Kuptimi i jetës, sekretet e lumturisë dhe suksesit

0
306

Lis Bukuroca

I nderuar lexues,

në këtë libër ke mundësinë të lexosh rrëfenjat, të cilat i kam përkthyer nga gjermanishtja, italishtja dhe frëngjishtja. Me ruajtjen e tyre kam nisur si student, diku nga viti 1980. Ndonjë duhet ta kem publikuar te „Bota e re“ ndërmjet viteve 1980 – 1986 por faksimilet i kam nga viti 1988, kurse e fundit ishte në dhjetor 2020 te „Gazeta express.”

Rrëfenjat duhet lexuar disa herë në vit, derisa fëmija t’i mësojë mirë dhe t’i zbatojë udhëzimet në përditshmëri. Ato janë pedagogji praktike dhe i mësojnë: durimin, ndershmërinë, respektin, dashurinë, sinqeritetin, përqendrimin, pendimin, mirënjohjen, bujarinë, ndihmën, falënderimin, pasojat e paragjykimeve, pasojat e shpifjeve, përkushtimin, empatinë, përgjegjësinë, motivimin, kontrollimin e zemërimit, rregulla, synimet, planet, sjelljen, mirësjelljen dhe shumë cilësi tjera të sjelljes së drejtë sociale nga diku 130 rrëfenja të shkurtra.

Pse duhet të lexohen rrëfenjat disa herë? Sepse vetëm kështu bëhen pajisje, vegla instiktive të karakterit tonë, që mund t’i zbatojmë në jetë. Kur duam të ngulim një gozhdë, na shkon mendja te çekani, kur na ofendon dikush, duhet të na shkojë mendja te qëndrimi i Budës ndaj ofenduesit. Rrëfenjat mbulojnë ngjarjet më të rëndësishme, që mund t’i ndodhin njeriut në jetë, mirëpo, leximi nuk është mësim, por informim i përkohshëm, prandaj nevojitet përsëritja.

Nëse mendon si unë, se me këtë libër, me këtë pedagogji praktike ndikohet në edukimin e drejtë të fëmijëve dhe në riedukimin e të rriturve, atëherë tregoju edhe miqve tu ose dhuroja një njeriu të dashur! Më janë dashur gati dyzet vjet për t’i grumbulluar. Ti i ke ashtu si kisha ëndërruar unë t’i kem, por nuk i pata, megjithatë, më kanë ndihmuar të ndryshojë veten vazhdimisht dhe të bëhem më i mirë, sesa isha. Dhe, nuk kam mbaruar ende me përmirësimet! Ende nuk jam aq i mirë, sa do të kisha dëshiruar të jem…

Te lulu: Kuptimi i jetës

https://www.lulu.com/de/search?adult_audience_rating=00&page=1&pageSize=10&q=Kuptimi+i+jetës

Libri kushton 12.80 euro. Çmimi është i lartë, por libri shtypet në SHBA. Ndoshta sa dy paketa me cigare:), por një libër që mund të ju shoqërojë tërë jetën!