KUJTESË PËR GAZETARIN BUZHALA, QE INTERVISTOI BERISHEN, KETO TI THA BERISHA?

1
1237
Berat Buzhala

APO NUK TE INTERESONTE E VERTETA E KOSOVES, O GAZETAR I SHITUR TEK BOTA E KRIMIT.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar

Sot Jovanović për “Sputnik”: SHBA do ta bombardonin Serbinë që në…
Sot Jovanović për “Sputnik”: SHBA do ta bombardonin Serbinë që në krishtlindjet e ’91, por ardhja në pushtet e Sali Berishës e shtyu për 8 vjet

25 mars 2017

Sot Jovanović për “Sputnik”: SHBA do ta bombardonin Serbinë që në krishtlindjet e ’91 por ardhja në pushtet e Sali Berishës e shtyu për 8 vjet.

Sot Jovanović për “Sputnik”: SHBA do ta bombardonin Serbinë që në krishtlindjet e ’91 por ardhja në pushtet e Sali Berishës e shtyu për 8 vjet

Njeriu i afërt i Sllobodan Milosheviçit ish-ministri i Jashtëm serb Vladislav Jovanoviç ka deklaruar sot për rusen “Sputnik” se SHBA kishte plan të bombardonte Serbinë në krishtlindjen e 1991 por që u shty 8 vjet ngaqë Shqipëria u zhyt në kaos dhe më pas president u bë Sali Berisha, i cili sipas ish-truprojës së tij Izet Haxhia, është takuar personalisht me Jovanoviçin në Zvicër.

Jovanoviç ka qenë njeriu kyç i diplomacisë së Sllobodan Milosheviçit. Ambasador i Serbisë në OKB dhe ministër i Jashtëm i Beogradit, ai ka qenë krahu i djathtë i diktatorit serb.

Ai është rikthyer në një rrëfim të bujshëm në numrin e sotëm të Sputnik-ut rus, ku deklaron një fakt që lidh shumëçka në historinë e shqiptarëve dhe që lidhet me faktet e mëvonshme të zhvillimeve politike në vend.

Reklama

Ivanoviç deklaron për Sputnik se Shtetet e Bashkuara të Amerikës priteshin që të bombardonin Serbinë në krishtlindjet e vitit 1991, kur bënë presidenti Bush (I vjetri) bëri paralajmërimin e fortë të “vijës së kuqe” për Kosovën.

Nëse do të kishte ndodhur atëherë kjo ngjarje, sipas shumë gjasave gjërat në Ballkan do të ishin krejt ndryshe dhe Shqipëria sipas të gjitha mundësive do të ishte anëtar i Bashkimit Europian.

Por përpara se të elaborojmë më tej deklaratën e njeriut të Sllobos sot për Sputnik, duhet të vendosim si kontekst dy të dhëna.
E para dhe më e rëndësishmja është se pikërisht në prag të këtij bombardimi që flet Jovanoviçi, në Shqipëri ndodh një trazirë e madhe.

Ndërkohë që kishte 5 muaj që vendi ishte në paqe sociale si pasojë e një pakti PD-PS që kishin ngritur një qeveri të përbashkët koalicioni nën drejtimin e Ylli Bufit, Sali Berisha prish qeverinë e Stabilitetit dhe vendi rrëshqet në kaos deri në pranverën e vitit 1992.

Ndërkaq, Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës, në rrëfimet e tij të shumta, por edhe në librin e publikuar tashmë, flet për takime sekrete të Berishës pikërisht me Vladimir Ivanoviçin, për të cilin Haxhia thotë se ka qenë ministër i Brendshëm, por përveç këtij lapsusi, ai garanton edhe kohën dhe vendin ku është bërë takimi. Në një hotel “Gulf” në Krans Montana të Zvicrës ku Berisha ka qëndruar i vetëm në dhomë 3 orë me njeriun e Sollobodan Milosheviçit.

Këto fakte nëse lidhen me njëri tjetrin sjellin përfundimin se rrëzimi i qeverisë të stabilitetit në Tiranë solli pikërisht një trazirë të re për tu menaxhuar në Ballkan dhe natyrisht një lëvizje turbolente që ka shtyrë aksionin e SHBA.
Por cili ka qenë roli real i Sali Berishës, që është akuzuar për shumë afera me serbët përpara dhe pasi u bë President? Kjo pjesë duhet të zbardhet!

