Me të gjitha mjetet dhe metodat, vetëm për Shqipëri të lirë dhe të bashkuar, sipas aktit juridik të 28 Nëntorit 1912, të Kuvendit Mbarëkombëtar të Vlorës.
Nuk jam mercenar, por 100% SHQIPTAR me gjak Arbëror të kryehyjnorit Gjergj Kastriotit, me filozofinë kombëtare të Hasan Prishtinës dhe vendosshmërinë e Adem Jasharit.
Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Republikës së Kosovës do të garoj si BARTËS I LISTËS “INCIATIVA QYTETARE E KASTRIOTËVE TË DARDANISË”.
Suksese të gjithve atyre, që do të zgjedhen nga vota e lirë e qytetarëve që ende nuk janë larguar nga Kosova, si pasojë e Spastrimit të Heshtur Etnik të saj nga faqezinjtë e klasës politike, të cilët janë investim direkt i boshtit antishqiptar të Moskës, Ankaras, Beograd dhe Athinës.
Nëse zgjidhem Deputet atëherë pagën mujore do ta dhuroj për familjet e invalidëve të luftës, femrat e përdhunuara nga shovinistët serbo-sllav dhe familjet skamnore!
Duke pasur parasysh se jetësimi i aspiratave kombëtare kërkon kyqjen e drejtëpërdrejtë në institucionet e shtetit tonë, atëherë është e domosdoshme të angazhohem direkt me qëllim kryesor përmbushjen e amanetit të dëshmorëve!
Vlenë të theksohet se arsyeja kryesore për shpalljen e kandidaturës kurrsesi nuk është ambicja ime personale për pushtet.
Më ndihmoft fuqia hyjnore e Gjergj Kastriotit dhe më udhëzoft rruga e drejtë kombëtare e arkitektit të Shqipërisë Etnike, Hasan Prishtinës (Berishës).
Kastriot Berishaj
Bartës i Inciativës Qytetare “Kastriotët e Dardanisë”