Skender Jashari
Lugina e Preshevës, përfshihen në kuadër të Kadillëkut të Vrajës, në kohën e Perandorisë Osmane, e që për fat të mirë ndodhin tre regjistrime të popullsisë. Më e rëndësishmja ishte që tregonte edhe përbërjen fetare të popullsisë. Regjistrimet ndodhën në ndodhin në shekullin e XVI, gjegjësisht në vitet 1519, 1528 dhe 1570. Në këtë kohë popullësitë identifikoheshin në bazë të fesë e jo në bazë të kombit!
Pushtimi Osman privilegjoi sllavët dhe grekët, të cilët vareshin nga Patrikana e Stambollit. Aleanca e tillë, filloi kur djali i Sulltan Muratit II, pra Sulltan Mehemt Fatihu, organizoi përpjekjen për pushtim të Konstantinopojës. Sulltan Pushtuesi, angazhoi inxhinierin Orban, i cili ndërtoi 3 topa gjigandë, që nuk kishte të tillë në botë, e cila armë mposhti-çau muret e Kështjellës së Konstantinopojës. Konstantinopoja mbrohej nga 8000 kështjellar, derisa forcat osmane ishin rreth 75.000-100.000 rrethues.
Më 29.05.1453, Sulltan Fatihu, hyri triumfues në Katedralen Konstantinopojë të cilën e bëri xhami të Shën Sofisë. Mbrojtësit e Konstantinopojës, më parë pranuan “çallmën turke” sesa çdo ndihmë ushtarake, aleancë dhe vasalitet nga Vatikani! Sulltan Fatihu e kuptoi këtë ndasi, dhe emërtoi Genadiusin si Patriark të Patrikanës së Stambollit (më 01.06.1453), me të cilin siguroi vasalitetin dhe lojalitetin e ortodoksëve të Ballkanit ndaj tij! Shqipëtarët mbetëm të vetmit katolik, në Ballkan, gjegjësisht të vetmit armiq që duke i vlerësu Shqipëtarët si pengesën kryesore për zgjerim të Perandorisë Osmane, jo vetëm gjenocidi dhe lufta e kësaj Perandorie, por gjenocid dhe luftë të njejtë në mos më shumë ushtroi edhe Patrikana e Stambollit, kundër Shqipëtarëve!
Krahaso:Kjo tregon më së miri se Kështjella e Krujës, gjatë rrethimeve, mbrohej nga më së shumti 5000 kështjellar Shqipëtar, kurse ushtritë osmane vlerësoheshin deri në 250.000 rrethues-e që asnjëherë nuk arritën ta thenin, madje as topat e rëndë (të cilët e thyen Konstantinopojën – nuk arritën ta thenin Krujën)!
Burimet e ndryshme, si ato osmane, por edhe ato të historiografisë sllave( madje edhe asaj Serbe!), por edhe udhëpërshkruesit e huaj mes tyre Zhan Palern Forezjen etj, japin të njejtat të dhëna! Prej nga mund të konkludojmë si më poshtë!
Historiografia sllave dhe islamofilët, në kohët moderne tentojnë që Kadillëkun e Vrajës, ta tjetërsojnë vetëm sa i përket përkatësisë fetare krishtere, duke tentu t’i identifikojnë edhe si të krishter ortodoks! Mirëpo çdo Kishë në Luginë të Preshevës, e para viteve 1990, i takonte ritit katolik, e që nuk ka asnjë Kishë ortodokse të paraviteve 1990! Madje shumë nga Kishat, Manastiret, toponime etj, lidhen me Gjergj Kastriotin, gjegjësisht duke e identifiku atë si Shën Gjergji!
Lugina e Preshevës, ndodhet në pikën kyçe të rrugës së lashtë Morava-Vardar gjegjësisht Nish-Shkup, e cila është përdorur nga Pushtimi Romak, Bizantin, po ashtu edhe nga shpërnguljet e barbarëve( sllavëve, bullgarëve etj), e pastaj edhe nga Perandoria e Car Dushanit, Perandoria Osmane! Shkaku i kësaj rruglidhje, po ashtu edhe shkaku i të qenit të Luginës në kufirin lindor të territoreve Shqipëtare, bëri që të ndeshet më shumë me luftëra e pushtime.
Aq sa vargmalet e Karadakut, që fillojnë nga Shkupi, e mbarojnë në Grykën e Konçulit, u emërtuan nga Turqia, si “male të zeza”, ku strehoheshin Shqipëtarët dhe prej nga sulmonin karvanet e ushtrisë Osmane që kalonin nëpër “xhaden turke” (paralel me koridorin A1-autorruga Nish-Shkup). Karadaku cilësohej vazhdimisht si bastion i pathyeshëm i Shqipëtarëve katolik, derisa nga ultësirat e Luginës së Preshevës, lehtësisht tërhiqeshin për strehim, në rast rreziku!
