Kur nocioni shtet bëhet fiksim?!

0
927
Skënder Mulliqi

Koment

Nga Skënder MULLIQI

Ngadalë jemi duke humbur idenë e sovranitetit të Kosovës. Të gjitha mini-shtetet e dala nga ish-Jugosllavia kanë probleme me sovranitetin. Privatizmi i keq i pronës shoqërore ka qenë indikatori kryesor që këto mini shtete po humbin sovranitetin. Kapitali ra në duar të grupeve të caktuara politike dhe të parapolitikës, e kjo bëri që shteti i ri i Kosovës ta humb kontrollin mbi pronën. Pas kësaj shtrohet pyetja logjike, ç’ka është dashuria karshi atdheut dhe me ç’ka identifikohet shteti? Strukturat politike nuk u treguan që janë patrotë. Patriotët nuk abuzojnë më pronat shoqërore siq po bëjnë kauzipatriotët në krye të shtetit të Kosovës.

Patriotët e duan atdheun e tyre dhe identifikohen më te në qdo orë dhe në qdo minutë. Patriotë politikë pak pamë gjatë këtyre viteve. Edhe nese dikush kishte bërë për kombin, me futjën në funksion të dorës së hajnisë dhe të keqpërdorimeve të pronës shoqërore kanë rënë ama bash krejt në provim. Patriotë të kombit po tregohen secilen ditë e më shumë sportistët tanë në botë dhe mbrenda Kosovës. Nuk ka gje më madhore së kur në ndonjë manifestim ndërkombëtar ngritët flamuri kombëtar dhe flamuri i shtetit të ri të Kosovës. Fitorët kulminante të sportistëve tanë në botë, politika jonë e keqe na i ka kthyer në fiksim. Dhe krejt nocioni shtet na është bërë fiksim.

Njeriu e krijon shtetin, e shteti nuk e krijon njeriun. Individi sakrifikon lirinë individuale për të krijuar kushte që të ballafaqohet më problemet e shfaqura shoqërore. Shkrirja e energjisë përsonale në energjinë e kolektivitetit bënë të mundur funksionimin normal të shtetit. Kjo nuk po vlen për këtë pushtet, i cili si në formë ashtu edhe në përmbatje është pushtet autokratik. Për t’i kapërcyer të gjithë vështirësitë në rrugën e shtet formimit duhet lënë anash interesat përsonale. Çfarë është shteti i Kosovës sot? Populli vërtet ë ka sakrifikuar shumë për shtetin e pavaruar të Kosovës.

Ka bërë sakrifica të mëdha njerëzore dhe materjale më kusht që vërtetë të preket liria dhe pavarësia, e jo të kemi liri të “rezervuar” vetëm për një kategori njerëzish, të cilët kan futur nën kontroll gjithëçka sot në Kosovë. Populli po i kryen obligimet karshi shtetit, kurse përfitimet materjale po i takojnë grupeve te caktuara të cilat shumë po ngjajnë në grupe bandash në pushtet. Ç’ka po iu takon si kthim qytetarëve për mundin e tyre shtrohet pyetja ? Njeriu ynë nuk ka siguri në rrugë, nuk i garantohet qetësia qytetare (ndodhën dhe po ndodhin përditë vrasje për motive të ndryshme ). Në atë vend ku ndodhin shumë kronika të zeza, shteti nuk është duke e kryer punën si duhet. Ne atë vend ku kemi vrasje politike dhe ato nuk zbardhën nuk kemi mundësi të flasim për shtet ligjorë dhe funksional.

Në atë shtet ku pushtetarët i kan duart e lira për të vepruar pa drojë së do të ndëshën më ligjin, nuk mund të flasim së kemi shtetndërtim dhe mirëqenjë të përgjithshme. A ka gjë më të bukur së të krenohesh më familjën tënde, kur gëzohesh më rrugën tënde, kur krenohemi më miqtë tanë, dhe kur krenohemi edhe më shtetin tonë ? Sigurisht që Kosova i ka të gjitha kushtet për një jetë të begatshme dhe shumë të lumtur. Shtetit nuk i nevoiten bandat dhe banditët në krye të shetit. Shteti nuk i duron maskarenjët politikë, të cilët gjithë ditën bëjnë plane plaqkitëse. Shtetit nuk i duhen gjithë këto akte kriminale dhe gjithë këto afera të korrupcionit.

Shtetit nuk u duhen drogagjinjët e tipt të Edi Ramës në pushtet. Shteti nuk mbahet në këmb duke kultivuar droga në menyrë legjitime dhe deligjitime (Shqipëri). Siguria e një vendi nuk mbahet më struktura të kriminalizuara. Janë bërë dy taborre, njeri taborr ku janë shumica, të cilët më gjithë çka po e respektojnë shtetin dhe kasta politike në pushtet e cila nuk po e respketonë shtetin e Kosovës. Shteti ekziston dhe funksionon tek e fundit për ta bërë secilin njeri të lumtur…