Bota vlon me tensione në maksimum në vatra të ndryshme të krizave, kërcënime ushtarake e për luftë, armatosje të ngutshme, manovra dhe veprime paraluftarake etj, jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Gadishullin Ballkanik. Për më keq, kërcënime serioze drejtuar edhe kundër Republikës së Kosovës, e që në permanencë Serbia ka shprehur hapur pretendime territoriale, kërcënime ushtarake kundrejt saj.
Rusia kishte përpilu një strategji kryesisht kriminale për ringritjen e saj pas rënijes së BRSS-së, e që konsistonte kryesisht në: korruptimin e personave të ndryshëm në vendet ku dëshironte shtrirjen e ndikimit a zbutjen e kundërshtimit; në përdorimin e krimit të organizuar dhe në përdorimin e terrorizmit kryesisht islamik, por edhe atijë pansllavist( si rastin e serbëve në Ballkan, rastin e rusëve në shtetet Baltike a Ukrainë), por edhe në propagandën ekstreme etj.
Serbia të njejtën strategji adoptoi dhe zbatoi në Gadishullin Ballkanik. Që nga shtator 2001, filloi rënija e faktoritetit të Shqiptarëve. Për të vazhduar me defaktorizimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e poashtu edhe defaktorizimin e Republikës së Kosovës. E sot, paqëndrueshmëria politike, ekonomike, sociale e Republikës së Kosovës, pa lënë anash edhe atë të sigurisë dhe ushtarake, edhe më shumë e bënë situatën më të rrezikshme.
Pak ditë më parë, me rastin e përvjetorit të 70 të medresesë Alaudin në Prishtinë, u shokova kur dëgjova dhe lexova, një deklaratë plotësisht absurd, të kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ndër të tjera ishin:
I. Kurti tha se mund të krijohet përshtypja e gabuar sikur historia e medreseve në Prishtinë dhe Kosovë, është vetëm kaq e vjetër, pra vetëm 70 vjet, duke përmendur se qysh në mes të shekullit të 15-të, ky lloj i shkollimit përbashkon frymën fetare islame me dijet shkencore dhe filozofike.
Ambasadori rus në Sofije 1815, përpiloi programin për përdorimin e hoxhallarëve rus, në gadishullin Ballkanik. Të njejtën e përvetësuan edhe Serbia, Greqia në elaboratet e tyre në Naçertani dhe Megali Ide. Pas viteve 1835, kur Perandoria Osmane filloi përfundimisht osmanizimin e Shqiptarëve në njërën anë, nga ana tjetër Serbia, Greqinë etj, në pajtim me elaboratet e tyre, vepronin në asimilimin dhe forcimin e ndjenjës islamike tek Shqiptarët.
Derisa Serbia dhe Greqia e viteve 1810-1850, territorialisht ishin shumë të vogla, ato dërguan kontigjente agjentësh që bashkëvepronin e disa herë edhe në sytë e autoriteteve osmane, për të kriju kushte të përshtatshme që në një të ardhme për t’i pushtu territoret e tilla. Mos të harrojmë që kontribut shumë të madh për ushtritë Osmane kanë dhënë agjentët serb dhe minoritarët serb, kujto betejat e Grykës së Kaçanikut, Silivovës etj.
Gjatë pushtimit të Trojeve Shqipëtare, çdo njësi ushtarake e Ushtrisë së Serbisë, kishte hoxhë, duke filluar nga njësitë më të vogla, deri tek “drzhavni imam”, derisa asnjë musliman në ushtrinë serbe nuk ishte. Prandaj islamizimi i kriptokatolikëve të Karadakut të Luginës së Preshevës deri në Shkup, është vepër vetëm e hoxhallarëve të ushtirsë serbe, derisa ultësira ishin islamizuar edhe gjatë pushtimit Osman.
