

Qytetarët e frikësuar të Kosovës, sikur nuk po dëshirojnë, ose po frikësohen të pranojnë së janë tjetërsuar nga të drejtat e vendosjës, dhe nuk po pranojnë së janë ngulfatur edhe nga ana ideologjike.

Kleptokratet për gjithë këto vite në mënyrë efikase kan demonstruar “forcën” e tyre, dhe diciplinimin tonë, më liri të rrejshme. Nuk kemi çka presim nga këta njerëz të paditur dhe te pa përgjegjshëm, që do të bëjnë diqka të dobishme për këtë vend…