Grimca humoristike
Dërgoi për publikim: Gjin Musa, gazetar.
1) “Patër” – iu drejtua nje nuse e re, priftit te katunit – “kam berë nje mekat”, – “po thuaje e bekuar” – i thotë prifti. “Kam shkuar me priftin e katunit tjeter…”, “aaaa ky eshte mekat qe nuk falet, po a’ nuk pat prift katuni ynë?” – ia ktheu prifti i fshatit.
2) “Me vjen shume keq per ju prifterinjtë, qe nuk martoheni”, – po i thoshte njeri nje prifi, ne ato momente aty kaloi hoxha me dy gra, “a e sheh hoxhen” – i tha prifti “po, po sa te ketë hoxha dy edhe ne jemi ne rregull”.
3) Nje malesor po priste gruan e tij ne aeroportin e New Yorkut, qe po i vinte nga Shqiperia, sapo u takuan, gruaja i thotë: “pse nuk me perqafon?”, “a sheh ate çiftin atje se si puthen?”, “po, por atij po i shkon, e mua po me vjen”, – u pergjigj malesori.
4) Ne vitin 1967, kohe kure ne Shqiperi po hiqej besimi fetar, sekretarja e partise thotë ne mbledhje: “me thoni kush e ka parë zotin?”, “me leje shoqja sekretare” – tha njeri, “as ty nuk ta kena pa, por e dim se e ke…”
5) Tre anetarë te keshillit te nje kishe, shkojne te prifti i tyre dhe i ankohen se nje vajze ne katund ka dal me marre, “ate e din ajo” – sqaroi prifti, “po, po na thonë se e ka me ty” – tha i dyti, “ate e di vete” – sqaroi prifti. “Po at’her na pse kena ardhe?” – pyeti i treti, “ate e dini ju” – sqaroi prapë prifti.
6) Veterineri sapo hyri ne stallen e lopeve, nje nga mjeleset i thote “shoku veteriner, si e din Taroçi se Meshqerra ka rene ne afsh?” “Nepermjet nuhatjes”. “Po ty more zog gomarit, a’tjan zan hundet a?” – ia kthen mjelësja e dalluar.
7) Nje ish-kuader para viteve 1990, ne Malesinë e Madhe, martohet dhe merr nje nuse shume te bukur. Kryetari i Kooperatives e therret dhe i thote, se partia ka nevojë per gjak te ri. Gruaja duhet te hyje ne Parti, dhe te punesohet si kuadre. “Nigjo kryetar, vitin e pare po e mbaj vete, pastaj shohim e bajme!…” – u pergjigj malesori.
8) Njeri nga Malesia kishte hapur nje lokal ne SHBA, nje dite i shkojne disa bashkfshatarë, ne mes tjerash njeri e pyet, se a punon gja me këte lokal? “Po besa mirboll, sa me rrethua njeta rob”. Në ato momente vjen kamarierja, pothuajse e zhveshur dhe me shenja ne trup, “ço me gardh, se te kenkan rrase mren!” – tha tjetri.
9) Ne nje nga lulishtet e Bronxit ne NY, nje shqiptar po ecte i menduar, nje grua po shqiptare i thote mirëmengjez!. “No spik english!” – u pergjigj shqiptari, o jam duke te folur shqip – i tha gruaja.
10) Dasma vazhdonte, i zoti i shtepise vuri re, se ai qe i binte fizarmonikes nuk levizte fare, i afrohet dhe i thotë: “pse nuk i bjen, a t’kam thirre per dyzen?” “Po jam i merzitun, se me ka vdek baba” – u shfajësua fizarmonicisti. “Po bjeru atyre te zezave pra!”, i tha shtepiaku.
11) Shumë vite me pare, ne nje Han ne Malesinë e Madhe, te cilet kan sherbyer edhe si Hotele, dhe ku kishte shume pak dhoma gjumi. Nje burri i takon te flejë afer nje gruaje. Burri qe ishte i ndershem, per t’u ndarë me gruan qe s’e njihte, vuri në mes nje thes dhe fjeti tere naten… Në mengjes, gruaja i drejtohet “po si he burre, nuk mujte me kalua at’ dreq thesit tan natën?”.