Arben Çokaj
Një numër politologësh, ndër ta edhe Huntington, e sqaron fenomenin për kombe të ndryshme, që kur ato kanë të drejtë zgjedhjeje, dmth. demokraci, synimi i tyre shpeshherë është të kthehen te tradita, te kulturat e vjetra të tyre… Psiko-analitikisht kjo mund edhe të trajtohet si arratisje nga liria.
Kështu kemi psh. rastin me shqiptarët, që pas rënies së komunizmit, ata i janë kthyer agresivisht kulturës islame, të imponuar dikur me dhunë nga turku, por që kaq lehtë e marrin tani, sikur po konsumojnë suxhuk të shijshëm turk… Gjatë pushtimit osman, u imponua feja islame dhe ajo krijoi neurozat e veta obsesionale në popull, e vazhdon të përçohet në vazhdimësi nga njëri brez në tjetrin, aq sa është tepër e vështirë të trajtohet.
Diçka krejt absurde dhe e padobishme, një mbetje osmane, por ja që një pjesë e shqiptarëve i nënshtrohen ende dhe përkulen lehtë para saj, me imponimin apo sugjerimin më të vogël. E ti harxhon orë të tëra leksionesh, ta sqarosh këtë fenomen, ta ndriçosh trurin e errësuar, por pa dobi, suksesi është mjaft i diskutuar, pasi gjendja e besimtarit është aq e rënduar, sa mund të konsiderohet si shembje prikike e tyre.
Këtë fenomen të kthimit të popujve në kulturat e vjetra, ose nën sundimtarin e vjetër, e vërejmë edhe në dy raste të tjera, që po i ilustroj më poshtë: Kemal Atatirk vs. Erdogan dhe Ibrahim Rugova vs. Hashim Thaçi. E kjo po ndodh edhe pse popujt, turqit e shqiptarët, pavarësisht nga njëri-tjetri, po zgjedhin kthimin nga liderët e tyre në kulturat e sundimtarët e vjetër, edhe pse po e shohin përditë me sy humbjen e tyre, por nuk po mund ta ndalin këtë proces recidiv e regresiv. E kjo është mjaft e habitshme, por ndodh në fakt tek të gjithë ata popuj, pa dijen e kulturën e duhur, të cilët shantazhohen e manipulohen me mjaft lehtësi.
Kemal Ataturk u përpoq t’i jepte Turqisë një orientim evropian, ta nxirrte nga gërhamat e orientalizmit, t’i jepte alfabet latin, shkollim e dije e një ushtri të ndarë nga shteti, dhe Turqia arriti mjaft nën drejtimin e tij e nga orientimi i tij.
vs.
Rexhep Taip Erdogan erdhi në pushtet nga një parti konservative, me bazë fetare islame. Ai e mori pushtetin dhe u bë president, e pastaj me taktika të ndryshme, jo puç etj. arriti të kapë ushtrinë dhe po e çon Turqinë drejt një orientimi anti-perëndimor, oriental e pro-rus, fetar, në kundërshti me orientimin evropian të Ataturk. Erdogan po përpiqet ta bëjë veten më të madh se Ataturk, por duket se gradualisht po kthehet në një diktator islamik, dhe po e çon Turqinë edhe drejt një dështimi ekonomik, e orientimi fetar.
Ibrahim Rugova veproi në kushte të vështira për Kosovën, kur fjala Pavarësi as guxonte të shqiptohej dhe arriti në fund të marrë mbështetjen e kuptueshmërinë e Perëndimit. Ai arriti të krijojë miq në Perëndim dhe kështu Kosova e fitoi Pavarësinë edhe nga mbështetja e Perëndimit. Perëndimi po e mban Kosovën ende me fonde, ushtri e zyrtarë ndërkombëtarë…
vs.
Hashim Thaçi e mori Kosovën petull dhe filloi t’i falë toka Maqedonisë e Malit të Zi, sikur Kosovës po i tepron toka. Tani i ka hipë marria me i falë edhe veriun Serbisë, por amerikanët thonë se nuk përzihen, ndërsa Merkel e kundërshton me forcë ndryshimin e kufinjve. E nëse Kuvendi i Kosovës nuk ia heqë Hashimit mandatin e negociatorit, mundet që ai me Batonin edhe ia falin veriun e Kosovës Serbisë dhe kështu gradualisht i prishin edhe marrëdhëniet me Perëndimin, e ata nuk e ndihmojnë më ekonomikisht Kosovën dhe gradualisht Kosova po bie në kurthin gravitacional serb… Paralelisht, territori i Kosovës po mbushet me xhami, shqiptarët e pashpresë po shohin të ikin, se nuk po u duhet gjë pavarësia dhe perspektiva e Kosovës duket mjaft e zymtë… Po e lanë Hashimin me vendosë, ai për disa miliona e kthen Kosovën edhe një herë nën Serbi… Jo për gjë, por nuk din ndryshe…