Kujtoniu mirë, e venie gishtin në kokë, Kurti është shqiptar para së gjithash dhe atdhetar!

0
372
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

A ka më turp së të thurën skenare kaq të errëta ? Sigurisht së gjëra të tilla nuk i bënë asnjë njeri që i ka dy trohë mend në kokë. Tash koronavirusi, si keqe e madhe e njerëzimit në këtë fillim shekull, kriza globale, kriza jonë e madhe ekonomike, kriza politike pa na u nda qe 20 vite, varferia, korrupcioni, largime nga Kosova, e shume qka tjetër, zor të mbahën të gjitha këto mbi supe. Një vend që mezi e pa dritën e lirisë pas 90 viteve më shumë sakrifica, është si ba si hon. E nga kush? Nga vetë shqiptarët, si armiku më i madh e vetvetës, siç ka thënë Konica i madh.

Hasmit njeriu i ruhet kushdo qoftë ai. Po tash nga kush të ruhemi? Nga vetja jonë ! Nuk besojë së në këtë gjendje lufte më një lengatë si Koronavirusi, do të kishte vepruar kush tjetwr në botë në këtë menyrë. Në vend së më u mobilizuar i madh e vogël kunder kësaj murtaje, ne po mobilizohemi kunder njeri-tjetrit sikur mos të ishim vëllëzer, po si të ishim hasma. Të kërkohet të rrëzohet një qeveri e sapo formuar, kjo nuk ka shpjegim…

Gjithë ky orkestrim si në kor, kundër një qeverie, apo kundër Kurtit, po kjo është më shumë së marrëzi more.

Në këtë kohë, kur na nevojitet uniteti, solidariteti dhe ndihma karshi njerëzve tanë në nevojë, si të arsyetohen veprimet e tilla ?! Nuk bëhët fjalë tash kush është në pushtet, por kushdo që do të ishte, nuk bëhën more këso veprimesh që na bëjnë përrallën e Zotit para botës demokratike. Po sigurisht ata thonë vet me vete, hej medet po këta nuk paskan merituar ndihmen tonë, së dy lidhje me pocerekë të krese nuk i paskan më ndërtu shtet?!

Ne secilin shtet ka probleme të natyrave të ndryshme, por jo probleme çfarë po i prodhojmë ne, në këtë kohë të pa kohë. Kosova është vendlindja e të gjithëve. Po i ngijmë miqtë dhe armiqët më këto budallakina, e më shumë më poshtërsina tona. E pa shpjegueshme kjo sjellje ?! Kujtoniu mirë, e vene gishtin në kokë, Kurti është shqiptar para së gjithash dhe atdhetar. Nuk dua të flasë këtu për pikëpamjet e tija ideoligjike, së s’na duhet gjë ajo pune. Me mirë është të rreshtoheni fort kunder Vuçiqit e shumë vuçiqëve, të cilët çdo orë, minutë dhe ditë bëjnë plane për ta coptuar apo ripushtuar Kosovën. Atdhetarizmi nuk matet vëtem në një periudhë kohore. Zotin e paqim në ndihmë…!