Kultivim vlerash dhe ripërtëritje e traditave të bukura rugovase!

0
100
Aktivitete - Rugovë

Shkruan: Florim Zeqa, 21.09.2021

Fotoreportazh nga Rugova

Në ditën e parë të gushtit, në fshatin Stankaj të Rugovës në prezencën e mijëra pjesëmarrësve u mbajtën Lojërat Tradicionale Rugova 2021. Ishte ky edicioni i 30-të i këtyre garave tradicionale me karakter garues.

Që në dalje të qytetit të Pejës, nuk kishin të ndalur kolonat e gjata të makinave përgjatë tërë rrugës në drejtim të grykës së Rugovës e deri në fshatin Stankaj, ku organizoheshin lojërat tradicionale “Rugova 2021”.

Lojërat tradicionale janë trashëgimi e lashtë kulturore e trevës së Rugovës, ndër më të vjetrat në nivel vendi. Sikurse herave të tjera, edhe kësaj radhe, garuesit pjesëmarrës në këtë eveniment ishin kryesisht nga treva e Rugovës, por jo vetëm. Në disciplinën e mundjes e kishim mundësin profesionist nga Tropoja, Haziz Murati.

Ky aktivitet kulturoro-sportiv u hap me ngritjen e flamurit të lojërave tradicionale nga njëri prej pleqëve më të vjetër dhe më autoritativ të kësaj treve, Mal Kapllan Nikçi. Fillimisht moderatorja Dodona Hysenaj, për një fjalë rasti e ftojë kryetarin e komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, i cili i deklarojë të hapura Lojërat Tradicionale Rugova 2021, duke i përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe uruar për mbarëvajtje të garave.

Më pas në fushën e lojërave tradicionale u paraqit Ansambli Folklorik Autokton Rugova me veshjen autoktone rugovase, i udhëhequr nga kryetari Vesel Nikçi, për të ekzekutuar në mënyrë briliante disa nga vallet më karakteristike të trevës së Rugovës, me motive nga historia e lavdishme e kësaj treve, të trashëguara brez pas brezi nga paraardhësit e tyre.

Përmes diciplinave; Gurapesh, Hedhja e Llastarit,Tërheqja e Litarit, Rrëzimi i Duarve, Mundje, Ngjitja në Shilor, përveq karakterit garues ku matet forca dhe qëndresa, përgatitja fizike dhe profesionalizmi i garuesve, pjesëmarrësve në këtë ngjarje kulturore ju kthehet kujtesa në të kaluarën e largët, të luftës dhe rezistencës së rugovasve ndaj pushtuesve serbo-malazez, e cila ngërthen në vete kultivimin e vlerave dhe ripërtëritjen e traditave të bukura rugovase. Këto aktivitete tradicionale sportive ishin tejët atraktive dhe tërheqëse për pjesëmarrësit e shumtë të ardhur nga gjitha anët e Kosovës dhe mërgata e jonë.

Për kënaqësinë e pjesëmarrësve të shumtë në këtë aktivitet kulturoro-sportiv, pas çdo discipline sportive, me këngë të përzgjedhura nga repertoari i tyre, përformuan këngëtarët e mirënjohur Shaban Demaj dhe Mehdi Berisha, të përcjellur me valle nga valltaret e Ansamblit Folklorik Autokton Rugova.

Secila valle rugovase ngërthen ngërthen në vete një histori të lavdishme, doket dhe zakonet e bukura të kësaj treve. Kur jemi në këtë këtë aspekt, isha më fat që pranë e kisha Prof. Dr. Zymer U. Neziri, këshilltarë shkencor pranë Institutit Albanologjik të Prishtinës, dega e Folklorit, profesorin universitar, apo më mirë të themi, enciklopedinë e gjallë të thesarit kulturor të rrënjëve tona, traditave dhe folklorit burimor shqiptarë, i cili më shpjegonte me fakte shkencore dhe historike çdo detaj të këngëve dhe valleve të bukura rugovase.

Në vazhdim po ua prezantoj fituesit për secilën disciplinë veç e veç.

Në disciplinën Gurapesh:
1) Gani Nikçi me 8, 27 metra,
2) Valdet Cukaj me 7, 76 metra,
3) Elmaz Ahmetaj me 6, 20 metra.

Në disciplinën Hedhja e Llastarit:
1) Lirim Mujaj me 13, 82 metra,
2) Liridon Cukaj me 13, 48 metra,
3) Valdet Cukaj 13, 46 metra.

Në disciplinën Tërheqja e litarit (meshkujt):
1) Maja e Zezë,
2) Pelajt,
3) Djemt e Rugovës,
4) Malajt.

Tërheqja e Litarit (femrat):
1) Shkreli,
2) Haxhaj,
3) Koshutani.

Në disciplinën e Mundjes:
1) Zenel Mahmuti,
2) Haziz Murati,
3) Lindi Lajçi,
4) Imer Nikçi.

Në disciplinën Ngjitja në Shilor:
1) Pajtim Nikçi për 19.88 sekonda,
2) Mentor Lajçi për 24, 93 sekonda,
3) Meriton Lajçi për 32, 66 sekonda.

Ky aktivitet ishte i organizuar nën patronatin e Komunës së Pejës, respektivisht Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport në bashkëpunim me Bashkësinë Territoriale Rugovë, por barrën kryesore dhe meritat për organizimin briliant i takojnë Këshillit Organizativ në krye me veprimtarin e palodhshëm z. Vesel Nikçi, i ndihmuar nga:

1) Nazmi Ibërdemaj (kryetar i lojërave, refer ndërkombëtar dhe përgjegjës për disciplinat garuese),
2) Haxhi Ibërdemaj (refer kombëtar dhe përgjegjës për logjistikë),
3) Shaban Lulaj (përgjegjës për përgatitjen e aktiviteteve),
4) Dr. Islam Husaj (përgjegjës për Ambulancë dhe pritje të mysafirëve),
5) Shaban Demaj (përgjegjës për koordinim të programit artistik),
6) Jeton Kelmendi (përgjegjës media dhe përkthime),
7) Valdet Hysenaj (përgjegjës për skenarin e lojërave),
8) Dan Muqkurtaj (përgjegjës për kontabilitet dhe financa),
9) Naser Qorraj (përgjegjës për siguri dhe emergjencë),
10) Mustafë Lajçi (përgjegjës për pritjen dhe akomodimin e mysafirëve),
11) Dardan Nikçi (sekretar).

Për mbarëvajtjen e këtij evenimenti, Këshilli Organizativ ishte i ndarë disa njësi operative:
1) Përgatitja e terrenit dhe të gjitha rekuizitave për gara,
2) Përgatitja dhe mbajtja e garave,
3) Përgatitja dhe mbajtja e programit artistik,
4) Pritja, akomodimi (ushqimi) dhe përcjellja e mysafirëve,
5) Promovimi i lojërave, përgatitjet e Bilbordeve dhe Fletëpalosjeve.

Këshilli Organizativ përveq Medaljeve për fituesit e garave në secilën disciplinë, kishte përgatitur edhe Mirënjohje për të gjithë kontributdhënësit në organizim dhe për disa nga personalitet e nderit që ishin prezent në këtë aktivitet. Kështu pra, në përfundim të garave, moderatorja e shkëlqyer Dodona Hysenaj i ftoj në skenën e improvizuar një nga një të gjithë fituesit e garave për t’ua dhuruar Medaljet si dhe të gjithë të nderuarit për t’ua ndarë Mirënjohjet.

Për fotografitë u përkujdes fotoreporteri nga mërgata jonë, prezent në këtë aktivitet, z. Reshat Murati.