Në pajtim me gjitha burimet që e japin të njejtën, e si për mostër marrim fshatin Rahovicë dhe Preshevën, derisa për fshatrat e malësisë nuk bëhej fjalë për musliman:
1. Rahovica: në vitin 1519, 48 kishte familje të krishtera, ndërsa 6 ishin familje muslimane; në vitin 1528, 41 kishte familje të krishtera, ndërsa 0 ishin familje muslimane; në vitin 1570, 63 kishte familje të krishtera, ndërsa 6 ishin familje muslimane;
2. Presheva: në vitin 1519, 59 kishte familje të krishtera, ndërsa 3 ishin familje muslimane; në vitin 1528, 76 kishte familje të krishtera, ndërsa 5 ishin familje muslimane; në vitin 1570, 90 kishte familje të krishtera, ndërsa 12 ishin familje muslimane;
Në vitin 1519, kishte 469 familje të krishtera, kurse 20 familje ishin muslimane; në vitin 1528, kishte 485 familje të krishtera, kurse 14 familje ishin muslimane;në vitin 1570, kishte 667 familje të krishtera, kurse 48 familje ishin muslimane!
Krahasuar me fillet e ardhjes së pushtimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, që janë vitet 1371, shohim që deri në vitet 1570( vite këto kur kjo perandori ishte në kulmin e fuqisë së saj, sa që kishte tentu pushtimin edhe të Vjenës), islamizmi nuk ishte përhapur në Luginë të Preshevës, siç nuk kishte ndodhur edhe në pjesët tjera të Trojeve Shqipëtare! Edhe pse ishte kryer gjenocid kundër Shqipëtarëve edhe gjatë kësaj periudhe, shkaku i mosbindjes-mosnënshtrimit ndaj pushtimit Osman- kujto Luftën Epokale të Gjergj Kastriotit që udhëhoqi Shqipëtarët! Derisa edhe Luftën e Shqipëtarëve të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti, pushtuesit Osman e shihnin si të ndihmuar nga Vatikani dhe vendet e Europës!
Tentimi Osman për ta pushtu Vjenën më 1529, ashtu edhe më 1683, padyshim ndikoi edhe në Trojet Shqipëtare! Perandoria Osmane në vitet pas 1570 deri 1689, shënoi një rënije të fuqisë së saj, trazira edhe të brendshme në Portën e Lartë, dobësim të fuqisë së saj ushtarake, tkurrje territoresh( p.sh: lëshimi i Ukrainës për Poloninë) etj, kjo bëri që edhe Trojet Shqipëtare të liheshin më të qeta nga dhuna osmane!
Rrethimi prej dy muajsh i Vjenës më 1683, nga Sulltan Mehmeti IV dhe veziri i madh Kara Mustafa, por që Vjena shpëtoi fal ndihmës së 25.000 ushtarëve polak të udhëhequr nga mbreti polak Jan Sobeski, e që osmanët u thyen keq, duke lënë 20.000 të vrarë dhe 3000 topa! Derisa ushtria osmane kishte mbi 170.000 ushtar, kurse ushtria Austro-polake kishte deri 63.000 ushtar!
Në këtë rast u kriju Lidhja e Shenjtë më 1684, mes Austrisë, Polonisë, Venedikut, Maltës e pas dy vitesh hyri edhe Rusia. Aleanca e Shenjtë, filloi veprimet ushtarake antiosmane më 1686, ku ushtritë austirake zgjeruan territorin kundër Osmanëve, në Bosnje, Bullgari, njejtë bënë edhe Venecianët si në Dalmaci ashtu edhe në More. Derisa popujt e Gadishullit Ilirik( kryesuar nga Shqipëtarët, pastaj bullgarët, serbët, grekët etj, nxiteshin nga Perandori Austriak, për kryengritje antiosmane, e komanduar nga At Pjetër Bogdani!
Ushtritë Austriake depërtuan deri në Shkup, pra përmes Luginës së Preshevës, ku Shqipëtarët i bashkoheshin masivisht kryengritjes anti-osmane( sa që deri më sot, janë përcjellur gojdhana e deri këngë lufte për luftën e tillë)! Njejtë edhe Shqipëtarët e Kosovës, iu bashkuan ushtrive austriake! Fatkeqësia ndodhi në Grykën e Kaçanikut, përmes së cilës pritej bashkimi i Ushtrive Austriake, të asaj që çliroi Kosovën, me atë që kishte depërtuar përmes Luginës së Preshevës për në Shkup, prej nga do vazhdonin çlirimin e Selanikut e tutje! Dështimi i Betejës për marrjen e Grykës së Kaçanikut, bëri që të dështonte e gjithë Kryengritja anti-osmane dhe Lufta anti-osmane e udhëhequr nga Austria!
