Kur nuk funksionon mirë truri, nuk ruhen vlerat njerëzore e kombëtare…?!

0
562
Kosova nr. 4 për vizitorët nga Lonely planet

Nga Skënder MULLIQI

Duket së asgjë nuk po na ndihmon, nuk po na gjendet ilaç që të dalim nga qorrsokaku, në të cilin kemi hy si shtet dhe si komb. Nuk kemi asnjë reagim as nga populli. Nuk po na gjendet terapia edhe pse sëmundjën po e dimë të gjithë. Ju kemi merzitë edhe Perëndisë! Po bankrotojmë politikisht dhe po bankrotojmë edhe në planin ekonomiko-social…

Fajtori është jetim, nuk e pranon askush, po në fakt fajtor jemi të gjithë, se vetë jemi bërë kumbarë i fatit të keq. Është krijuar një armatë e tërë e të paknaqurëve, dhe që është edhe më keq, nuk kemi asnjë reagim serioz deri më tash për ta ndryshuar gjendjën për të mirë në Kosovë. Të gjitha qeveritë u treguan të paafta, së në fakt këto qeveri u përbënë nga njerëzit e paaftë për ta ushtruar detyrën.

U legjitimua korrupsioni dhe krimi, fenomene këto rrënuese për shtet-ndërtimin dhe mirëqenien. Gjithnjë e më e zymtë po duket edhe e ardhmja jonë. Shumica e shqiptarëve të Kosovës, sot sillen posht e përpjetë pa u interesuar shumë që ta marrin fatin në duar të veta. Kanë zgjedhur si rrugë të vetme largimin nga Kosova, e cila gjë më së shumti po ju shkon për shtati armiqëve të Kosovës.

Nevoja që të dalë ndonjë shpëtimtar është e madhe. Si duket shqiptarët janë mësuar të jetojnë nën diktat. Pyetje qendrore është as një politikan dhe as partitë politike nuk i realizuan interesat e qytetarëve. Dhe, asnjëri nga këta politikanë nuk pyeti: pse shumicës po ju shkojnë punët keq? Shumica janë të pa punë, edhe ata që punojnë sidomos në sektorin privat kanë paga mizerable. Edhe pas 20 vitesh që është periudhë e gjatë nuk kemi ndonjë kthesë pozitive. Pa punësimi i të rinjëve për nga numri i banorëve, që ka Kosova, sigurisht është më e larta në Evropë.

Aq më keq kur rinia nuk e kan mundësinë e lëvizjes pa viza në shtetet e Evropës. Deri më sot shumë herë e “fituam liberalizimin e vizave” sipas pushtetarëve. Kosova është kthyer në tokë nga e cila po iket sa më larg saj. Asgjë nuk na ka mbetë tjetër pos mediave, që të lirohemi nga frustrimet e akumuluara. Po sa ja vlen kjo se? Gjithnjë e më shumë po i humbim vlerat morale, po e humbim dinjitetin, nuk jemi duke i menduar gjërat mirë.

E pa besueshme së si nuk po dimë t’i çmojmë vitet, të cilat po i humbim pa bërë gadi asgjë. Dhe, sikur po presim të na ndodhë ndonjë tragjedi e re, që serish të fillojmë nga e para! Natyrisht së asgjë nuk ndryshon vetevetiu, pa ja ba hyzmetin. Për të pasur sukses në jetë, nevoitet të jemi të gatshëm t’i përballojmë të gjitha sfidat, e jo duke u larguar nga problemet e paraqitura.

Fakti së shumica po i bëjnë gadi pasaportat dhe valixhet për ta kaluar kufirin, është tregues i mjaftueshem se ku jemi katandisur. Askush nuk i fiton as të drejtat elementare për jetë, pa i bërë levizjët e duhura shoqërore, kjo le të jetë e qartë për të gjithë…