Kujtesë dhe nderim
Me rastin e 21-vjetorit të humbjes së çdo gjurme të profesor Ukshin Hoti nga falanga fashiste e Serbisë, në orët e kujtesës dhe në nderim të Tij, po shpaloj një pjesë e takimit tonë me Njeriun e njohes së filozofisë kombëtare të kombit shqiptar dhe të Kosovës.
Në vitet e brezit të normalistëve që prisnin të bëhen mësues të shkollës shqipe nëpër Kosovë, kishim dëgjuar dhe kishim lexuar disa nga publikimet e tij të folozofisë politike për çështjen shqiptare dhe të Kosovës (lexo: “Rilindja” dhe “Përparimi”) botime të kohës nga dora e profesor Ukshin Hoti, kishim kurreshtjen, që të takonim dhe ta ftojmë për një ligjëratë për normalistët e Prishtinës.
Isha bashkë me bashkëvendasin tim Ragip Gjoshi dhe disa të tjerë që, një të premte në një nga rrugët e Prishtinës, e takojmë profesor Ukshin Hotin dhe, si të rinj ishim të gëzuar që u ndal me madhështinë e Tij prej intelektuali e profesori dhe na dëgjoi kërkesën tonë:
– Profesor Ukshin kemi dëshirë që kur të keni kohën e lirë të vini në Normalën e Prishtinës për të mbajtur një ligjëratë për aktualitetin (filozofia politike e kohes së tij), para normalistëve, mësuesve të ardhshëm të Kosovës…!
Erdhi profesor Ukshin Hoti dhe e mbajti ligjëratën e tij shkencore dhe politike dhe, si sot më kujtohet kur fliste për pozitën (kushtetuese) të Kosovës në kohën e ish-Jugosllavisë dhe që atëherë profesor Ukshin Hoti, përmendi nëpëmjet rreshtave si thuhet, që, shqiptarët dhe Kosova duhet të avancohet në barazinë kombëtare dhe të bëhet njësi e republikës si ato në nivel të vendit të Jugollavisë. Për këtë pati duartrokitje nga normalistët…!
Mirëpo, të nesërmën nga drejtoria e shkollës që, për fat të keq e udhëhiqte një njeri i dorës së fortë dhe besnik i pushtetit të kohës, na thirri dhe na qortoi deri në fjalët më të rënda “Pse kjo ligjëtarë, kush ju nxiti, pse profesor Ukshin Hoti, a e dini se për këto dhe sjellje të kësaj natyre, nuk mund të shihni diellin…!”
Fjalët dhe qortimet mbetën në këndin e turpit, ndërsa filozia politike dhe kombëtare i profesor Ukshin Hoti u bën Dielli i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës..!
Çikago, maj të motit 2020
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]