KUJTIMET E MIA PËR DRITËRON

0
708
Dritëro Agolli - Faslli Haliti

NË STUDION E HELIDON DONI HALITI 2009 NË TIRANË

NGA
POETI FASLLI HALITI

Dritëroin e kam zbuluar vetë si poet në një takim të rastësishëm në Lushnjë në vitin 1962. Nuk më prezantoi kush. Me të me prezantuan poezitë dhe publicistika e tij në gazetën “Zëri i popullit”. Për Dritëroin më folën poezitë e tregimet e tij aq emocionale, aq të memçura, realiste, jetësore të dashura për njerëzit e çdo kategorie: për punëtorët e tokës, punëtorët e mendjes, të punës me dijen. Më vonë më folën me shumë dashuri lexuesit e tij, nxënësit, studentët, madje edhe burokratët ndonëse me mërzi e qejmbetje.

Pas takimit të pare, herën e dytë e tokova po në Lusjnjë. Kishte ardhur për një reportazh. U çudita. Ai nuk po më jepte të njohur. Nuk po fliste fare me mua. Po qeshte e bënte humor me të tjerët, tregonte barsoleta. Nuk më mbajti mend aty për aty. Por unë nuk iu ndava. Pasi ai mbaroi punë me reportazhin e pashë të pinte kafe në një kafe përballë Komitetit. Me ta parë vajta dhe u ula me të. Ai më ftoi duke mos u kujtu se ne ishim takur para disa muajësh pranë Qiparisit para ish Bashkisë e cila tashmë ishte kthyer në shtëpi kulture. Pas kafesë bëmë një shetije nga ura e qytetit deri te kisha e Golemit. Ecnim krahë njeri-jetrit dhe Dritëroi më fliste për letërsinë e të rinjve meqë unë sapo kisha botuar poezinë e parë në gazetën “Drita” para një viti më 22 prill 1963. Mbaj mend që më foli për disa të rinj që guxojnë e kapin temën e Luftës, edhe pse ende i kan dhëmbët me qumësht.

NË PROMOVIMIN E LIBRIT “S’DI TË HESHT”1996 NË LUSHNJË

Dua të them se s’mjafton të trajtosh një temë të madhe nuk është deftesë pjekurie, por edhe duhet ta realizosh atë me nivel të lartë artistik. Gjatë bisedës ai më rekomandoi të lexoja romanin e Haldor Llaksnesit, nobelistit islandes «Njerëz të pamvarur» si dhe të nobelistëve të tjerë. Kjo bisedë mbeti gjatë në kujtesën time, si bisedë, jo vetëm e një poeti të dashur, por edhe të një njeriu si «njeriu më njeri në botë». Pas këtij takimi, bisedat me të vazhdua gjithë jetën.

Dritëro Agolli ka folur i pari për poezinë time në seminarin e letrarëve të rin në vitin 1964 duke e cilësuar atë si poezi me «melodi pak më të vrazhdët dhe ka në vargje një nerv më të shqetësuar»

Edhe kur botova librin Mesazhe fushe, Dritëroi do të më thoshte:
«Kur më sollën në zyrë librin tend me poezi, botuar më 1984, pas dënimit, po hezitoja ta shfletoja,. Mendova se do të lexoja slogane në të dhe jo poezi. Por, përkundrazi unë gjeta aty po atë Faslli e po atë poezi me po atë nerv të dikurshëm».

PAS KRITIKËS SË 10 GJIMNAZISTËVE BOTUAR NË gazetën
«SHKËNDIJA», MË 25 JANAR 1974

Pas botimit të kritikës denigruese, në «Shkëndija» takoj Dritero Agollin këtë herë si kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. dhe i jap gazetën ku ishte botuar kritika kundër poezive të mia dhe sidomos kundër poemës « katran me bojë siç do ta cilësonte atë, sekretari i parë i KP, Dritëroi, pasi e lexoi kritikën tha:

Kjo kritikë është një aktakuzë. Me këtë ti Faslli futesh në burg. Lexoi emrat e autorëve të kritikës tha me nervozizëm:
– Këta janë një tufë rrugeçësh të shtyrë nga ndonjë më rrugaç si këta dhe e palosi gazetën me indinjatë.

