Bajram Bashota
— tregim
Ne fëmijët e mëhallës dilnim çdo mëngjez loznim në një lendinë që e kishte fshati aty, loznim lojëra të ndryashme: lojë me top, lojë me shkopinj, lojë me u përla. Kështu tuboheshim në mëngjes dhe pas dite loznim. Argëtoheshim dhe asnjëherë nuk hidhëroheshim në mes veti. Memzi prisnim që të vinte mëngjesi dhe të dilnim në atë lendinë për lozur lojërat që i preferonim.
Të gjithë dilnim pa ngrënë mëngjes dhe ja fillonim lojës. Nënat dilnin te dera e oborrit dhe e thirrnin sejcila fëmijën e vet t’ jepnin bukë me djathë, tjetra bukë me gjem, kurse tjetra ia lëshonte të birit dy-tri petulla në dorë.
Uleshim në lëndinë dhe e ngrënim bukën si për flakë të pushkës, vetëm e vetëm për t’ia fillue lojës. Para se t’ia fillonimë lojës vrap shkonim te kroni dhe pinim ujë dhe atëherë prapë ja nisnim lojës. Bëheshim qull duke lozur dhe ashtu uleshim në lëndinë, në bar për të pushuar dhe mu aty dikush ftohej dhe të nesërmen një mungonte nga loja, kështu ndodhte edhe me tjerët, por a e dini si na shëronin nënat, se s’kishte as mjek e as barna?
Po kur ftoheshim në lojë e sipër si na mjekonin nënat kur nuk kish as mjek as anibiotik as paracetamol. Na shëronin me qumësht të lopëve të deleve e të dhive, çajnat që i mblidhnin ose me një patate të nxehtë na e paritnin fytin.
Një dit kur duhej t’i provonim forcat me shokun që ishte më i rritur dhe më i fuqishëm se unë, por unë nuk frigohesha të përlahem edhe më ma të rritur.
Kur u rrokëm me u përla ai ishte më i fortë se unë dhe më rrëxoi për tokë dhe e zuna dorën keq dhe e theva.
Shokut dhe shokëve u erdhi keq kjo që më ndoudhi. Më dërguan në shtëpi se atëherë mjek nuk kishte dhe mjekimi bëhej vetëm me mjekë popullorë.
Pas një dite kishte ardhë një mjek popullor nga një fshat i malësisë, i cili kishte ardhë te një mik në një fshat afër nesh për t’ia shërue dorën një djaloshi. Babai shkoi në atë fshat dhe mjekun popullor e solli në shtëpi dhe m’i mbaroi katër pllaka nga shkopinjë shelgu të lidhura në mes veti me do spaga, mori ujë të nxeht me sapun dhe më fërkonte dorën dhe ma lëmonte, baba ma mbante dorën në njërën anë, kurse mjeku popullot në anën tjetër ma drejtoi dorën në vend ma mbështolli me lesh deleje, m’i vendosi në katër anët e dorës ma lidhi dorën, shtrëngoi mirë të mos lëvizë ashti i dorës të rri në pozitë normale.
Kur e kreu punën “ortopedi” që ishte me të vërtetë mjeshtër për këtë punë. Më këshilloi që për dy javë të kemë kujdes ta ruaj. Babai nga kurreshtja e pyeti mjekun popullor se ku e kishte mësuar zanatin? Nga bagëtia. Kur delet e qengjat i thenin këmbët, unë në këtë mënyrë ua shëroja dhe këtë metodë e aplikova edhe te fëmija dhe të rriturit. Unë tash në një moshë të shtyrë sot e atë ditë nuk pata problem me dorën. Pas tri javëve dora u shërue dhe unë dola prap të lozi me shokë. Sa u gëzuan shokët kur unë dola në lojë me ta!