Bajram Bashota
KUR DO TË PENDOHESH DO TË JETË VONË!
Do të pendohesh për rrugën e gabuar
Shpirtin do ta keshë gjithëmonë të trazuar
Kjo rrugë e jotja është një rrugë qorre
Shtegu i saj të çon në vorre.
Do të pendohesh o lumë vëllau
Kët rrugën s’ja dëshiroj as shkaut
Kjo rrugë e jotja është rrugë shkatrrimi
Me atë drogë të fëlliqur e jetëshkatrrimi.
Me qinda e mija kanë marrë këtë rrugë vorri
Kush e çpiku ndër shqiptarë kush është ai bir horri
Këtë rini shqiptare po e çon kah humnera
Kanë thënë se vetëm një herë vjen vera kah dera!
Kush ndërton këtë rrugë është tradhëtar i kombit
Kombin e rininë që patëm si dielli
Po kush e çmistoi në këtë djall “mielli”
Këtë popull që ishte i pastër si rreze dielli?!
O rini shqiptare, ti shpresa e atdheut
Braktisni kët rrugë, rrugën vdekjepruese
Katastrofë epopullit dhe atdheut tonë
Nëse s’logjikoni dikurë do të jetë vonë!
DY SYTË M’U QORROFSHIN NËSE S’SHKRUAJ POEZI!
Dy sytë m’u qorrofshin, nëse s’shkruaj poezi
Për ty atdheu më i bukur, për Ty nënë Shqipëri
O atdheu im i shtrenjtë për gjithë shqiptarinë!
Dy sytë m’u qorrofshin po që se s’shkruaj poezi
Për atdheun tim të dashur, për mëmën Shqipëri
Që shkruan e madhëruan, paraardhësit e mi!
Dy sytë m’u qorrofshin nëse s’shkruaj poezi
Për atdheun tim të shenjtë, për mëmën Shqipëri
Dy sytë m’u qorrofshin po qese s’shkruaj poezi
Për Gjergj Kastriotin e shokët luftarë të tij
Që zoti e bekoi ta rris e ta mbrojë me gjelozi!
Dy sytë m’u qorrofshin po s’madhërova gjithë trimat shqiptarë
Që nuk kursyen asgjë për këtë mëmëdhe as për popull mbarë
Sa gjak u derdh e sa jetëra u shuan për bashkim kombëtar!
Dy sytë m’u qorrofshin po qëse s’shkruaj poezi
Për Shqipërinë etnike për të shtrejten liri-
Mallkuar qoftë ai shiptar që s’mendon për bashkim kombëtar!
KOHË VARFËRIE
— tregim
Fëmijëri e kohës së vështirë. Çdo gjë thuaje mungonte, po edhe buka edhe veshmbathja edhe infrastrukura shtëpiake edhe shkollat çfar duhet të ishin. O zot çfarë jete e mundimshme si për fëmijë si për pleq dhe të rinj!
Kur çoj mendjen te ajo kohë flokët më rrënqethen si mundëm varfërinë ekstreme ta përballojmë.
Nuk kishte komunikacion rrugor. Nuk kishte as autobus as vetura. Për të shkuar në kryeqytet. Shkohej vetëm me qerre ose në këmbë.
Jetë e vështirë ishte se mungonin gjërat ma elementare për jetë. Jeta në fshat ishte primitive. Toka lavrohej në mënyrë primitive më kuaj e me qe dhe toka nuk mund të punohej si duhet, prandaj bujqësia nuk mund t’ i plotësonte nevojat e fshatarëve, por kishte edhe mungesë të artikujve ushqimorë për të cilat vuanin fshatarët.
Ishte dekada e parë pas Luftës së Dytë botërore. Zhvillimi bëhej në kushte të rënda. Në bujqësi punohej në mënyrë primitive. Korrej gruri me drapër me javë të tëra, pastaj shtrohej lëma në një lendinë dhe shtriheshin duajt e gruri rreth e rreth një strumbullari ku në atë strumbullar me terkuzë lidheshin kuajt ose qetë dhe shkelnin mbi ata duaj të shtrirë për të qëruar kokërrzat e gruri nga kalliri.
