Kryeprokurores znj. Arta Marku: Denoncoj mbajtjen e stemës së kalifatit turko-osman në fasadën e xhamisë së Parrucës në Shkodër

0
759

Ka shumë vite që myftinia e Shkodrës ka pikturuar në fasaden e xhamisë së Parrucës, nga ana e rrugës kryesore të hyrjes në qytet, STEMEN PERANDORAKE të Kalifatit islamik teokratik të pushtuesit turk-osman me dimensione të stermdhà.

Un si qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe qytetar i vjeter i Shkodrës, para dy vitesh në shkrimin tim të datës 15 shtator 2016 të publikuar në shumë gazeta ( si psh. http://www.gazetadita.al/pse-vula-e-sulltanit-ne-fasaden-e-xhamise-se-parruces-ne-shkoder/ ) i kam kerkuar kryebashkiakes zojes Voltana Ademi, që të hiqej nga fasada e xhamisë së Parrucës në Shkodër STEMA e Kalifatit islamik teokratik, SIMBOL PERANDORAK i pushtuesit turk-osman, si një veprim i kundraligjëshem dhe që njollosë qytetin tonë. Deri më sot asnji reagim.

Publikimi në fasaden e Xhamisë së Parrucës në Shkodër i këtij SIMBOLI PERANDORAK TURK-OSMAN është një veprim kundra Kushtetutës dhe laicitetit te sajë, sepse kultet dhe institucionet fetare në Shqipërinë tonë laike me ligjë janë të shkëputura nga shteti dhe me ligjë institucioneve fetare u është ndaluar të merren me politikë ose të bëjnë në kultet fetare propagandë politike, aqë më tepër propagandë politike të shteteve të huaja.

Ky publikim është shkelje e nenit 225 të Kodit Penal mbi ndalimin e “Shpërndarjes së materjaleve dhe shkrimeve antikushtetuese apo SIMBOLEVE nga jashtë në Republikën e Shqipërisë…”.

Ky publikim është një veprim antiligjor sepse bjen në kundershtim me vendimin e parë të Qeverisë së Parë Shqiptare të datës 28 Nandor 1912 në Vlorë mbi Shpalljen e Pamvarsisë së Shqipërisë nga pushtuesi turk-osman, vendim që është në fuqi edhe sot.

Publikimi i STEMES perandorake të pushtuesit turk-osman është po aqë antikushtetues sa do të ishte publikimi i stemes së pushtuesit fashist italian apo i stemes së pushtuesit nazist gjerman, të ndaluar dhe të denueshem me ligjë në vendin tonë dhe në të gjithë vëndet europiane.

Publikimi i STEMES TURK-OSMANE, të cilën myftinia e Shkodrës e ka publikuar me paramendim per një qellim të errtë, është një veprim antikombëtar dhe antihistorik, sepse hjedh baltë mbi gjakun e mijëra patriotëve shqiptarë të qyteteve tona, të fushave tona dhe të maleve tona, të cilët pa asnjë dallim krahine dhe feje, si vllezer, kan dhënë jeten e tyre gjatë luftrave shumë shekullore per Pamvarsinë e Shqipërisë nga pushtuesi 500 vjeçar turk-osman. Jo kot kryeministri ka shpallë vitin 2018 “Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut”.

STEMA TURK-OSMANE në Shkodër dhe MONUMENTI I SKENDERBEUT në Tiranë perfaqësojnë dy pushtete të kundërt, që perjashtojnë njeni tjetrin.
Prandej, mbasi Kishat, Xhamiat, Monumentet dhe gjithëçka që ndodhet në token tonë shqiptare është e jona dhe shqiptare, un kerkoj heqjen e STEMES PERANDORAKE të kalifatit islamik teokratik turk-osmane nga fasada e xhamisë e Parrucës në Shkodër ku muslimanët shkojnë për tu falur e jo për të ju bërë politikë antikombëtare.

Shprehi bindjen Znj. Kryeprokure se Ju, si perfaqësuese dhe mbrojtëse e interesave dhe laicitetit të shtetit shqiptar, do të merrni masat e duhura konform ligjit per heqjen e kësaj STEME.

Me nderime
Paul Tedeschini, shkodran i vjeter.
Me 20-09-2018