Në një takim në Tiranë, kur Dritëroi po shkonte për të dhënë një intervistë në Radio Tirana. Dritëroi më tha se për një ciklin tim poetik, botuar në revistë «Nëntori», atij i kishte folur Ramiz Alia, cikël të cilin ai kishte vlerësuar dhe pëlqyer. Atë ditë Dritëroi më foli me entuziazëm për krijimtarinë time. Këtë vlerësim të Dritëroit unë e mora si diçka etike. Meqë unë isha me Nirvanën, gruan time, në sy të saj, ai foli me superlativa për poezitë e mia në përgjithësi dhe për dy ciklet mi të botuar në revistën “Nëntori”, njeri në në prill të vitit 1972 dhe tjeti më parë .

Nga MBLEDHJA E LSHASH 15 MARS 1973

Më vjen një ftesë nga Lidhja e Shkrimtarëve. Më 15 mars 1973 organizohej një mbledhje me të gjithë poetët, në sallën e Lidhjes.

U nisa për në Tiranë.
Mbledhja filloi. Më vunë në presidium. Mbledhjen e drejtonte Dritëro Agolli. Në presidium ishte edhe Ismail Kadare. Dhimitër Shuteriqi ishte në sallë në radhën e parë të rreshtetit të mesit. Qëndronte ulur në rreshtin e parë dhe mbante shënime për cilindo që diskutonte. Më duket sikur protokollin e mbledhjes po e mbante ai vetë.

NE PROMOVIMIN E LIBRIT “LAMTUMIRË KAPEDANËT E MI” 1997 NË LUSHNJË

Në mbledhje folën e diskutuan shumë krijues e kritikë. Kritikuan poemën time, disa poezi të miat, veçanërisht poezinë e “Njeriu me kobure”, “Vetëshërbim” etj.etj. Krahas poemës sime kritikuan edhe poemën e Viktor Qurkut “Shkëlqimi”.

Poezinë “Njeriu me kobure” e sulmuan sidomos poetët ushtarakë, etj. Kur flisnin e diskutonin krijuesit ushtarakë, përvishnin mëngët e gjimnastorkave. Revani i tyre ishte i egër shkumbues.

Në mbledhje folën e diskutuan shumë krijues e kritikë. Kritikuan poemën time, disa poezi të miat, veçanërisht poezinë e “Njeriu me kobure”, “Vetëshërbim” etj.etj. Krahas poemës sime kritikuan edhe poemën e Viktor Qurkut “Shkëlqimi”.

Poezinë “Njeriu me kobure” e sulmuan sidomos poetët ushtarakë.

Unë vetëm dëgjoja. Nuk diskutova, nuk bëra autokritikë për poemën, për poezitë që m’u kritikuan. Viktor Qurku, diskutoi, por nuk bëri autokritikë. Ai kishte bindje se poema e tij nuk ishte e gabuar.

Kujtim Spahivogli foli pas Viktor Qurkut. Kujtimi ishte i mendimit se poema “Dielli dhe rrëketë” duhej të ishte më e fuqishme. Pra ai kërkonte më tepër prej saj kur atë edhe ashtu siç ishte po e kritikonin për ashpërsi dhe nxirje të realitetit socialist. Kujtim Spahivogli tha se Viktori duhet të tregonte më shumë buonsens në diskutimin e tij. Ai tha se Kadareja, Dritëro dhe Fatos Arapi me shokë në vitet ‘60-të kishin treguar shumë buonsens gjatë debatit me gardën e vjetër të shkrimtarëve.

Qamil Buxheli ndër të tjera mbrojti poezinë time “Vetëshërbim”. Kjo poezi u kritikua si një manifest i hermetizmit, si një poezi që bënte thirrje për zëvendësimin e partishmërisë proletare me atë borgjeze. Kjo poezi u kritikua më vonë në gazetën “Zëri i Popullit” nga Fiqret Shehu, një vit më vonë po Fiqreti e kritikoi për të njëjtën gjë këtë poezi, si dhe poezinë “Njeriu me kobure” në revistën “Rruga e partisë” Nr.3, viti 1974 me rastin e një vjetorit të fjalimit të 15 marsit 1973 të Enver Hoxhës.

