KUR ËNDËRRUESI BËHET HERO

0
523
Republika e Çamërisë, 28 nëntor 2016

Ese

Republika e Çamërisë e shpallur më 30 tetor 2016 nga Kuvendi gjithëpërfshirës Çam dhe Arvanit është një super Nov kombëtare. Ideja e shumë botëve në kozmosin shqiptar ka një lidhje organike me Rilindjen Kombëtare. Jo çdo herë kur bie shi mbi harta vetëtin dhe hapen varre e shuhen ëndrra. Fillimet e mëdha janë vepra të popujve të zgjuar.

Promovimi i Atdheut të lirë në të gjitha pjesët e tij është ëndërr e të gjithë brezave shqiptar. Në kaq pak Atdhe, Shqipëria nuk e ka atë luks të heq dorë nga trojet e vendit të saj. Teritori i Çamërisë në Greqi shtrihet në një hapësirë prej 23 mijë e 500 qind kilometra katrorë sipërfaqe tokë dhe det, dhe me një popullsi mi 4 milion banorë, çamë dhe arvanitë.

Çamëria po dhe pjesët e tjera të atdhet tonë të pushtuar nga fqinjët janë mësim i përhershëm kombëtar. Sipas matematikës gjeopolitike, Greqia, në një moment të caktuar historik do ta konfirmoj Pavarësinë e Republikës së Çamërisë. Shtetet janë organizma gjeo-politik të ndryshueshëm, ndërsa popujt janë të përhershëm. Kombi ynë s’mund të ekzistoj pa mendje të konsoliduar kombëtare.

Janë tanët, të gjaku mbretëror, janë baballarët e historisë dhe qytetërimit pellazgo-shqiptar; Thoti, Zeusi, Priami, dhe Aleksandri i Madh, Pirrua i Epirit, Teuta dhe Genti, Mbreti plak Enkelejas, Bardhyli, Kostandini i Madh, Justiniani dhe i hyjshmi, Gjergj Kastrioti –Skënderbeu dhe dyzet figura të tjera mbarë botërore, janë të tanë, -Shqipëria e shqiptarëve. Atdhe, urime Republika e III-të shqiptare!

Atdhe GeciHagë, 30 tetor, 2016