Fatkeqësisht kujtojmë edhe sot, në Luginë të Preshevës, se me rastin e pushtimit nga ushtritë serbe, më 16-18 tetor 1912, një fes( kapelë e ushtarit Osman) i shitej a këmbehej me tërë pasurinë e paluajtshme të një familje shqiptare, nëse donin të shpëtonin jetën si turq, e të iknin për Turqi, mirëpo edhe në rastin kur iknin, të njejtët i vritnin për turq.
Pasiqë u dëbu Perandoria Osmane nga Gadishulli Ballkanik dhe shkaku i injorancës dhe analfabetizmit total mesin e shqiptarëve, por nga ana tjetër në pamundësi që t’i shfarosnin me spastrim etnik e gjenocid gjatë viteve 1878-1912, e as gjatë Luftës së I Botërore, e panë të levërdishme që t’i përdornin xhamitë për asimilim të shqiptarëve.
Serbia krijoi Bashkësinë Islame pas Luftës së I Botërore, ku në krye të saj vendosi:Hasan Rebac, Ahmed Mehmedbashiq, Fejzi Haxhiamziq, Sheçer Kadiq e të tjerë të cilët i shërbyen Beogradit në projektet e më poshtme. Pas vitit 1937, Bashkësinë Islame me seli në Shkup, e morën “shqipëfolës” që sipas Vasa Çubrilloviqit, i cili në referatin e tij “Problemet e pakicave në Jugosllavinë e Re”, pohonte që :” seperatistët shqipëtar përfituan një armë të fuqishme në duart e veta.
Ata për dy tre vjet aq shumë e shfrytëzuan, saqë e morën në duart e veta krejt organizatën fetare dhe arsimore të muslimanëve në jug, përmes së cilës ata organizuan politikisht dhe kaluan në ofenzivë…” Me këtë rast kuptojmë që gabimisht Shqipëtarët në emër të fesë, filluan të organizonin edhe jetën politike-e cila i shkonte në interes Serbisë, pasiqë forconte ndjenjën fetare dhe dobësonte ndjenjën kombëtare Shqipëtare.
Derisa Mbretëria e SKS-së, nuk lejoi asnjë shkollë shqipe, mbylli edhe shkollat shqipe të kishave katolike, madje gjatë viteve 1912-1929, vrau të gjithë klerikët katolik që ishin në frymën e Rilindjes Kombtare Shqiptare, por edhe shumicën e prijsëve dhe kryengritësve shqiptar( Kaçakëve).
Mbretëria e SKS-së, më 1925, hapi në Shkup shkollën e mesme islame për krijimin e hoxhallarëve për qëllime shoveniste serbe, që quhej Medreseja e Madhe Kral Aleksandri i I-rë, drejtori i së cilës ishte Mehmet Bashiq nga Bosnja që deklaronte veten serb, të gjithë mësuesit ishin serb dhe rus që ua mësonin islamin.
Shembull: sipas statistikave turke të 1908, në:Pejë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë, Vushtri, Prishtinë, Gjilan, Kaçanik, Ferizaj, Gjilan, nuk kishte asnjë turk, derisa në Shkup, Tetovë, Dibër etj, shumicë ishin Shqipëtarët, kurse serbët ishin minoritet derisa turqit nuk figurojnë as si minoritet. Derisa Shkupi ishte si kryeqendër për Shqipëtarët, ku kishte të vendosur seli diplomatike të huaja. Pastaj erdhi periudha e pushtimit serb, kur në Trojet tona përdhuni dhe me hoxhallarë të Rusisë, Serbisë, Bullgarisë, u asimiluan numër i madh i Shqipëtarëve.
Me rastin e pushtimit mbi 120.000 Shqipëtar u dëbuan për turq në Anadolli, pasuar me shpërnguljet 1912-1914, ishin 239.807 shqipëtar kurse në muajt maj-korrik 1914, u shpërngulën edhe 565.472 shqipëtarë, Konventa jugosllavo-turke e 1938, në nenin 4 parashihte shpërnguljen e 40.000 familjeve Shqipëtare( 1939/ 4000 familje; 1940/6.000 familje; 1941/7.000 familje; 1942/7.000 familje; 1943/8.000 familje dhe 1944/8.000 ), ligjet agrare serbe dhe ligjet për kolonizim, pastaj edhe ligjet për kolonizim që parlamenti turk edhe në vitin 1934 i aprovoi, që në Turqi të emigronin jo vetëm turqit, por edhe popullatat muslimane.
