KUR ABSURDI BËHET UDHËRRËFYES PËR NJË POPULL…

0
720
Arben Çokaj - pikturë

Arben Çokaj

Lul Basha, as di të marrë vendime, e as di të bëjë marrëveshje. Ai është kamikaz i Saliut, i cili gjithë jetën e tij ka vepruar si pushkar (pelikar) i mbyllur në kullën e gjakut, me frëngji! E nga ajo kullë, Saliu ka parë, se kush po i afrohet kullës, që ta vrasë…

Logjika e çadrës ishte logjika e imponimit të dhunës ndaj demokracisë dhe institucioneve demokratike në këtë vend. Shfrytëzojnë dobësitë në qeverisje, fjalët e liga që dikur Rama drejtoi kundër kandidatit Trump dhe mbjelljen e hashashit etj. në këtë vend. Dhe po ushtrojnë një presion anti-demokratik e anti-shtetëror kundër qeverisë e institucioneve demokratike, të zgjedhura me votën e popullit.

Kush është me këtë logjikë jo-demokratike, ose është injorant e i paditur, që është mashtruar, ose ka interesa, ose ka të njëjtën psikologji të pushkarit, që thotë: “Do të bëhet kështu si them unë, ose kam 7 vëllezër e krisi pushka!” Epo kjo nuk është demokratike!

Lul Basha sillet sikur të ishte dhëndër i Trump, si Jared Kushner, edhe pse administrata e Trump nuk e pjerdh ku bie me shtëpi. E kjo, që ata kërkojnë, nuk është aspak demokratike, për të mos thënë aspak e pranueshme.

Kur Basha imponohet kaq banalisht e brutalisht sot, po nesër nëse bëhet kryeministër i vendit, si paramendoni se mund të sillet ai? Një e ardhme e pasigurtë, e formë diktati edhe ajo që afron Basha, në këtë udhërrëfim të absurdit të tij!