Kur “debatojnë” Konjufca dhe Molliqaj, popullit i “uluron” stomaku për bukë…

1
590

Në vend të debatit (parlamentar)

Deputeti i popullit, ky emërtim dhe përgjegjësi për votën e lirë që ia dha populli, parlamenti, institucioni më i lartë ligjvënës i Republikës së Kosovës… Me shekuj breza e breza e kemi pritur këtë ditë, kur e kur Kosova u bë shteti ynë dhe e ardhmja e kombit.

Po harrojmë të djeshmen. Të djeshmen kur populli shqiptar ishte në listën e shfarosjes të nazistëve të fundit të Evropës…? Pse më kaq armiqësi të skajshme po “debatojmë” në sallën e bukur të parlamentit të Kosovës. Pozitë-opozitë në këmbë kundër njeri-tjetrit me fjalë fyese deri në shkallë të denigrimit, personalizojmë debatin, ushqejmë apetitin e hasmit dhe dalim në vijë të agjenës së Sërbisë. Të përqarë dhe pikë e pesë, ndonëse kështu e kishte më lehtë të na lidhë me litarin e robërisë dhe të për tokën e djegur të Kosovës…!

Në sallën e parlamentit të Kosovës, kemi “debate” neveritse deri në atë përmasë saqë mund të mendojmë: Ku jemi? Kah po shkojmë me “deputet”? Që, dorën në zëmër (disa) rastësia dhe “ligjet” e partive politike na i sollën në këto ulëse që i pagoi taxapaguesi ynë!

Kur flasin deputetet Konjufca dhe Molliqaj deri dje bashkëpartiak (VV), përderisa populli vuan pët bukën e gojës… Nganjëherë nga dhimbja për kombin po provojmë ta ngushëllojmë mendjen e mendojmë “A thua, e dijnë që janë deputetë të popullit…?!”.

Populli dhe roli i tij sovran për votën e lirë, po pret diçka më shumë në kahet e zhvillimit të shtetit, të jetojnë më mirë sikurse popujt tjerë në Europë dhe botë. Kanë haruar Konjufca dhe Molliqaj se varfëria po na sillet në sofrën e bukës së përdtishme që po na mungon me trohat dhe koret e thata të kohës. E ju po flsini, po shaheni, po fyheni dhe as sot e as dje, nuk ju kemi dëgjhuar në sallën parlamentare në Prishtinë, që të shpalosni projektet ekonomike dhe të zhvillimit të shtetit tonë. Nuk na duhen të dëgjojmë “debatet” tuaja pa kuptim dhe fund e krye neveritse që nuk di sa kah po na nisni, në cilin shteg pa shteg dhe, për të nesërmen e brishtë!

Hajde, leni fjalët e bulevardit deputetë Konjufca dhe Molliqaj! Merrni punën në dorë dhe synimet si deputetë që ju ka zgjedhur (populli) për shtetin e Kosovës dhe jo për vete dhe për lojën e kolovajzës nëpër bulevardet e Prishtinës.

Ndryshe, mos harroni, populli si sovran i votës së lirë di të kërkojë kthimin e votës prej nga e keni marrë…!

Leni fjalët, shkarjet, fyerjet, bulevardin politik…dhe kthehuni kah e mbara për projektet e zhvillimit të gjithmbarshëm të shtetit të Kosovës. Derisa ju po shaheni në sallën e parlamentit, të tjerët në Europë po i rregullojnë punët e veta dhe po rreshtohen kur e kur në shekullin e ri…!

Boll keq jemi vonuar në histori edhe me fajin tonë…!

S.K.

Çikago, 2 Qershor 2018


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]

1 KOMENT

  1. Kur keta dy qenefa islamokomunistë debatojne… 2 MILION Kosovar shkojne ne deti, ne pushime dhe kenaqen. Ndersa prej ketyre 2 MILION kosovareve ne asistence jane 24 mije familje, qe i bjen 4% te familjeve Kosovare kane problem me varferi.

    Ne Kosove 2 million banore i kane 420 mije automjet, 2.5 million telefona smart… edhe i kane 180 mije banesa te reja, dhe 120 mije shtepi te reja… dhe 110 mije shtepi te vjetra… edhe punojne 357 000 punetorë me letra zyrtare dhe 180 000 mije punojne te patregjistruar… edhe u kenaqen.

Komentet janë mbyllur.