Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]
Debate tjetërfare
Në debatet e shpeshta në TV dhe në mjetet e shkruara, udhëheqja politike e shtetit në Kosovë dhe Shqipëri, ndër të tjera e thonë si shkoqur:
Po, fëmijët i kemi dërguar jashtë shtetit për studime…!
Përditë në debatet e tyre dëgjojmë se si ata flasin për (reformat) në arsimin shqip në të gjitha nivelet dhe, kur e kur,
presim që reformat të marrin njëherë e mirë drejtimin e duhur me kërkesat e kohës, atëherë vjen një heshtje me mbylljen e këtij kapitulli…!
Nuk e kuptojmë pse ky “entuziazëm” kaq i madh i idhëheqjes politike dhe të dyja shteteve tona, që fëmijët e tyre nuk paskëshin vend për të marrë dijen arsimore në të gjitha nivelet e shkollimit fillor-universitar, por sikur janë të shtrënguar që fëmijët e tyre t’i dërgojnë jashtë shtetit për studime…!
Pse kaq shumë janë tjetërsuar nga qytetarët e vet…?
Do të ishte mirë që fëmijët e deputetëve, të udhëheqjes qeveritare, të parlamentit dhe më gjerë të dyja vendeve tona, të jenë bashkë me moshatarët e tyre në Kosovë dhe Shqipëri dhe, kjo dukuri me çdo kusht fëmijët e dikujt duhen të shkojnë për studime jashtë shtetit mos të bëhet “modë” e ditës të ne…!
Në reformat në arsimin fillor-universitar, frytet ti shijojnë brezi i ri shqiptar dhe fëmijët e udhëheqjes politike dhe të shtetit në Kosovë dhe Shqipëri!
Po për brezin e ri shqiptar (të talentuarit), që të shkojnë për studtime në universitetet e Evropës, të Amerikës dhe më gjerë, por më parë të bëhet zgjedhja përmes konkursit dhe me përcjelljen e institucioneve përkatëse të shtetit tonë.
Në trajtat e shtetit demokratik me vlerat e saj universale, kur jemi të barabartë në participimin e dijes e të shkollimit, atëherë këto vlera dhe dija e shkollimit e bëjnë më të bukur udhën tonë dhe të ardhmen e shtetndërtimit me moton të barabartit më të barabartë…!
Çikago, më 1 korrik 2019
Shënim: Sado që bëhet në Shqipëri e Kosovë, ndjenja inferiore turqeliko-islamike e popullit tonë, i sheh me admirim vendet e huaja dhe e injoron vendin e vet – prandaj edhe nuk bëhen vendet tona, se as në mendje nuk u shkon liderve tanë, që ne mund të zhvillohemi si vendet e tjera. Komunizmi u mbështet në forcat e veta nga halli, por edhe ai nuk kishte besim se ne mund ta bëjmë vendin tonë, pasi ndjenja inferiore e popullit tonë është e futur thellë, dështon gjithkënd, sa pushtimi turk, islamizimi e përzierja e racës, na i kanë ulur cilësitë e racës dhe sot ne nuk kemi besim në vetvete, sillemi më shumë si turko-arabë, se sa si shqiptarë – europianë!
Prandaj shikojnë të gjithë me ikë dhe ata që kanë mundësi e bëjnë, ndër ta edhe liderët tanë, që i dërgojnë fëmijët e tyre, me paratë tona, për me i shkollua jashtë… Vragët turke-islame ndjellin inferioritet, nuk hiqen lehtë, do punë të madhe dhe për kohë të gjatë… E zëvendësuam komunizmin me pëllitjen islame, që ishte më i dëmshëm e më regresiv për shoqërinë shqiptare… Nën komunizëm na quanin shqiptarë, të paktën e ne e shajmë, sot na quajnë vend musliman, e ne e lavdërojmë… /AÇ
Si shihet atdheu nga larg
Lufta e klasave si tipar urrejtjeje, partitë politike (pluralizëm) urrejtje e skajshme deri në shembjen e Shqipërisë!
Në kohën e regjimit komunist, në plan të parë ishte programi i partisë lufta e klasave si tipar i urrejtjes dhe i denigrimit të njeriut shqiptar, në kohën e demokracisë dhe jeta politike në pluralizëm, urrejtja e skajshme deri në kalljen dhe shembjen e Shqipërisë!
Ndryshimet e sistemit (tjetërfare), por rruga e njëjtë e përqarjes dhe lufta e urrejtjes parti-parti dhe njeri-njeri shqiptar në Shqipërinë tonë(sic!).
A ka fund e keqja…?!
Çikago, më 30 qershor 2019
Shënim: Nuk rrihen e urrehen për ideologji jo, por si e ardhë në pushtet, për me vjedhë shtetin… mentalitet turqeliko-islamik, që u përdor bashkë me Kanunin edhe gjatë komunizmit… /AÇ