KTHESA E GABUAR…

0
1296
Arben Çokaj - pass foto

Arben Çokaj

Psikanalisti Erich Fromm sqaron se ka raste kur njeriu merr një kthesë të gabuar, duke treguar prirje irracionale drejt diçkaje të paarsyeshme dhe dashurohet me idenë e tij gjeniale, që për të tjerët është marrëzi.

Nuk lë gjë pa bërë për të përjetësuar idene e tij të marrë dhe synon që t’i bëjë njerëzit të besojnë, se ai ka të drejtë. I shkon e gjithë jeta pas kësaj prirjeje irracionale (si ata që besojnë, në kërkim të Zotit iluzionar dhe nuk e gjejnë atë) dhe në fund, kur dështon, fajin nuk e ka ai për prirjen e tij të marrë, por bota, njerëzit që nuk e kuptuan dhe nuk e ndoqën pas!

Kjo sqaron psikologjikisht çadrën e marrisë dhe të atyre që vrapuan pas ideve të çadrës, si Sokol Pepushaj etj. Pasi shpesh, idetë e Berishës kështu kanë qenë absurde, jo-demokratike, me mungesë logjike e arsyetimi, por ai i është imponuar edhe me dhunë popullit shqiptar në këto 27 vjet, duke bërë edhe një numër ndjekësish, edhe pse idetë e tij ishin jo-produktive e me bazë irracionale! Pikërisht se Saliu ishte autoritet, disa njerëz i kanë racionalizuar idetë e tij irracionale, si më thoshte një studente dikur: “këtij po i ecën pra!“. I ecën, sa i ecën, kungullit në ujë…

Saliut e Lulit nuk i ka mbetë tjetër tani, ata synojnë vetëm me marri të arrijnë diçka, si deri tani, dhe jo me arsye. E shoqëria shqiptare ka treguar si femrat e pavetëdijshme, se e ha presionin…