Letër e hapur për Federica Mogherini-n dhe të gjithë ata që kërkojnë mbylljen e dialogut me një marrëveshje me Serbinë dhe ulërasin për tërheqjen e taksës për mallërat serbiane:
Shkruan: Engjëll KOLIQI, Mars 2019
Ty që i thua vetes kryediplomate e Europës, ju të tjerëve liderë shtetesh e institucionesh, në Europë e në Amerikë dhe ju o deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me shumë keqardhje dhe me shumë indinjatë ju drejtohem me këtë letër të hapur, duke ju quajtur njerëz pa ndjenja, mbështetës të krimit dhe të së keqes deri në tragjedi dhe dhunues të drejtave më elementare të njeriut dhe të atyre kombëtare të popujve.
Ti e ashtuquajtura kryediplomate e BE-së, Federica Mogherini, ju drejtues të tjerë të institucioneve të BE-së dhe në SHBA e në disa vende të tjera, ju përfaqësues të vendeve dhe të institucioneve në Kosovë, ju lutem më lejoni të ju pyes:
– Ku e gjeni fuqinë të trumpetoni dialog dhe marrëveshje paqësore të Kosovës me Serbinë dhe të kërkoni me forcë e kërcënime heqjen e taksës mbi mallërat serbe në Kosovë, para se t’i kërkoni Serbisë pagimin e dëmshpëmshpërblimit të luftës, gjetjen e rreth 1500 të zhdukurve nga lufta dhe kërkim-falje publike për të gjitha krimet, masakrat dhe shkatërrimet, për luftën dhe kohën gati një-shekullore të pushtimit dhe të shkatërrimit të Kosovës ?!
– Ju o të gjorë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vend se të kërkoni e të votoni ligje pë shkarkimin e atyre që po e shkatërrojnë dhe po e tregtojnë Kosovën me ata që na vranë e na dhunuan dhe ata që shkelin të gjitha konventat për të drejtat e njeriut, duke ia dorëzuar mafias erdoganiane njerëzit që t’i martirizojnë në Turqi, si “terroristë” vetëm pse e kritikojnë politikën e tij diktatoriale, ju votoni e miratoni projektrezoluta për dialog e pajtim me vrasësit e kriminelët, në vend se në Kuvend të kërkoni me forcë ndërprerjen e dialogut, derisa Serbia të na e paguajë dëmshpërblimin e luftës, të na i gjejë e kthejë të pagjeturit e luftës dhe ta zbardhë vrasjen e qytetarit të Republikës së Kosovës Oliver Ivanoviq, vetëm pse nuk iu bind e nënshtrua partisë Srbija (Lista srpska), të komanduar dhe dirigjuar nga ai kasneci i Sheshelit, që mba postin e Presidentit të Serbisë – Aleksandar Vuçiq.
Ju lutem shumë, ndaj të dyshuarit për këtë vrasje dhe ndaj atyre që e strehojnë dhe i japin detyrë të rëndësishme në qeverinë e tyre, duhet shpallur flet-arrest ndërkombëtar, si edhe ndaj atyra që urdhëruan dhe kidnaapuan gjashtë mësimdhënësit e devotshëm turqë, vetëm e vetëm pse kundërshtonin politikën diktatoriale dhe mafioze të Erdoganit.
Kam edhe shumë argumente që meritojnë të jenë në këtë letër të hapur, por po e lë me kaq dhe do i vëj gradualisht, nëse nuk vërehen kthesa e veprime dhe nëse dikush nga të etiketuarit reagon.
I nderuari frikacak Engjel Koliqi,
Ti ke ike nga Kosova dhe ia ke dorezuar TOKEN SHQIPTARE shkevellev ne vitin 1990… dhe qe nga ai vit ti njk jeton ne Kosove …dhe dmth ti nuk ke dashuri as atdhedashuri ndaj Kosoves. Sepse ke ike… edhe ne tjeret ke i qene te terrorizuar nga shteti Shkavell… por ne nuk kemi ike sikur ti o frikacak i nderuar.
Ti je nje xerro e maaaaadhe sikur plot xerrooo tjera qe shitni pallavra neper perendim …demek po jetoj ne Itali, Zvicer, Gjermani… e demek jam patriot SHQIPTAR.
KOSVA ESHTE E ÇLIRUAR NGA AMERIKA QE NGA 12 Qershori i viitit 1999… dhe te gjithe ata qe deshirojne te kontribojne per Kosoven rruget i kane te hapura… edhe ti gjithashtu.
Por ti nuk kthehesh, sepse je frikacak edhe hipokrit… i rende.
Me te gjitha problemet qe ekzistojne ne Kosove… sot eshte gjendja fenomenale ne krahasim me kohen e okupimit shkavell… edhe qeveritaret jane disa ahmak qe po qeverisin si ahmak… por edhe keta jane duke ikur… sepse LIRIA U FITUA EDHE PER AHMAKET…
Komentet janë mbyllur.