E kohës
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, saherë që po i vijnë miqtë e vjetër në vizitë, tashti e ka bërë si “rregull diplomatik”, që të këndoj këngët e popujve të tyre(!).
Kjo është Serbia që diti të bëjë “politikë-diplomaci” të gënjeshtrës si rregull patriotike (sipas babait të kombit D.Qosiç) që ka të bëjë shfarosjen e shqiptarëve dhe “Kosova si zemra e Serbisë”(sic!).
Këngët e (I)vica (D)açiç janë me tone nacionaliste dhe po mundohet që të qesë hi syve para botës dhe (miqëve të tij dhe të Serbisë),sikundër veproj sot me ministrin e jashtëm të Greqisë.
Kosova dhe shqiptarët njëherë e përgjithmonë janë ndarë me I.Daçiçin dhe me Serbinë në vitin 1999.
Këndo e vajto Ivica Daçiç dhe me gjasë nisu dikah dhe kërkoni dhëndurët e rinj të këtij shekulli,por ata do të jenë dhëndurë pa ndonjë ndikim ,,diplomatik,,për Republikën e Kosovës!
Dhe, për fund fare, Ivica Daçiç kthehuni në Serbi dhe mos qitë pluhur me politikën e folklorizimit për shqiptarët dhe për Kosovën se ajo sipas këngës që e preferoni “Tamo daleko” vërtetë Kosova tashti është larg shumë larg Serbisë dhe të ndarë jemi njëherë e përgjithmonë!
Daçiç, Kosova është shtet i pavarur!
Çikago, 13 prill 2018
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]