Ruzhdi Pulaha u tha poetëve ushtarakë:për poezinë “Njeriu me kobure”: pse ju ushtarakët të pakritikueshëm qenkeni iu drejtua shkrimtarëve ushtarakë që e kishin shumë zët poezinë “Njeriu me kobure”.

Dritëro Agolli për poezinë “Njeriu me kobure” tha:
– Hë mo, mirë e ka Faslliu. Mburren me koburen disa. Edhe ai faturino i autobuzit ngre xhaketën dhe na tregon koburen.

Dalan Shapllo në diskutimin e tij tha se poezitë e Faslli Halitit janë të fuqishme, realiste e të sinqerta. etj. etj.

Kështu më kishte folur edhe Dritëro Agolli në prani të tjerëve si dhe në prani të poetit të ri Fatbardh Rustemi:

– Edhe unë shkruaj poezi, por ti Faslli shkruan poezi burrërore, etj. etj.

Duke qenë poet i madh, Dritëroi nuk e kursente fjalën e mirë dhe vlerësimin për poetët e rinj që po vinin me me guxim e dinjitet, pas dinjitozëve dhe guximtarëve që guxuan dhe zgjerun rrugicat dhe dhjaret e poezise duke i bërë ato autostada të letërsisë së re shqiptare.

Në mbledhje foli edhe Kadareja. Në diskutimin Kadare tha se kritiku Razi Brahimi ka një vështrim policesk për poezinë. Pastaj ai foli për trajtimin e temave të mëdha. Kur Ismaili tha se gjuha nuk është një superstrukturë mbi bazën dhe se gjuha, nuk ka karakter klasor, se këtë marrëzi të akademikut sovjetik N. J. Marri, na e përsëriti këtu dhe Razi Brahimi.

DRITËROI MES POETËVE E SHKRIMTARËVE TË LUSHNJË

NE PROMOVIMIN E LIBRIT “ÇARTJE” 2000 NË LUSHNJË

Ndërkaq ndërhyri Dritëro Agolli dhe me shumë takt, pa e cekur fare Ismailin tha:
Gjuha vërtetë s’ka karakter klasor, por kur fjala kthehet në figurë stilistike, merr konotacion klasore.

Në mbledhje folën e diskutuan shumë krijues e kritikë. Kritikuan disa poezi të miat e poezi të të tjera të poetëve të rin, veçanërisht poezinë “Jam fik deti” të poetit të ri me talent Thanas Dino, poezitë “Njeriu me kobure”, “Vetëshërbim” etj. etj.

Kritikat kundër poezive të mia dhe sidomos kundër poemës po shtoheshin e po bëheshin egërshane, gjatë pushimit midis dy seancave, Dritëro Agolli do të më thoshte: Faslli Haliti, ke hyrë në ring. Po ha grushte e mbase do të hash grushta edhe më të shumtë e më të rëndë. Gjithë puna është që dhe ti, nga ana jote të japësh grushta. Mos prit që të biesh nokaut, me shpatulla për tokë nga grushtat e burokratëve, por e rëndësishme është që t’i hedhësh i pari burokratët nokaut, me shpatulla përtokë, Ti sapo i pickove paksa, burokratët t’u hodhën në fyt dhe nuk ngopen të të shqyejnë.

Mora zemër nga këto fjalë të Dritëroit, nga poeti të cilin e doja dhe e vlerësoja më lart se mali i Tomorit në vargmalin e letërsisë shqipe. Ai po më përkrahte. Dhe përkrahja e tij ishte parzmore për mua, ku thyheshin shigjetat e Zylove dhe dërrmoheshin grushtat e burokratëve.

Shokët më thoshin çdo gjë që dëgjonin. Një mbrëmje kur po kthehesha nga Kooperativa i lerosur, pasi atë ditë kisha punuar në një kanal të gjërë e të thellë. Cirkat e belit të shokut për bri, kishin rënë në brinjën time.

