Dr. Zef Mulaj
(Terapia e vetme, reforma konkrete dhe ndëshkimi).
Në një sitem drejtësie të sëmur, të korruptuar shteti bëhet kancerogjen kur nuk është në gjëndje të kuroj drejtësine e një vendi. Shteti në këto raste ngjan në “vjetërsinë” që përditë shkon drejt humbjes së lidhjeve me popullin e tij, drejt një fundi i cili nuk len të ardhme, për shoqërinë dhe gjenerat. Nuk ka shkencë e zhvillim nuk ka prepektiva e kulturë, nuk ka histori, ka vetëm varfëri të maskuar nën gjuhën e politikanve të korruptuar që sundojnë e nënshtrojnë edhe makinën e drejtësisë.
Ngjan sikur ka liri por nuk është liria e vërtetë demokratike. Kur makina e shtetit është e semurë, mekanizmat i sajë nuk jan më në gjendje të drejtoj, të veproj, se drejtesia nuk mdëshkon krimin, nuk ndëshkon atë që gabon sepse ka pushtet force ekonomike, apo udheheqesin partiak etj, mbyllen dosjet flejn në arkivat e tyre, sa e sa krime kan betur pa u ndëshkuar në njëzet vjet… ndaj koha kërkon rinovim, shlirim nga ankthi që rezikon në fund prespektiven e deri tek sovranitetin e vendit.
Kur prevalenca e korrupsionit është bërë humus i vërtetë i jetës politike e organizmave të shtetit, është bërë një lloj “kushtetute”e jetës morale e materiale, mbi bazën e së cilës drejtohet organizohet e jeton një shoqëri e tillë. Kështu jeta e njerzëve është e shantazhuar nga politika e nga padrejtësia, nga pasiguria, nga krimi i organizuar, nga mafja, papunsia, mungesa e meritokracisë e profesionalizmit. Ky mekanizëm “kushtetutës” material e moral mbi bazën e korrupsionit, bazohet në shkëmbim material e moral, në mes njerzëve të privilegjuar e potent në funksion shtetërore apo privat.
Kjo bën që ata që kan nevojë për një vend pune të shesin besimin e tyre ndaj të fuqishmit në këmbimin të mbrojtes së jetës e lirisë e dinjitetit të njeriut në të gjitha fushat. Ky mekanizëm arrin kulmin e tij në rastet e krimit të organizuar e mafias, por që ne e shohim në jetën tonë të përditshme. Ky mekanizëm funksionon në shoqëritë jo të barabarta, në të cilin dikush ka rëndësi dikush që nuk mund dhe të ketë diçka për të dhënë vetëm besnikërinë. Ky mekanizëm është i bazuar në shkeljen besnikërisë-sigurisë e ligjit. Në një vend ku të drejtat janë të garantuar si e drejtë dhe jo si një favor.
Çfarë ndodh kur shteti nuk arrin të përmbushë funksionet e tij thelbësore në një demokraci liberale, si mirëmbajtjen e lirisë së tregut dhe konkurrencës, zbatimin e ligjit e rregullave dhe rregulloreve, monitorimin e përputhjes së tyre?!! Ku shpenzimet e medha (ne raport me pagesen) nuk kan burim të njohur finaciar të një punonjesi të sherbimit puplik si duhet të veproj shteti?!!
Kur në një shtet drejtësia është e semurë, shteti behet i paligjshëm ”Kanceroz” kur ai nuk mbron si meritat dhe iniciatien individuale dhe ku ai mungon si në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Pamoralizimi është degjenerim i moralit, ndaj duhet të pyesim veten nëse ne jemi shtet i së drejtës, parimet dhe vlerat universale me respekt për dinjitetin e njeriut.
Shkalla e lirisë dhe drejtësisë në një shoqëri është në përpjesëtim me gjerësinë e vlerës morale. Një shoqëri e korruptuar me institucionet e tij, shtetërore e publike brenda saj qëndron korrupsioni dhe krimi që janë emergjente reale, një e drejtë dhe detyrë morale për të vën në dukje dhe për të kundërshtuar çdo ndërhyrje dhe abuzim kështu sigurohet liria; sepse krimi është një kërcënim serioz dhe i vërtetë për institucionet, funksionimin e konkurrencës së lirë, pronën private dhe të shoqërisë civile. Lira nuk është anarkia, në bazë të saj nuk është ligji dhe parimet, liria duhet të mbrohet nga e padrejta; dhe qeveritë duhet të jetë vigjilent në lidhje me këtë, “sepse jeta ekonomike zhvillohet në një vakum moral. Ajo kërkon një themel të fortë etike, pa të cilat një mënyrë të lirë nuk mund të mbahet në një nivel të mjaftueshëm.
Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, ekonomia penale qëndron në mes të 15 dhe 20% të qarkullimit në mbarë botën. Nëse organizata kriminale përfaqësojnë elitën e mijëvjeçarit të tretë, protagonistë të akumulimit të kapitalit, këto do të ndikojnë në mënyrë të pashmangshme në shoqërinë, institucionet, politikën dhe jetën demokratike. Unë pyes: Dhe baza e krizës së tanishme është një ndër shkaqet të këtyre shtrembërimeve të çoroditur e tregut të lirë, spekullimit ekonomik e kriminal.
Krimi burgos zhvillimin dhe vjedh të ardhmen për të rinjtë, kufizon lirinë ekonomike dhe iniciativa sipërmarrëse, është një kërcënim për paqen dhe na dënon me skllavërinë dhe nënshtrimin njerzor ndaj njeriut. Dhe kjo do të thotë vdekja e demokracisë! Garancia e lirive individuale dhe dinjitetin njerëzor ështe “zemra e lirisë njerzore”. “Aty ku nuk ka ligj, nuk ka liri”. Aty ku nuk zbatohet ligji, nuk denohet krimi, shuhet në heshtje jeta dhe siguria njerzore, prespektivat dhe despotizmi i një oligarkie e nomenklaturës së kriminelëve të cilët luftojnë për pushtet, për të marrë në posedim pronat dhe jetën e individëve. E kundërta e lirsë, që do të thotë mosbesim në institucionet që udhëheqin.
Paguaj taksat sepse kam besim se paratë do vihen në shërbimin dhe cilsinë tonë jetësore. Studiojnë në universitet dhe duhet të vlerësohen nëpërmjet meritave. Ajo gjithashtu duhet të reflektojë mbi këtë për të kuptuar se në cilin drejtim po shkojmë dhe të mos jem nesër të “dënuar nga historia” Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një problem politik dhe si nevoja të tilla të adresohen arganizmave të drejtesise në të gjitha nivelet e shoqeris politikes e vet shtetit. Fungsioni i drejtësis nuk ësht vetem dënim e ndëshkim. – ai ështe besim dhe siguri koshience e sakrifice force e motivim, ësht ai që mban të gjallë shtetin dhe organizmat e tij dhe fungsionimin permanent. Drejtesia e paster ështe si lumi me ujë të kristaltë epinë të gjith, ndërsa një derjtsi e semure ështe si lumi i trubullt që nuk e pin as kush, dhe i shërben “krimit” dhe politikes së degjeneruar e “spiunuar” e rekrutuar… Kështu kthehet në humus!!
Korrupsioni, krimi, siç e kemi parë, duke kufizuar zhvillimin, kërcënojnë pronën private dhe ndërmarrjet e lira, tregun dhe konkurrencën, aty ku korrupsioni është një mënyrë jetese nuk do ketë shkencë, kulturë as zhvillin në një pamje ngjan se ka levizje ekonomike në shum fusha, por nga grupe të vecanta dhe kryesisht nga delikuenca e keq udhehequr nga korrupsioni total ndaj, drejtësia duhet të reformohet kur ka edhe minimumin e heshtjes ose të hedhjes në korrupsionin kolektiv politik shtetëror. Me një fjalë, ne jemi të dënuar të frikës dhe nënshtrimit psikologjik. Çfarë ndodh kur “demokracia” është një farsë, një valle kolosale, një dredhi dinake për të rritur edhe më shumë pushtetin shtetëror mbi të tjeret dhe sundimin në emër të demokracisë. Përpara syve të drejtësisë nuk duhet të ketë kurrë mjegulla politike se atherë shteti ktheht në trup “kanceroz” që nuk do të ketë jetë, por kjo jetë do të bëj humbjen e prespektivës së popullit dhe kombit të tij.