KULTURA NEUROTIKE…

0
999
Arben Çokaj - pass foto bw

Arben Çokaj
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Erich From sqaron:
Moisiu i priu çifutëve dhe i çoi për në tokën e premtuar. Pasi ata kaluan ujin, u ngulën në një shkretëtirë. Por ngaqë ishin mësuar të jenë skllevër, ata tashmë nuk dinin që të punonin, e të krijonin jetesën e vet. Të zhgënjyer, çifutët e vranë Moisiun, atin e krijimit të fesë monoteiste, sipas librave fetarë. Skllevërit çifutë kishin humbur aftësinë për të shfrytëzuar lirinë që fituan me ndihmën e Moisiut, i cili u tregoi rrugën atyre, por ata e vranë.

Kështu ndodh pak a shumë edhe me shqiptarët, që kujtojnë si Voltana, se shteti duhet me i mbajtë me bukë! Nuk i shkon mendja disa shqiptarëve, se duhet ta shfrytëzojnë lirinë që kanë, e të mos presin nga shteti, por ta sigurojnë bukën vetë!

Kultura neurotike është kur një popull i shtypur, e humbet aftësinë për të vepruar në liri. Ai pret ta mbajë me bukë shtypësi dhe ankohet gjithë kohën, se varet prej tij. E kur del në liri, ai nuk e kupton se tani nuk ka kujt t’i ankohet, por manifeston ende kulturën neurotike të ankesës. Shqip me thanë turqelishte vaj medet! Kunton tjetri se duhet me u ankua gjithë jetën si qaramanë! Prandaj popujt e shtypur kanë tendencë si shqiptarët të respektojnë herë njërin shtypës e herë tjetrin, e rrinë duke bërtitë All’ah Akbar në fenë e turkut gjithë kohën! Edhe disa shqiptarë e kanë turkun autoritet, se i ka shtypur e i ka lënë pa gjuhë e pa bukë dikur. Prandaj, kur të shihni shqiptar, që i shërben turkut e islamit, dijeni pra, se ai ka kulturë neurotike si Olsi Jazexhiu.

Dmth. është i shembur, i paaftë për të shfrytëzuar lirinë e tij dhe lehtësisht i manipulueshëm dhe i skllavërueshëm! Pra, edhe pse këta shqiptarë janë të lirë, nuk dinë ta shfrytëzojnë lirinë që kanë, por manifestojnë si humbamenë shenjat e shtypjes së kohës kur ishin të shtypur, e bërtasin All’ah Akbar në fenë e pushtuesit, edhe pse këtë nuk ia detyron kush, ata tentojnë të kthehen në gjendjen e mëparshme të skllavit!

Tani pyeteni Artan Fugën apo Përparim Kabon rreth “simptomës së shembjes” së shqiptarëve dhe mënyrës se si duhet të dalim nga kjo gjendje, nga rrethi i ferrit i Shenasi Ramës!

Shembuj:
1. Edi Rama kur erdhi në pushtet filloi të merrej me Gjermaninë. Menduam se po e orienton shoqërinë tonë realisht drejt Evropës. Por si duket pas kërkesave irracionale, Evropa ia mbylli dyert. Pastaj ai filloi të thoshte se ne kemi çfarë i ofrojmë Evropës: vlerat e shtypjes, të kulturës neurorike, tolerancën fetare! A e patë se çfarë i ofroi Evropës Edi?!

2. Kosova është çliruar nga Serbia, por jo nga kultura neurotike e saj. Përveç numrit të madh të xhamive turke, që po investohen nga qarqet turko-arabe për skllavërimin e saj, ajo blen edhe rreth 500 milion Euro në vit mallra nga Serbia. Kjo është varësia totale e ekonomisë kosovare nga Serbia. Pasi kosovarët, e mësuar të ankohen nga shtypja e gjatë, janë të paaftë si shoqëri të prodhojnë vetë, mjaftueshëm, për të plotësuar nevojat e veta!