Sa të lumtur ndiheshim ne fëmijët kur shifnim duke qëruruar nga byku kokrrat e grurit si flori për t’ i bërë gati për mulli duke i mbushur thasët. Ishim tepër të lumtur se deri në këtë kohë kishim ngrënë vetëm bukë misri e tash e tutje do të hanim bukë gruri! Sa të gëzuar ishim kur shifnim si mbushej maxhja me miell të bardhë si bora e malit. Kur gatuhej buka nga ai miell, memzi pritnim ne fëmijet të dilte ajo bukë nga qerepi për ta marrë sejcili nga një pjesë të asaj buke dhe ta ngënim thatë dhe na dukej si të ishte e lyer me mjaltë.
Sa e rëndë ishte jeta në at kohë! Vetëm ne fëmijët nuk qanim kokën se gjërat na dukeshin normale dhe mendonim se jeta është asofare dhe se nuk bënte ndryshe.
Edhe në shkolla të asaj kohe jeta ishte e varfër. Mungonin mësonjtoret që i plotësojnë kushtet higjenike. Klasat ishin të stërngarkuara me nxënës. Mësonim në dy ndërrime, para dite e pas dite. Të gjithë nxënësit nuk kishim çanta, por do trasta që na i kishin mbaruar nënat nga bezi, kurse libra e fletore e lapsa ishin të pakta.
Largësia e shkollës ishte gjer në dhjetë kilometra. Dimrat ishin polar e vjeshtat me shi që s’ndaleshin tërë ditën. Vinim në shtëpi të ngrirë nga acari i dimrave polarë e vjeshta na bënte si pula të lagura në shi. Veshmbathja jonë s’mund t’i bënte ballë atyre kushteve të vështira atmosferike dhe shpesh sëmureshim dhe s’ mundeshim të shkonim në shkollë po as të mjeku s’mund të shkonim se mjek nuk kishte dhe shëroheshim vetëvetiu në shtëpi.
Sa jetë e vështirë ishte në atë kohë njeri s’mund ta merr me mend ! Tash kur jam i shtyrë në moshë çuditem si i kaluam gjithë ato sfida?!
NGA JETA SHKOLLORE
— tregim
Punoja në një shkollë fillore të fshatit për bri. Kisha diplomuar në Shkollën e Larë Pedagogjike të kryeqytetit të Kosovës. Isha arsimtar i parë në at anë i diplomuar në Gjuhë dhë Letërsi Shqipe, isha në moshën njëzet vjeçare kur fitova titullin arsimtar i diplomuar në këtë lëndë.
Isha shumë i lumtur që fillova punën me nxënës në atë shkollë të fshatit tim për bri. Isha shumë i lumtur që fillova punën me mësuesin tim të klasës së parë. Sa i lumtur isha që arrijta në këtë moshë të bëhem kolegë me mësuesin tim të parë. Çdo ditë udhëtonim për të punuar në atë shkollë. Ai mësonte ciklin klasor, kurse unë ciklin lëndor. Udhëtonim me bicikleta në shkollë çdo ditë.
Ai mësonte klasën e parë, kurse unë i mësoja prej klasës së pestë gjer në klasën e tetë.
Një ditë prej ditësh duke spjeguar mësimin në një klasë të pestë, një nxënësç pëshpëriste në orë kur spjegoja e ai e kishte emrin Muharrem . Ja tërhoqa vërejtjen, por ai prap vazhdoi të pëshpëris. U afrova dhe ja tërhoqa zylyfin qe e kishte të gjatë dhe ai u skuq dhe ma nuk pëshpëriti në orë. Sa e kreu shkollën fillorre ai u regjistrue në akademinë policore dhe pasi e kishte kryer shkollimin ai ishte caktuar polic në qytetin tonë.
Një ditë prej ditësh duke kaluar qytetit, rastësisht u takova me nxënësin tim Muharremin. Ai më përshëndeti dhe unë ia ktheva përshëndetjen. U ndal dhe unë u ndala. Më pyeti si jam me shëndet si i kam familjen edhe unë e pyeta për shëndetin dhe familjen. Pas pak ma ktheu : — A të kujtohet arsimtar kur ma ke ngreh zylyfin në klasë ? — Po i thash.Po shumë mirë më kujtohet.
Ai në fytyrë dukej bukur serioz në pyetjen që ma bëri. Edhe unë i thash që. qenke bërë polic me uniformë me pendrek ,me revole, me pranga. Kurrë më në shtek s’e ke me nxjer hakun për zylyf.
Ai pa një pa dy më përqafoi fort dhe më tha : — Kurrën e kurrës, o arsimtari im!
Unë të kam borxh ty ! Ti ke qenë edukatori im e prindi i dytë i imi! Më përqafoi edhe një herë dhe u ndamë me fjalë respekti për njeni tjetin.