Kur dhuna bëhët mjet dhe metodë për zgjedhjen e problemeve?!

0
1301
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Kur mbrenda partive politike si mjet për zgjedhjen e problemeve përdoret edhe dhuna, edhe mbarë shoqëria mbulohet më dhunë e cila veshtirë edhe shpartallohet. Ata që janë katapultuar në krye të partive kryesore politike, janë duke instaluar logjikën përjashtuese autokratike. Rasti fundit të mos lejimit të pjesmarrjës së Donika Gervallës në tubimet e LDK-së, fletë për logjikën despotike, fletë për futjen e elementeve të dhunës mbrenda subjekteve politike për zgjedhjen e problemeve partiake. Elementet e dhunës automatikisht bartën pastaj edhe mbrenda strukturave të shtetit.

Zgjedhja e Mustafës në krye të LDK-së me aklamacion dhe zgjedhjet në PDK-po ashtu në të njejtën mënyrë, nuk kan të bëjnë fare më demokracinë e brendshme partiake. Secili që merre guximin e kundershtimit do të ndeshkohet duke u përjshtuar nga partia, ose po i ngushtohet mundësia e veprimet duke e detyruar të largohet. Meqenëse PDK dhe LDK janë bartese të pushtetit, kjo diktaturë mbrenda partiake më elementet e dhunës ka reflektuar edhe në pushtet. Kriza e identitetit të partive politike u refelektua më krizë institucionale dhe krizë të përgjithshme shoqërore.

Kundershtimi i Demarkacionit dhe të Zajednicës u përcollen edhe më dhumë në kuvend dhe jashtë kuvendit të Kosovës. Masat represive të cilat i mori pushteti, bëri që edhe opozita të shërbehet më metoda të ngjajshme. PDK dhe LDK logjikën diktatoriale e kan trashëguar nga ish sistemi. Zatën lidhjën e koalicionit ndërmjet PDK dhe LDK duhet shikuar edhe nga ky kënd. Përveq keq përdorimeve të madha, krimi i organizuar dhe korrupcioni ata, po i lidh edhe elementi ideologjik.Ky jo stabilitet i gjendjës politike dhe gjendjes ekonomike, ka pru deri të varfëria, deri të pa punësimi i përmasave enorme dhe ka pru në situatë rininë tonë që të largohen masovikisht nga Kosova.

Kur njerëzit në krye të partive politike dhe në krye të shtetit kan instaluar logjokën e dhunës, kjo domosdo zbret edhe në nivelet më të ulëta të institucioneve të shtetit. Kjo politikë e ‘servuar’ bartë reperkusione politike edhe në familje, shkollë, në lëmin e sportit, dhe në organet ku vendoset drejtësia. Disa këtë krizë e shohi si trashëgim të luftës. Dihet së të gjithë shtetet i kishte kapluar një sindrom traumatizues, ku situata e frustrimit kishte qenë shumë më e madhe së sa mendja.

Megjithate lufta ka bukur do vite që ka përfunduar. Shtrohet pyetja logjike, ç’ka bëri shteti për mirëqenje dhe procese zvillimore? Kastat politike në pushtet punuan për përfitime përsonale duke abuzuar në menyra dhe forma të ndryshme më shtetin. Ne përqafuam shtetin demokratik dhe ligjor, por në fakt pamë mënyrën ilegale dhe legale të daljës nga sistemi shumpartiakë pluralist. U krijuan grupe të ndryshme kriminale të cilat ndikuan në rrethet e ngushta dhe në rrethe të gjëra shoqërore, duke u lidhur më kastat politike në pushtet ose më njerëzit që janë të afërt më pushtetin.

Shumë kush nga grupët huligane kur po ndëshen më ligjin po kalojnë të pa ndëshkuar, ose po amnistohën. Ose po ndëshkohen vëtem ata të cilët nuk kishin ndonjë afri apo ndonjë lidhje më pushtetin. Nuk po kemi ende ndonjë model të mirë të stopimit të dukurive negative. Sikur dhunuesit po gjëjnë përkrahje në shoqërin tonë, duke arritur kështu edhe në majet e politikës dhe në majat e pushtetit. Kjo po ngjetë thënies bëhu i fuqishjem, mos zgjidh mjete dhe metoda, mos ndëgjo kush çka thotë, së kështu arrihet qëllimi pa të ndodhë asgjë e keqe”. E gjithë kjo po ndikon keq te brezat e rinjë, të cilët dhunën po e shohin si mjet të preferuar për arrtjen e synimeve jetësore.

Për një kontinuitet pozitiv po mungon vullneti i atyre që gjindën në pushtet, ose nuk po e deshirojnë ate fare. Kur organet e drejtësisë nuk funksionojnë si duhet, rritët edhe dhuna. Me heshtje të qytetarëve të Kosovës, nuk zgjedhën problemet më të cilat që shumë kohë po përballemi. Problemi më i madhi i kësaj shoqërie janë bërë kastat politike të pas luftës duke punuar keq e më keq. Kjo heshtje po bën që ata të cilet gjinden në krye të shtetit ta sforcojnë elementin e dhunës për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Lufta kundër çfardo dhune nuk do të ketë efekt e as kuptim deri atëherë kur shteti mos ta sheh sjelljen e vet iracionale…