KUR DO TË KEMI SHTET?

0
1135
Gjin Musa

Gjin Musa, gazetar dhe analist i pamvarur.

Tashma vitet kane kaluar 26 vjet – 1990-2016, bjen nji qeveri, e çohet një tjeter!

26 vjete eksperimente mbi kete populle, premtime dhe veten premtime, blerje dhe vjedhje votash, dhunime e deri vrasje perjetojn fushatat tona elektorale, populli, popull! Po çfare populli? Kur dhunohet kesisoji.

Fiton e djathta, zbret e majta, ky rrotacion ndodh ne Shqiperi, po tek ne ndodhe ajo qe nuk ndodhe ne asnji vend demokratik, kurr rezultatet nuk i pranojme. Mose pranimi i rezultateve, do thote hajni, hajnit s’ja ka besen.

Fitorja e Dibres nga e majta tashma eshte bere molle sherri ne politiken shqiptare, po mjerisht politikanë nuk kemi.
Parlamenti i Shqiperisë i ngjane nji koloseu, ku gjallëron urrejtja, e ku gladiatoret matin forcen, po ky parlament i ngjane nji teatri te rendomtë, ku “humori” i kalon parametrat e nji parlamenti rrugaçesh, heshtje dhe vetem heshtje nga nji popull qe ose eshte renduar nga era e hashashit, ose ka humbur ekuilibrin, popull qe nuk merakoset per çfare do qe ndodhe ne Shqiperi.

26 vite kemi pare qeverisje nga ma te papranueshmet, me plote histori te shemtuara, kemi pare parlamente ne keto vite, po ky i fundit do mbahet mende ne historinë e parlamentarizmit shqiptare. Parlamenti qe di te prodhoje vetem turp.

Shqiptaret dhe nderkombetaret kane pare skena nga ma te turpshemet ne kuvendin e Shqiperisë.
Per hir te s’vertetes, opozita eshte protogoniste e nji fjalori anti njerzor, kete fjalore te trashiguar po nga PD-ja qe ne parlamentin e shkuar.

Po ky parlament qe drejtohet nga nji kryetar si Ilir Meta, totalisht i pa afet,dhe pa aftesia vjen nga lidhjet e tija me krimin dhe me nji te shkuar shume te perfolur, gjithsesi keto jane faktoret qe Ilir Meta nuk eshte ne gjendje te mbaje nene kontrolle seancat parlamentare.

Ne te gjithe keto vite “demokracie” po demokraci kund nuk ka, politika dhe uligardet e saje e rjepen kete populle, po ky populle ndjen “kenaqesi” me keto modele qeverisese, shitet dhe blihet sa here qe politikes i duhet populli, po per popullin politika nuke pyet asnji here.

Degjon ne sadhen e parlamentit shifra nga ma te ndryshmet, po hashashi po mbidhet, rritet, korret dhe tregtohet, avionet qe bien ne bregdetin tone te krijojn imazhin sikur po xhirohet ndonji film me aktor shqiptaro-Italian, e temerrsheme, populli duron, se politika dhunon… akuza e s’ter akuza nga krahet politik, po realiteti eshte i pa kontestueshem, Shqiperia plantacion i hashashit.

Thone qe ka trege te mire, biles andej nga vendet e largeta tregu eshte i lakmueshem…
Po ku ka morale kjo qeveri aktuale, ajo paraardhesja, po si mundet te funksionoj ky parlament, kure Shqiperia eshte i vetemi shtet ne Europë, pa qeverisje, jo sot po nder vite kjo histori, prandaj shahen ishe kryeministri Berisha dhe aktuali Edi Rama, njeri qen plake tjetri drogmen, nji tjeter deputet si Flamur Ndoka luan rolin e “trimit” dhe kryetari i parlamentit vetem heshte!me qetesi e me dashni ja veme flaken kesaj Shqiperi.

Qe jemi bere nji vend qesharak perpara BE kjo nuk do koment.
Me kujtohet se si gezonin shqiptaret kure fitoje Erdogani ne Turqi, biles politika ishte totalishte ne krahet e Turqisë dhe te Erdoganit.

Ndodhi “grusht shteti” ne Turqi, po i mire organizuar nga Erdogani, qeveria dhe parlamenti shqiptare perseri perkrahe Islamizmit ekstrem te Erdoganit, perseri poi shisnim karshillek BE, jemi perkrah popullit “vlla” te “nji gjaku”, keshtu trumbetonin politikanet tane, populli hesht, nji heshtje qe do thote roberi.

