Kryeredaktori i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak, publicisti, poeti, studiuesi, veprimtari politik e shoqëror, Ali DACI, këto ditë fundqershori, në studion e tij bibliotekare e të punës në Rrozhajë, ia dorëzoi veprimtarit të shquar Rexhep Nikçi “Mirënjohjen” e dhënë nga “Takimi i Gjakovëds, 2021”/ “Gazeta e Alpeve” me motivacionin përkatës “Për kontributet në promovimin, përhapjen e propogandimin, dhe abonimet e shumta të kryera në “Gazeta e Alpeve” në Bavari e Epërme dhe në Gjermani”.
Me këtë rast, z. Ali DACI, Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak, ia dorëzoi z. Rexhep Nikçi në studion e tij në Rozhajë (Sanxhak/Mali i Zi) edhe Çmimin “Pena Alpine” dhënë nga “Takimi i Gjakovës, 2021”/“Gazeta e Alpeve”, për gazetarin veteran, studiuesin e veprimtarin e njohur Maxhun Smajli, me motivacionin: ““Për kontributet shkrimore në pasqyrimin mediatik të Mërgatës Shqiptare në Gjermani në “Gazeta e Alpeve” dhe revistën “Marshi i Mërgimtarit” si dhe për punën me Bibliotekën Publike Shqiptare “Akademik Mark Krasniqi” në Gjermani”.
Z. Ali DACI është publicist, analist, studiues, veprimtar politik e shoqëror, nga Rrozhaja në Malin e Zi/Sanxhak/ njiherit edhe drejtor i Manifestimit Tradicional Kulturor PanShqiptar “Ora e Maleve” (XII) në Rrozhajë; Nënkryetar i Shoqatës Kombëtare “Kosova për Sanxhakun”; “Qytetar Nderi” i Pejës në Kosovë; nënkryetar i të pares parti shqiptare-LDSH në Malin e Zi; i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta me Urdhrin e lartë “Naim Frashëri të Artë”; autor me libra poetik, studimor e publicistik si monografia “Shtigjet e Përgjakura”, vëllim me poezi “Shtigjeve të rinisë”, etj., i nderuar dhe me disa çmime lokale, rajonale e (ndër)kombëtare.
Personaliteti i njohur i Mërgatës Shqiptare, z. Rexhep NIKÇI, duke pranuar “Mirënjohjen” e tij dhe Çmimin Pena Alpine’ për mikun e tij gazetar e veprimtar në Gjermani, për z. Maxhun Smajli, shprehu falenderime e vlerësime për “Takimi i Gjakovës, 2021”, për “Gazeta e Alpeve”-(gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike) dhe premtoi për angazhime e suksese në veprimtarinë e tyre e të Mërgatës Shqiptare në Gjermani për interesat kombëtare shqiptare, për shqiptarët në Rajonin Ballkanik Shqiptar, për komunitetin shqiptar në Gjermani.
Ramiz LUSHAJ
Tiranë, 3 korrik 2021