Kush të ka bërë kështu gjithë baltë, më pyeti Halil Jaçellari ? Koka, koka, i thashë shokut tim, tregimtarit të talentuar i cili ishte admruesi i poezisë sime. O po lere atë koka, koka ti, ma bëri shoku. Ti na ke ne, shokëve, ke Dritëroin, Kadarenë,Tomrrin dhe Korabin e letërsisë e poezisë dhe pozës shqipe që nuk lënë askën të të nëpërkëmbi. E di që sot u takova me të «Kafe familare», po shkonte për në Vlorë. Më pyeti për ty. Çbën Faslli Haliti, më tha. Punon në kooperativë, i thashë. I thuaj se nuk e kemi harruar.

Ne nuk kemi harruar edhe ndonjë me dy pëllëmbë mustaqe, jo më Faslliun që është, jo vetëm i ri, por edhe me talent e original në poezi. Halili, më jepte përherë lajme të tilla që më ngrinin moralin. Të talentuarit i dhimbset i talentuari, i kishte thënë Dritëroi, kur ishte ndarë me Halil Jaçellarin duke mos harruar të më bënte të fala. Unë gjallërohesha në raste të tilla si dhe nga buzëqeshja e një udhëtari të panjohur.

NE PROMOVIMIN E LIBRIT “KAQ” 2005” NË LUSHNJË

Në një takim me krijuesit lushnjarë, Dritëroi, para se të ikte, jo rastësisht i kishte pyetur dy shokët e mi, ç’bën Faslliu. Shkruan. Shkruan e punon, hap vija kulluese që të kullojë toka. të mos kalben rrënjët e grurit, siç thotë ai vetë në një poezi të tij: «Pellgje dhe ujra ka grunjave shumë/ Ka dhe në vjershat e mia ujë/ Në ndërgjegjen time ka/ Këneta,pellgje, moçale…/ Si ju po hap edhe unë/ Vija kulluese, kanale». I bëni të fala nga ana ime Faslliut e i thoni se «Ullirin e shtrydhin në megene dhe jo kumbullën, pasi ulliri është ai që nxjerr vaj».

Kuptova që Dritëroi, jo vetëm nuk më kish harruar, por ai më donte, besonte e më vlerësonte. Vlerësimet e Dritëroit ishin bio. Nuk ishin lajka, «Lajka është lak» citonte përherë Dritëroi Smiun e madh sepse ai vetë nuk të vinte lakun, por ta hiqte lakun nga fyti.

* * *

Dritëroi kishte shumë virtute, por virtuti i tij më i lartë që vija re unë në bisedat me të ishte se ai, jo vetëm nuk fliste keq për kolegët, përkundrazi i mbronte ata kur ndonjëri tentonte turbullirën për ta.

Isha me Dritëron në një kafe afër gazetës «Zëri i popullit». Në tavolinën vjen e ulet dhe një mjek nga Lushnja, me të cilin unë kisha qenë në një klasë.

Në bisedë për poezinë, mjeku filloi të shprehej kundër poezisë së Kadaresë «Nga lufta vimë/ e në luftë shkojmë/ e tjetër fat s’kërkojmë ne». Dritëroi që e kuptoi se ai po i bënte qejfin, i tha se atë poezi e pëlqente. Dhe kur Dentisti nguli këmbë duke thënë se nuk i këndohej vdekjes. I këndohet si nuk i këndohet, tha Dritëroi. Siç i këndojmë jetës, i këndojmë edhe vdekjes, si pjesë e jetës që është. Dentisti nuk foli më. Ai kuptoi se ata jo vetëm e pëlqenin poezinë e njeri–tjetrit, por edhe e mbronin njeri-tjetrin nga sulme apo keqinterpretimet e të ligjve, ambiciozëve dhe xhelozëve…

Të paktën unë vetë gjatë gjithë takimeve me ta që nga viti 1963 e deri sot, nuk e kam dëgjuar as Dritëronë e as Ismailin të flistin ke për njeri-tjetrin. Përkundrazi i kam dëgjuar të shkonin mirë dhe ta vlerësonin realisht shoku- shokun. E them këtë se me këtë ata i kundërviheshin çdo thashethemeje që qarkullonte.