500 vjet roberia Turke mbi tokat dhe popullin shqiptar, tani po na duket si nji “nder dhe respekt”, qe Turqia paska bere me shqiptaret e shkretë.

Shqiperia po mbulohet ne çdo cepe te saj nga xhamitë dhe hashashi, xhamitë “dhuratë” e atij qe na asimiloi me force nga te krishterë ne muslimanë, hashashin qe na sollën politikanet tanë, qe po ata vete te pasurohen, po populli vetem t’i kryejë sherbimet prodhimit te hashashit.

Ne keto vitet e fundit po flitet per shtet ligjor dhe reforma!!!!
Po jane miratuar disa ligje, po mjerishte mbeten ne syrtaret e politikes, flitet per arrestime! Ku jane? Flitet se reforma ne drejtesi ne kete shtator do kishte “termet”, po termetet rane diku tjeter, jo ne drejtesin shqiptare.

Flitet e perflitet per krye-parlamentarin Ilir Meta, kur do arrestohet? Apo do të largohet nga Shqiperia, do prishi kualicionin me Edi Ramen, do bashkohet e me Lulzim Bashen! Po ky Lulzim pati deklaruar qe çdo gje mundet te ndodhi, po nji qeverisje me Ilir Meten as qe mundet te ndodhi, po hajt se fjalet i merre era, burri lidhet per lakut e jo per fjalet, kohet kane ndryshuar…

Po kur akuzat ndaj Ilir Metes dhe LSI jane ne kulmin e tyre, na del nji nder ministrat e randesishem te qeveris Rama dhe pikrishte ministri i punëve te jashteme z. Ditmir Bushati, dhe pa iu dridhur fjala na deklaron: se njeriu ma i mundeshem per presidentin e republikes eshte Ilir Meta, “hapu toke” çfare pritet nga kjo politik korruptive, e pa asnji sens te moralit politik.

Ministri i jashtem z. Bushati me sa duket eshte peng tek Ilir Meta, shifni punonjesit e ambasadave tona te akredituara jashte.
Totalishte te familjarizuara, te korruptuara, aty punojn ata familjare te atyre qe sulmojn qeverin dhe kryeministrin Rama, vetem se jane pjes e LSI.

z. Minister i punve te jashtme, keni ne aparatin tuaje te ministris ishe diplomat te Berishes, qe nuk lenin gje pa flliqur per juve dhe babain tuaj, biles me kane paralajmeruar personalisht se shkrimet dhe komentet tuaja z. Gjin qe godasin PD dhe personalisht Sali Berishen ne po i skanojme, ju na e shperblyet duke ia dhane pushtet kundershtareve politik.

Ne nji vende ku politika e jashtme çalon, dihet qe edhe mardhanjet me shtetet e BE sa vine dhe ftohen, po diplomacia te rroje per familjaret dhe kundershtaret politik, ky eshte nji realitet i zymet ne politiken e jashteme te shtetit shqiptar.

Z. Bushati ua them ne sy, se je larg asaj qe ne socialistet pritem, mundet te jesh i mire per Edin dhe per njerzit tuaj qe i mbushe me pasaporta dhe i sistemove deri ne SHBA, tani gjerat duhet t’i bejme publike per cilin do qofte, po te me quanin Hysen do ma kishe shperbelyer ti z. Ditmir dhe partia socialiste mundin dhe sakrificen, po jeni pro Islamik dhe kunder katolikeve, beje bilancin ne perfaqesit diplomatike, te gjithe musliman, o Ditmir djali, ky eshte nji realitet i hidhur, biles shume i hidhur, ju arritet deri aty sa ne Vatikan te luani me çeshtjen fetare…

Kur une degjoje nga goja e ministrit te jashtem se per kreun e shtetit shqiptare eshte pretendet z. Ilir Meta, çfare me mbetet ma te them.

Jemi shtet pa qeveri, jemi shtet qe po kerkojme aleance me Islamizmin.
Jemi shteti i droges dhei mjerimit, jemi shteti i pa shtetesisë, populli hesht, hesht dhe vetem hesht, nji heshtje frige apo nji heshtje e pa vetedijshme…
kure do kemi shtet te Shqiptareve, kur keta kriminelë, hajdutë dhe drogmenë do i dergojmë perpara drejtesisë… popull behu i gjalle, dili Zot vetit, e keqia te ka mbuluar, avionet Italian zbarkojnë si ne vitin 1939… ky eshte shteti.