Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, vlerësoi lartë punën e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, në Suedi

0
477
Hysen Ibrahimi dhe Talat Xhaferi - në takimin në Shkup, 22 korrik 2019

Shkup, 22 korrik 2019

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, përuroi librin “Thesar Kombëtar të Mërgatës Shqiptare”, nr. 10 në një ceremoni të organizuar nga Kuvendit i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, vlerësoi lartë punën e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, duke e cilësuar se kjo shoqatë në vazhdimësi dhe me këmbëngulësi po realizon aktivitetin e vet kaq fisnik. Shoqata “Papa Klementi XI Albani”, shpalli “Anëtar Nderi”, z. Talat Xhaferi.

Për më hollësisht e keni xhirimin më poshtë:

Dërgoi për publikim, Hysen Ibrahimi, kryetar i shoqatës së shkrimtarëve “Papa Klementi XI Albani”