KUR KUSHTET BAHEN SKLLOTË?!

0
438
Thaçi -Vuçiq

Nga Binak MAXHARRAJ

/Serbia haptas i thotë JO SHBA-ve, kurse Kosova palohet si lepuri/

Amerika i ka vu dy kushte, njërën Kosovës për taksën ndaj Serbisë, dhe kushtin tjetër Serbisë që të ndalon lobimim për ç’njohjet për Kosovën.

1. Amerika përmes zëvendësndihmësit të Sekretarit të shtetit Mathew Palmer i ka vu kushte Serbisë, se nëse Serbia dëshiron që Kosova ta heqë taksën, atëherë duhet të ndalojë fushatën e egër për tërheqjet e njohjeve të Kosovës nga vendet që e kanë njohur.

Por Serbisë nuk i han palla se çka thotë dhe kërcënon SHBA.

Por, Beogradi zyrtar e ka hedhur kategorishtë poshtë ofërtën e SHBA-ve, duke ia ba asaj më dije përmes Ministrit të punëve të jashtme Ivica Daçiq, se SHBA shpresojnë kot, sepse procesi i ç’njohjeve është i pandalshëm.(sic).

2. Kosova për këtë fushatë për ç’njohjet qe po ia bën Serbia, asaj ia vuri taksën 100%. Serbia u tranua, e alarmaoi krejt botën për taksën dhe i vuri kushtin se: Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun, pa u hequr taksën.

Dhe si për çudi krejtë bota iu gjujtë Kosovës si arushës, se duhet të hiqet taksa, nëse don Marrëveshje me Serbinë. U çua në kemb Evropa dhe Amerika rrth kësaj pune duke ba trysni mbi Kosoven. Por diçka ketu nuk shkon.

Pse Evropa dhe Amerika po bajnë trysni vetem mbi Kosovën për ta heqë taksën. Pse këto nuk bajnë trysni edhe ndaj Serbisë, për ndaljën e ç’njohjeve, kur ajo haptas e hodhi poshtë oferten e SHBA-ve, për ndalimin e ç’njohjeve.

Kjo nuk shkon të jeshë për dikend nanë e për dikand njerkë. Nuk është korrekte as nga Evropa as nga Amerika.