Binak MAXHARRAJ
/Strumbullari apo “Themra e Akilit” e të gjitha të këqijave ne Kosovë
është korrupcuoni/.
Nuk ka ndonjë vend në botë qe nuk ballafaqohet sadopak me fenomenin e
korupcinet, por nuk ka ndonjë vend në botë ku më pak luftohet
korrupcioni si një fenomën, ku gadi të gjithë pushtetaret janë të
korruptuar,e cila paraqetë shkakun së pse Kosova është ”dele e
zezë” midis shteteve. Që 18 vjete ne Kosovë gadi së bajnë gara së kush
po pasurohet më shumë, kush po vjedhë dhe plaqëkitë më shumë që nga i
pari i shtetit e deri i fundit qeveritar. Nuk ju kanë ndihmu as
kritikat e përvjetëshme e çarqeve ndëkombëtare së duhet luftuar
korrupcionin si kusht kryesor për më u ofru ngatë Evropës. Por me kotë
te ne hajnija është më e madhe, është më eëmbël, së sa edhe vëllau e
motra.
Në këtë drejtim sot në Prishtinë ka nisë “Java kundër korrupcionit
2018”gjatë së cilës do te diskutohet kjo plagë,ky kancer i shoqërisë
sonë.Në ditën e pare të javës kundër korrupcionit për publikun u
deklaruan edhe dy figura publike.
I pari,ishte Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi qe tha nja dy fjalë
mjaftë interesante dhe shumë qesharake për korrupcionin në faqën e tij
në Facebook.Midis tjarash ai tha:”Korrupcioni është arëmiku më i madh
i një shoqerije demokratike.Kemi ligje të shkelqyeshme por duhet qe
Institucionet tona të luajnë rolin kryesor në luftë kundër
korrupcionit”.Por,Presidenti nuk tregoi fare, e aq nuk hyri andej
pari, për më tregue së kush janë ata qe po i pengojnë këto
institucione ligjore të bajnë punën e tyre të luftojnë korrupcionin.
Po ia përmendi Presidentit tone së vetë ai është i pari qe e pengon
luftën për korrupcion.Nuk e lufton sepse nuk ka asnjë komandat i
luftës kolegë i tij i cili nuk është i korruptuar deri në fyt.Nuk e
lufton Presidenti korrupcionin,pos më fjalë,sepse familje e tij
është,më vellazër e motra e korruptuar deri në fytë.Rrjetën e
korrupcionit si të marimangës vëllazënija e tij e kanë lëshu në tërë
Kosovën.Ata nuk mund ta mbrrinin tërë këtë pasuri pa ndihmën e Bacit
të tyre të Madh Hashim Thaçit.Pastaj,edhe ndikimii atoritëtit të tij i
shkon përshtat te ndikon që korrupcioni të mos luftohet sa
duhet.Korrupcioni nuk luftohet me fjalë por me vepra.Prandaj
korrupcionin nuk mund e lufton ai ose ajo të cilët janë edhe vete të
korruptuar.Korrupcionin mud ta luftoi vetem ai i cili nuk është i
korruptuar,por ata zor që po gjendën.
Se dyti, në “Javen kundër korrupcionit 2018” i paska thanë nja dy
fjalë,sa për ti thane, edhe Ministri i drejtësisë Abelard Tahiri,i
cili tha midis tjerash tha së” na në Kosovë i kemi Ligjet e mira
kundër korrupcionit të cilat i ka miratu Parlamenti i
Kosovës”. Po, vërtetë janë të mira. Por, po ia përkujtoi Ministrit më
mjekërr të vogë, se ligjet janë të mira,forte të mira, por problemi
është së nuk ka kush t’i zbatojë ato ligje apo nuk guxon t’i
zbatoi.Dihet së në në Kosovë nuk kemi një drejtësi të lire, nuk kemi
prokurori dhe gjyqesi të lirë, ata edhe pse shumica janë të
korruptuar, por janë edhe të ndikuar, të kapur nga mafia politike e cila
nuk e lënë më marrë frymë. Përkujtojeni vetem afërën Pronto së si ka
luajtur dhe po luan më drejtësin tone.
Më këtë drejtësi,më këtë prokurori dhe qyqesi çfarë e kemi në Kosovë
nuk mund te luftohet korrupcioni.Lufta kundër korrupcionit të ne në
Kosovë as që ka fillu,për këtë edhe u bamë prrallë parabotës.Për këtë
arësye edhe nuk na i liberalizojnë vizat,jo për ndonjë inat, për te
cilin disa here ne raportet e tyre na e kanë tërëhjekë vrejtjen,por na
s’kemi lëvizë vendit,skemi si ta luftojmë korrupcioni kur te gjithë
gadi janë të korruptuar,e korrupcioni luftohet me prokuror dhe
gjyqetar te cilët të cilët skenohën shendetëshëm,dalin të pastër si
loti pa shibla siç thuhet,te mos jetë as nga babes,as nga nana e as
nga daja.Pa u ba kjo nuk ka luftë kundër korrupcionit.Korrupcioni nuk
luftohet duke kaluar nëpër skenarët e Klanit Pronto,etj.
Pra,na mund ti japin edhe disa “Çakorra,Kulla e Beluhë” për
liberalizimin e vizave,por liberalizimi i vizave nuk do të vijë po u
luftu,pa u çrrenjosë korrupcioni megaloman,se pari duke filluar nga
peshqit e medhënjë e deri te ata me te vëgjëlit që e marrin pa leje
një krah dru në mal për tu nxehë në dimër sepse edhe ashtu po ju
ndalët shpeshë rryma…