Ku më çon o jetë?

0
2556

Ku më çon o jetë?

Dionis Xhafa

Ku më çon o jetë,
Në ç’dete, në ç’male, në ç’brigje
Ku vallë po shkoj
Kështu, pa dëshirë?
Pse më mbylle në këtë perde
Në këtë mesnatë të frikshme, të tmerrshme,
Pse më bën të mos shkoj nga dua
E të mbetem nën errësirë.
Unë errësirën jo nuk e dua
Atë nga jeta nuk e desha
Dua ta zhduk këtë ndjesi të poshtër, ta mposht,
Errësirë të çaj.
Por se jeta të detyronka,
Që në një periudhë të saj
Me hir a me pahir prej teje
Të të mbysë, të të vrasë.
Është harresë e stërmundim
Është mërgim e mall prej lotit
Është rrugë e gjatë e stërmunduar
Të gjitha zgjedhje të detyruara.
Që në vegjëli e që në rini
Të zë bishtin kjo jetë e ndyrë
Disa prej nesh heqin në vegjëli
E shumica në jetë mbeten të tradhtuar.
Dikush vrarë prej fjalës zeher,
Dikush prerë në besë e në fjalë
Dikush i kallur për së gjalli
Më kot flet, e më kot rron.
Dikush plagë të madhe mban
Dikush lot e mall e harresë bashkë,
Dikush mënxyrë mezi duron
E dikush veten e mallkon.
Ky është realiteti ynë mjeran,
I tragjedisë së madhe, të të mjerit vatan.

D.Xh