Me janar 1690, pra me dështimin e Luftës Austriake kundër Osmanëve dhe në të njejtën kohë dështimin e kryengritjes sidomos Shqipëtare kundër osmanëve, filloi kalvari i tmerrshëm për Kombin Shqipëtar! Prej qershor 1453, kur Perandoria Osmane kishte lidhur aleancë me Patrikanën e Stambollit( Kishën Ortodokse greko-sllave), vetëm Shqipëtarët mbetën armiqët e përbetuar të tyre! E kjo u pa sidomos me kryengritjen Shqipëtare anti-osmane, e ndihmuar nga Austria më 1689-1690!
Lugina e Preshevës, si edhe shumica e Kosovës dhe pjesës së tokave Shqipëtare nga Shkupi në drejtim të Luginës së Preshevës dhe Kosovës, u shfarosën plotësisht!
Shfarosja ndodhi në dy mënyrat:
1. Një pjesë e madhe e kryengritsëve Shqipëtar, u tërhoqën me ushtritë Austriake, duke u vendosur në Vojvodinë, e në pjesë tjera të Hungarisë! Më pas historiografia serbe, e tjetërson duke i identifikuar gjoja se të ikurit ishin serb, e jo Shqipëtar, derisa historianët tonë dhe pseudohistorianët por edhe gojdhanat tona e heshtin, për faktin që pas këtij rasti në shumicë u konvertuam përdhuni në islamizëm!
2. Hakmarrja e Perandorisë Osmane menjëherë filloi kundër popullatës Shqipëtare! Në këtë rast filloi xhihadi islamik i Perandorisë Osmane, në konvertimin e tërë Shqipëtarëve në islamik gjegjësisht në turq! Këtë fat e përjetoi tejet keq Lugina e Preshevës, sepse ushtritë austriake dhe kryengritësit Shqipëtar, suksesshëm thyen forcat osmane, duke hy deri në Shkup, derisa dështimi i Ushtrisë Austriake me Kryengritësit Shqipëtar në Grykë të Kaçanikut, theu Idealin, Moralin edhe të Kryengritësve Shqipëtar në tërësi!
Në janar 1690, Perandoria Osmane e filloi gjenocidin më të tmerrshëm, që kishin përjetuar Trojet Shqipëtare! Vetëm analistët ushtarak, mund ta kuptojnë situatën e luftës së tillë, situatën psikologjike dëshpëruese të kryengritësve Shqipëtar! Ata një pjesë ikën me Ushtritë Austriake, pjesa më e madhe mbeti e dorëzuar para pushtuesit Osman, duke pranuar edhe islamizimin gjatë shekullit të ardhshëm, ndërsa një pjesë e tyre u strehuan në Malësinë e Karadakut, duke vazhduar mosbindjen dhe mosnënshtrimin ndaj osmanëve!
Dekada e gjenocidit ishte 1690-1700, mirëpo fatmirësia ishte që pas viteve 1696, Perandoria Osmane u sulmu nga shumë vende, duke pengu dhe zvarritur për disa dekada islamizimin e dhunshëm të Shqipëtarëve. Pastaj në disa pjesë të Trojeve Shqipëtare filloi kryengritja anti-osmane, në vitet 1700-1735. Nga ana tjetër kleri katolik Shqipëtar, u mblodh në Mërqi, më 14-15 janar 1703, duke tentu ruajtjen e fesë katolike( rrjedhimisht edhe të Kombit Shqipëtar) tek Shqipëtarët! Lugina e Preshevës, besohet që tërësisht u harru nga priftërit katolik në këtë kohë( 1690!), të cilët shiheshin si udhëheqës të kryengritësve.
Më: 08.06.2019
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik! Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
Islamizizimi ka ardhe me ardhjen e hordhive barbare Otomane.
Por Islamizimi me i madh ndodhi nen okupimin e mbreterise SKS ne perioden 1918-1941, ne te cilen periode ne kete shtet okupues u hapen dhjetra Medrese, dhe lejohej per SHQIPTAR vetem islami, ndersa absoluitisht ndalohej çdo shkolle ne gjuhen SHQIPE per SHQIPTAR.
Islamizimi edhe sot po organizhet permes shtetit te Serbise ne luginen e Presheves… sepse eshte interes madhor shtetror per Serbine, qe te kete sa ma shume beduinë Islamik te konvertuar nga SHQIPTARË ne Muslimanë… ose sa ma shumë Muslimanë, aq me pak SHQIPTARË…
Oe je SHQIPTAR ose Musliman…
tjeter nuk ka… nuk ka pase …edhe nuk do te kete.
Komentet janë mbyllur.