18 mars 2017
Një gravurë e vitit 1879, e publikuar nga studiuesi Armand Plaka hedh dritë mbi detaje interesante të emërtime të ndryshme të territoreve në kufijtë shqiptaro-grek.
Është fjala për Kanalin e Korfuzit, i cili dikur thirrej ndërkombëtarisht, kanali shqiptar.
“Mes kanalit shqiptar dhe ishullit të Korfuzit“, është diçitura që shoqëron gravurën vitit 1879, e botuar në një revistë finlandeze,
Studiuesi dhe gazetari Armand Plaka e ka publikuar në Facebook gravurën bashkë me sqarimet, se e ka gjetur gjatë punës kërkimore në arkivat skandinave dhe se në Shqipëri publikohet për herë të parë.
“Mes kanalit shqiptar dhe ishullit te Korfuzit”. Kjo është diçitura që na përcjell gravura e vitit 1879, botuar në një revistë finlandeze, të cilën e hasa kohët e fundit rastësisht, duke gërmuar në arkivat skandinave. Pra për ata atje lart ne Europë, ai njihej si “Kanali shqiptar”, apo “ngushtica shqiptare”, term që nuk përdoret në ditët e sotme.
Shqiptarët dhe bota e njohin sot më shumë me termin “Kanali i Korfuzit”, p.sh. Incidenti i Kanalit të Korfuzit”, shkruan studiuesi Armand Plaka.