Më qëlloj të pija kafe te Pallati i kulturës. Në kafe e sipër Dritëroi më thotë: e di ti Faslli që gjatë kohës që shkruaja romanin «Komisari Memo», kam grisur dy dyshek e dy jorganë. Si kështu? Pja duke u rrotulluar gjithë natën sa andej e sa këtej, sa djathtas e sa majtas. Dhe mora një honorar me të cilin nuk mund të bleja, jo vetëm dy, po asnjë gjysmë dysheku apo jorgani. Dhe shtoi: po kur shkruajmë, ne as që i mendojmë fare honorarçkat, sepse na pushton pasioni për artin. Çmim ka dysheku apo jorgani po jo poezia, romani. Pasioni s’ka çmim. Nuk paguhet. Nuk është zbuluar ende ajo monedhë e cila mund të barazohet me pasionin tone për artin, letërsinë. Në një çast mendova se Dritëroi u pendua që foli për punë lekësh para një poeti të ri, por jo se nuk më besoi.

Ne me Dritëron shkojmë mirë më tha në bisedë e sipër Kadare. Ka që na ngatërrojnë. Takohen me mua. Flasin kundër Dritëroit. Takohen me Dritëronë, më thashemojnë mua. Megjithatë ne shkojmë mire. Në nje analizë të numrit të ri të gazettes «Drita», kryeredaktori tha se numri i ri i sapo dalë nga shtypi, është i dobët sa dhe kryetarin, shokun Dritëro e shoh shumë të mërzitur. Pse për Ditëronë e nxjerr gazetën ti?, i them kryredaktorit me ton të lartë. E mo mirë ka Ismaili. Pse për mua e përgatit gazetën ti Zija? Dua të them se ne e dëgjojmë, e mbështesin njeri-tjetrit kur si njeri si tjetri kemi të drejtë.

Më kujtohet edhe një rast tjetër, kur ishim të dy në Pris i cili tregon gjithashtu se ne jo vetëm shkojmë mire, por edhe i gjendemi njeri-tjetrdit. Dritëroit i pëlqeu një këmishë dhe deshi ta blente, por pa se këmisha ishte e shtrenjtë dhe ai e la, Unë që e kuptova se atij nuk i mjaftonin dollarët, i them merre, se të ndihmoj unë. Dhe ai mori këmishën. Po them edhe diçka tjetër, pak më intime. Një ditë ndërsa po ecnin në bulevardin «Dëshmorët e kombit», bri nesh ishin ca vajza, studente. Dritëroi, të cilin nuk e kisha dëgjuar të fliste për vajza tha, tëmën o sapo më pëlqejnë vajzat tani që jam fejuar…!

Dua të them se ne i besojmë njeri-tjetrit. Pastaj thënia e Dritëroit, nuk ishte pa humor…

DRITËRO AGOLLI KA SHKRUAR:

Është mirë kur ka një farë ndryshimi mes poetëve të rinj dhe ky ndryshim pa tjetër me kalimin e kohës do të bëhet edhe më i dukshëm. Musa Vyshka me Faslli Halitin p.ssh. janë të ndryshëm nga njeri-tjetri. I pari është një poet i asaj lirikës së qetë, i vargut të lëmuar, melodioz, një çikë i përmbajtur, i ndrojtur. Vjershat e tij kanë ëmbëlsi dhe janë tërheqëse, ndërsa Faslli Haliti që tani po fillon të botojë, mundohet të krijojë melodi pak më të vrazhdët dhe ka në vargje nerv më të shqetësuar… ( Zëri i Rinisë, 4 prill 1964 )

Poezia e Faslli Halitit nuk ka firo. Ka gjëra gjë jetojnë gjatë. Tipar tjetër është tendenca e fortë në estetikë, shpirt qytetar, patriotik. Dihet se te çdo njeri fle një luan, por e gjithë puna është se kur zgjohet ky luan te njeri e te tjetri. Te Faslli Haliti, luani është zgjuar herët. ( gazeta ”Republika”, 12 maj 1998 )

Poezia e Faslli Halitit të habit. Na ka habitur në sistemin socialist, na habit edhe sot në sistemin kapitalist. Është thirrje për të vërtetën dhe drejtësinë sociale, përmes metaforës. ( gazeta Korrieri, 29 prill 2006 )