Nue Oroshi
Janë arsye të shumta që qarqe të ndryshme politike deshirojnë ta destabilizojnë Kosovën dhe aty gjendja të kalojë në një anarki të plotë. Gjykata speciale dhe zgjedhjet lokale janë dy faktorët kryesorë që mund të ndodhë një gjë e tillë prandaj duhet pasur shumë kujdes në veprime. U pa se në zgjedhjet lokale pati shumë surpriza dhe shumë ndryshime politike por shumë kandidatë ishin afër me njëri – tjetrin që e bën garën shumë të rrezikshme për pranimin e rezultateve të njërës apo tjetrës parti politike. Kohë më parë pata bërë një analizë politike për zgjedhjët në Prizren që doli 100 % e saktë.Vetëm disa qindra vota do ta ndajnë Prizrenin tek fitorja e njërit apo kandidatit tjetër.Situatë e njejtë është edhe në Prishtinë.
Prandaj Prishtina dhe Prizreni janë një mollë sherri e cila mund të rrëshqet në një anarki të plotë dhe mos t’i dihet fundi. Politikanët tonë duhet ta kuptojnë se nuk ipet shteti për pushtetin. Në këtë rastë partitë që po humbin nuk po e pranojnë rezultatin siç ndodhi me LDK në Istog dhe PDK në Rahovec. E di që është e dhimbshme për LDK humbja e bastionit të saj vendlindjes së ish kryetarit të saj Rugova, aq sa është e dhimshme edhe humbja e PDK në Skenderaj në vendlindjen e ish kryetarit të saj Thaqi. Por në demokraci nuk ka pushtet të përhershëm ai ndryshon sipas votës së qytetarve nga njëra tek partia tjetër, këtë duhet ta kuptojnë liderët e partive politike në Kosovë. Tensionimi u rritë edhe më shumë me rastin e arrestimit dhe dënimit të deputetëve të Vetvendosjës.
Një gjë duhët të dihet qartë , flas fillimisht për procesin zgjedhor, si në Prishtinë ashtu edhe në Prizren votat duhet të numrohen komplet deri në votën e fundit, qoftë ato me kusht qoftë ato të diasporës apo votat e personave me aftësi të kufizuar dhe më pas të vazhdohët me pranimin e ankesave të partve politike për një rinumrim të përgjithshëm. Edhe ky rinumrim le të ndodhë nëse dikund është gabuar apo keqpërdorur vota në mënyra të ndryshme le të bëhen përmisimet qoftë për njërën apo tjetrën parti politike.
Dhe le të dalë një kryetar i pakontestuar i cili e ka fituar shumicën qoftë edhe me një votë më tepër. Politikanët e Kosovës duhet ta ruajnë shtetin e Kosovës si sytë e ballit se për këtë shtet është derdhur gjaku i shqiptarëve nëpër shekuj, është bërë mund i madh nga shumë veprimtarë që janë torturuar dhe burgosur dhjetra vjet me radhë nga pushtuesit serb, është dhënë një ndihmë e fuqishme nga miqtë tanë ndërkombtarë, prandaj nuk duhet lejuar që për teke apo interesa të njërës apo tjetrës parti të shkatrrohet vendi.
Tek e fundit liderët politikë nuk janë të perjetshëm ata mund të ndërrohen dhe të vijnë gjenerata të reja me një vizion të ri politik, por shteti duhet ta vazhdoj rrugëtimin e tij deri në ribashkimin me shtetin amë Shqipërin.
Edhe atëherë Kosova duhet ta ketë shtetësinë e saj në një lidhje Konfederative me Shqiperinë. Përfundimishtë iu bëj një thirrje të gjitha partive politike në Kosovë që të mendojnë me tru dhe jo me bark. Mendimi i barkut e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje që është sot, ku qytetarët e Kosovës janë të vetmit thuajse në tërë Evropën ku duhet të presin në rreshta të gjatë për të pritur marrjen e një vize për të bërë një vizitë vëllait, motrës, djalit, apo vajzës që gjindet në botën perëndimore apo për të gjetur një punë dikund për tu kujdesur për gjendjën e familjeve të tyre që dita ditës po kaplohen nga skamja dhe mjerimi.