Nejse, më poshtë, Vladislav Jovanoviç thekson në intervistën për Sputnik se
“Perëndimi apo Amerika, ishte e angazhuar për të ndëshkuar Serbinë në prag të Krishtlindjeve të vitit 1991, kur unë isha ambasadori amerikan në OKB, pasi Sllobodan Millosheviqi nuk pyeti për ultimatumin e SHBA- së, Amerika do të bombarduar Serbinë, nëse do të shpërthente konflikti i armatosur në Kosovë.
Ata kanë përgaitur gjithçka për të ushtruar ndikim më të madh në Ballkan.
Pastaj nisi demonizimi, sanksionet që na rrënuan

Nuk është rastësi që amerikanët së bashku me britanikët dy vjet më parë, u përpoqën të akuzojnë Serbinë si një komb gjenocidal.
Kjo do të thotë se ata kanë nevojë për të na lidhur në shtyllën e ndëshkimit derisa ata të arrijnë atë që ata imagjinuar.
Në bisedimet e paqes në Rambuje, ndodhi ajo që Henry Kissinger e ka përshkruar si të turpshme në diplomacinë moderne, ku ata ndanër fizikisht Kosovën nga Serbia”.

Ja ç’thotë Izet Haxhia për takimin e Jovanoviçit me Sali Berishën:
“Ka qënë qershori i vitit 92, pas vizitës së Berishës në USA u kthyem për të marrë pjesë në forumin Crans Montana në Zvicer. Vizita e Berishës në USA u organizua dhe u përgatit nga shefi i Cia-s për Balkanin Juglindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje të fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me zevëndës sekretarin e departmentit të jashtëm Lorenc İgellberger, i cili kishte interesa ekonomike në Serbi me firmën Zastava.

Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e zotit Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana tek suita e Berishës erdhi një person që nuk e njihja e që Berisha nuk e prezantoi. Ka qëndruar për rreth tre orë në suiten e Berishës. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe personi që kishte darkuar me Berishën në suitën e tij për rreth tre orë.

Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtëm serb i Jugosllavisë së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet İvanoviç”.

1 KOMENT

  1. Nuk jane fare te rastesishme ardhja e Berishes ne pushtet, trazirat ne Shqiperi nderkohe qe Kosova perpelitej nen thundren Serbe. Nuk eshte e rstesishtme as thyerja e bllokades se naftes ndaj makinerise ushtarake serbe. Nuk jane te rastesishme as trazirat e viteve 96-97-98 nderkohe qe Kosova kishte filluar te merte armet kunder regjimit fashist serb. Nuk jane te rastesishme as veprimet e Berishes kuder UÇK-se dhe veprimtareve te saj te cilesuar terroriste e te perndjekur nga SHIK-u. Berisha me fjale ka bere “patriotin” ndersa me vepra e nen rrogoz ka minuar inetresat afatgjata te Kombit tone. Shkaterrimi dhe shperdorimi i pasurive te vendit pas renies se komunizmit. Mos kthimi i prones te zotit por zhvatja dhe tjetersimi i saj, si edhe korruptimi deri ne palce i institucioneve duke filluar nga arsimi dhe shendetesia, e duke perfunduar te administrata e paafte dhe militante i shkaktuan vendit perveç humbjeve ekonomike, papunesise gjigande dhe emigrimit biblik edhe humbjen e shpreses per nje Demokraci te vertete, gjithashtu edhe vonese te madhe ne procesin e integrimit ne BE. Pasoje e nje veprimtarie te tille kriminale nga ana e Berishes dhe klanit te tij antishqiptar i ka paguar populli me rrenim ekonomik dhe viktima te pafajshme qe numerohen me mijera. Edhe Enver Hoxha do e kishte zili nxenesin e tij, qe per 16 vjet shkatoi gati dyfishin e viktimave, qe shkatoi rregjimi i Atit te tij shirteror per mese 40 vjet.

Komentet janë mbyllur.