Albin Kurti humbi një votëbesimi muajin e kaluar, por po qëndron si kryeministër në detyrë. Fotografia: Armend Nimani / AFP / Getty Images
Albin Kurti pretendon se Richard Grenell ishte i përfshirë në nxitjen e votave që rrëzuan qeverinë
Shaun Walker, Korrespondent i Evropës Qendrore dhe Lindore, 20 Prill 2020
Kryeministri i përkohshëm i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur një sulm të ashpër ndaj drejtorit të shërbimit sekret kombëtar të Donald Trump, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në politikën e vendit dhe se ka ndihmuar në rrëzimin e ish-qeverisë së tij, me qëllimin për të dhënë një fitore të shpejtë diplomatike për Trump.
Kurti po qëndron si kryeministër në detyrë, pasi partnerët e tij të koalicionit u kthyen kundër tij, në një votim parlamentar muajin e kaluar, që u mor nga diplomatët amerikanë. Përpjekja u prit me mosbesim midis shumë kosovarëve, të cilët dëshironin që qeveria të përqëndrohej në luftimin e koronavirusit.
Kurti pranoi se kriza kishte një dimension lokal, por akuzoi Richard Grenell, i cili është duke punuar në një marrëveshje të mundshme që Serbia të njohë Kosovën, se ishte “përfshirë direkt” në nxitjen e votave.
“Qeveria ime nuk u rrëzua për asgjë tjetër, por thjesht sepse Ambasadori Grenell ishte me nxitim për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë,” tha Kurti në një konferencë për shtyp të mbajtur përmes videoklipit nga Prishtina.
Një besnik i Trump, Grenell është ambasadori amerikan në Gjermani dhe gjithashtu u emërua kohët e fundit si drejtori i detyrës për inteligjencën kombëtare, duke koordinuar punën e 17 agjencive të inteligjencës amerikane. Ai më parë shkaktoi polemikë në Berlin, duke thënë se dëshironte të “fuqizonte” forcat e djathta në Evropë.
“Ajo që ai [Grenell] ka nevojë, është një marrëveshje e shpejtë, për të treguar se ata mund t’i rregullojnë krizat në botë, ndoshta në kontrast me Clinton, Bush dhe Obama, pa ndonjë ndërhyrje ushtarake, dhe kjo mund të paraqitet si një sukses në këtë vit zgjedhor,” tha Kurti.
Ai akuzoi Grenellin se nuk ishte i interesuar për përmbajtjen e marrëveshjes dhe se ishte përqendruar vetëm në marrjen e “nënshkrimit në fund të letrës” sa më shpejt të jetë e mundur.
Pas dështimit të Trump për të bërë përparim në një marrëveshje me Korenë e Veriut ose në Lindjen e Mesme, është e mundur që Shtëpia e Bardhë tani e sheh se Ballkani, si basti më i mirë për një përparim diplomatik, por koha po mbaron para zgjedhjeve të nëntorit.
Beogradi nuk pranon të njohë pavarësinë e krahinës së saj të mëparshme, e cila u nda nga Serbia pasi një sulm i përgjakshëm nga Beogradi, shkaktoi një fushatë bombardimesh të NATO-s në 1999.
Një marrëveshje do të hapte rrugën, që Kosova të zërë një vend në OKB dhe që të dy vendet të bëhen anëtare të BE-së në të ardhmen. Aspekti më i kontraversial i diskutimeve ka qenë biseda për një shkëmbim të mundshëm të territorit. Bisedimet paralele midis dy vendeve janë zhvilluar nën kujdesin e BE-së.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dëshmuar më i pranueshëm sesa Kurti për parakalimet e SHBA-së, dhe të dielën Grenell shkroi në Twitter se kishte folur me Thaçin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vučić, “për të bërë të qartë se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim sot në përgatitje” për dialog. Ai mohoi që ai ose dikush tjetër në diskutime kishin përmendur një shkëmbim të territorit.
Thaçi ka shkruar në Twitter të dielën se do të formojë një qeveri të re këtë javë, megjithëse është e paqartë, nëse ai mund ta bëjë këtë me kushtetutë pa zgjedhje të reja. Kriza e Covid-19 të duket se do të bënte zgjedhje dhe çdo protestë madhore kundër situatës tani për tani është e pamundur.
“Ata shpresojnë që koronavirusi të zgjasë dhe njerëzit do të duhet të qëndrojnë brenda“, tha Kurti. Që nga e hëna, Kosova kishte 561 raste të konfirmuara të koronavirusit, me 12 vdekje.
Burimi: The Guardian
Përktheu Arben Çokaj