Kryehere, prej nga viti 1993, pas kthimit nga emigracioni në Itali, Flamur Lutfi Hoxha e ngriti biznesin e tij në një zonë preferenciale të Tiranës, skej Unazës, tek NPV 2 (sot UET).
Kur shkonin aty klientë nga kryeqyteti e rrethe të Shqipërisë për të marrë rroba nuk thoshin: – Ku është Flamuri i NPV-së?, po ndryshe, shpirtërisht, realisht: – Ku është Flamuri i PD-së?.
Ata, asokohe, e neve sot, në Elektoriadën 2021, kemi të drejtë të themi: “Flamuri i PD-së”, pasi ishte e mbetet i tillë. Jo vetëm Flamuri i PD-së, po një ndër të shumtit Flamurtarë të PD-së, prejce nga themelimi i saj, në të gjithë hapat e vështirë e të mirë të saj. Ai është njeri i heshtur, me një heshtje filozofike, burrënore, qytetare, klasike, biblike. Njeri pa hije, plot me dritë. I flet vet puna. Ai nuk është militant i ekstremit, ndonëse i militon veprimtaria demokratike rranjë e majë. Ai është sot një nga Senatorët e PD-së.
Flamur Lutfi Hoxha e kishte fitue konkursin për Fakultetin Ekonomik në Tiranë, ndaj prej 20 dhjetorit 1990, me statusin e studentit, hyri aktivisht në Lëvizjen e Dhjetorit ’90, përkrah liderit Azem Hajdari e demokratëve të parë të Shqipërisë së Re dekteri tek ata ma të rinjtë si gjimnazisti i përkushtuar Lulzim Basha, kryetari i sotëm i PD-së, i Opozitës në Shqipëri.
Kësokohe, Flamuri, ky Student i Dhjetorit, ishte i ri, 22 vjeçar. Demokracinë e solli me vete. E kishte në shpirtin e tij, në jetën e tij, në ëndrrat e idealet e tij. Demokracinë nuk e gjeti rrugës dhe as nuk ia dha ndokush rrugës. As nuk e la rrugës.
Flamur Hoxha është krijuesi i seksionit të parë të Partisë Demokratike në Bisht-Pallë – së bashku me xhaxhain e tij, Bahriun, me Arben Cejkuj e të tjerë, më 25 dhjetor 1990, ende pa u krijuar dega e PD në Durrës dhe ndër të parat seksione në Shqipëri, vecmas për zonat rurale. Ai, atëherit, është zgjedhur sekretar i atij seksioni. Pra, është ndër të parët veprimtarë demokratë të zgjedhur në forume drejtuese të bazës të Partisë Demokratike.
Ai, më 24 dhjetor 1990, antarësohet në Partinë Demokratike të Shqipërisë, sëbashku me axhën e tij, Bahri Hoxha, tashti në Itali. Kështu, kësisoj, është e mbetet ndër demokratët e parë të Shqipërisë.
Ai ndejti veprimtar solid në Lëvizjen Studentore në Tiranë, në Qytetin “Studenti”- deri më 15 janar 1991, pjesmarrës aktiv në të gjitha mitingjet, grevat e demonstrat e saj. I tillë ishte dhe në Durrës, në vendbanimin e tij. Ai, si veprimtar i PD-së, lëvizte shpesh jo vetëm në Durrës e Tiranë, por edhe në rrethe të tjera të Shqipërisë, derisa iku refugjat politik në Itali më 5 mars 199. Pra, ishte ndër të parët e PD-së. Ndër themeluesit e themeltarët e saj. Nuk luajti astenjiherë nga istikami. Mbeti ndër vite e dekada një nga emblemat e shumta të saj.
Flamur Lutfi Hoxha ishte dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë në Bashkinë e Kamzës. I 15-ti në listen e PD për Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e fundit parlamentare -2017. Ishte kandidati për deputet që fitoi ma shumë vota ndër të gjithë kandidatët e Opozitës në Shqipëri duke e shkruar edhe me rekorde të tilla biografinë e tij, me rekorde të cilat do ti përserisin edhe kësaj here, më 2021, edhe në Qarkun e Kukësit, në vendlindjen e tij, pasi do të jetë deputeti ma i votuar në Shqipëri.
Ramiz LUSHAJ
Dardani, mars 2021