KRYEMINISTER, PEZULLOJE DIALOGUN OSE ZHDUKU NGA QEVERIA

0
251
Vuçiq - Hoti

Nga Binak MAXHARRAJ

/Kryeministër, pasi u zbuluan 16 varreza masive në Serbi pezulloje dialogun. Bërë këtë ose zhduku. Mos lejo qe Serbia ta luaj lojën e djallit me kuafamat e nanave, prindërve, motrave dhe vëllazerve tanë/

Kryeminstër është koha qe edhe Kosova ti venë kushte Serbisë. Derisa Serbia më plotë komoditet e pezulloi deialogun për gadi dy vite për shkak te një takse të pëshurrtë, kurse tani po kërcnon përseri me ndërprerjën e dialogut për shkak të Asociacionit në te cilin as se si Kosova nuk bën të leshoi pe.

Por kohet e fundit po vrehet një rremujë nacinalist, shtazarake e krerve te Serbisë Vuçiq dhe Daçiq pinjon të Millosheviqit të cilët po luajnë me gjakun dhe nderin e shqiptarveve duke theksuar hapatazi para botesë së Serbia nuk ka bërë krime në Kosovë, dhe te cilat po mbesin pa ndonjë përgjegje te ashpër nga ana e krerve shteteror të Kosovës.

Por, këto ditë kur në këtë dialog të pakuptimt me Serbinë te cilin Hashim Thaçi na e la si kopil te dera dhe kur është hapur edhe çështja e te pagjeturve, trupulaku dhe çetniku Ivica Daçiq doli hapur me kercnime të të gjitha atyre serbeve qe tregojnë se ku gjenden varrezat masive te shqiptarve nepër Serbi, pasiqe këto ditë dolën në dritë faktet së ne Serbi gjenden diku edhe 16 varreza masive siç deklaroi Çrdomir Jovanoviq dhe Nenad Çanak në një telvizion te Serbisë. Për këtë deklaratë shoveniste reagoi edhe Këshilli Evropës te cilën e denoi ashpër.

Ministri i atehershëm i policisë se Serbisë Dushko Mihajloviç deklaroi se i kemi gjetur edhe 16 varreza masive nlë Serbi, te cilat për shumë vite i mshefen nga opinioni i vetë dhe nga bota. Prandej, në këtë drejtim nuk ka paqë me Serbinë derisa nuk zbulohet edhe varrii i fundit masiv atje.

Mu për këtë ky është një adut i fortë qe te reagoi Kosova ashpër jo me fjalë por me vepra. Kryeministri Hoti nese je vertetë kryeministër duhet qe pezullojë dialogun me Serbinë deri ne gjetjën dhe kallximin e këtyre 16 varreve masive te shqiptarve. Pra, ky është një adutë me i forë i Kosovës se sa ai i taksës dhe ky i fundit ku Serbia po këcnohet me Asociacionin për te pezulluar dialogu.

Pra,Kosova duhte te reagoi ashpër dhe menjëhër sa është ”hekuri i nxehtë” ta lajmeroi BE se i ndërpretë e pezullon dialogun me Serbin deri ne gjetjën e varrezave maseve. Këtë duhet ta bejë pa pardon edhe nese kercnohet bashkësia ndërkombetare, sepse nuk duhet qe Kosova gjitheherë te lëshoi pe, kurse Serbia jo. Këtë duhet ta bëjë Kosova sepse Serbia nuk mund ta mbajë pengë dialogun për shkak mshefjeës se këtyre varreve masive nëpër Serbi që njëzetë vite.

Është detyrë e kryeministrit Hoti te veproi shpejtë dhe menjëhërë ose nese nuk je i zoti ta bejshë këtë ik nga qeveria se nuk je aty sa për faqe e syret.

Pra, kryeministër populli kërkon nga ju te veproni, pezulloje dialogun deri ne gjtjen e varrezave masive te shqiptareve, ky është një kushtë qe do ta dridhë Serbinë gjenocidiale te turperohet para botës për krimet e bëra ne Kosovë.
Pra, kryeminister bëje ose zhduku nga qeveria.