Pastaj vazhduar pas Luftës së II Botërore, në janar 1953 mes Fuat Kyprilit që ishte ministër i jashtëm i Turqisë dhe Titos, në Split, marrëveshje gojore, që në vitet 1953-1959 të shpërnguleshin nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sanxhaku, për në Turqi rreth 400.000 muslimanë/Shqipëtarë. Në këtë periudhë u krijuan hoxhallarët e dirigjuar nga Serbia, që në përbuzje i quanim “bedni oxhi”(hoxhallarët e mjerë), që ishin pjesë e Bashkësisë Islame të Jugosllavisë, të cilët propagandonin turqizimin dhe muslimanizimin e Shqipëtarëve. Vetëm në Maqedoninë e Veriut, në vitin 1948 kishte 95.940 turq, kurse në vitin 1953, u bënë 203.938 turq, kurse krahasuar me këtë Shqipëtar më 1948 ishin 197.389, kurse në vitin 1953 ranë në 162.254 shqipëtar.
Këtë e konfirmonte edhe Komisioni për pakicat nacionale të Jugosllavisë në tetor 1959, ku thoshte që Shqipëtarët kryesisht u bënë turq. Shpërngulja e Shqipëtarëve nga viti 1956 deri mars 1959, nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i zi dhe Sanxhaku, ishte 143.800 banorë, ndërsa në vitin 1966 arriti në mbi 250.000 banorë. Pas vitit 1966( por edhe më parë) Serbia nxiti shumicën e Shqipëtarëve që të iknin në botën perëndimore, për të gjetur një jetë më të mirë. Kështu disa dhjetëra mijëra kryefamiljarë e më pas që tërhoqën familjet e tyre, migruan për në SHBA, Belgjikë, Francë, Holandë, Austri, Suedi, Danimarkë, Norvegji etj.
Prandaj pasi së pari ishte synim i Serbisë, lugina Morava-Vardar, për të dalur në Selanik, u angazhu në shfarosjen e shqiptarëve që banonin në atë hapësirë. Mirëpo pastaj edhe e njejta praktikë u apliku edhe në Kosovë. Prandaj Medreseja Alaudin dhe të tjera, janë në vazhdën e njejtë.
Medreseja Alaudin, është hapur me vendimin e Këshillit Ekzekutiv i Këshillit Krahinorë për Kosovën e Metohinë, me vendimin Nr.29503, të datës 26.6.1949, por e cila filloi punën më 1.11.1951. Gjatë kësaj periudhe kujtoni edhe shfarosjet që bënë kundër shqiptarëve në “aksionin e armëve”, gjykimet dhe vrasjet e nacionalistëve shqiptar etj. Kurse në vitin 1962/1963, me vendimin Nr. 759-65, të Kryesisë Supreme Islame të RSF të Jugosllavisë në Sarajeve, u hap “Medreseja e mesme Alaudin” në Prishtinë. Në këto dy medrese, u mësuan gjuhët serbe, turke, arabe dhe thuhet edhe gjuha shqipe. Numri i maturantëve në këtë medrese ishte 19 vetamë 1966-1967, kurse në vitet 1993-1994, ishin 43 veta.
Kurse sa i përket shkollave gjatë mesjetës, në Trojet tona, ato më së keqi pësuan nga Perandoria Osmane.
Duke qenë se shkollimi mesjetar ishte pothuajse plotësisht nën udhëheqjen e kishës katolike, e njejta ishte edhe në Trojet Arbërore. Universiteti teologjik i Durrësit, që ishte universiteti i parë mesjetar në Ballkan dhe ndër universitetet e para në Europë, ku edhe universiteti i parë gjerman u hap në Vjenë 1365, në Haidelberg me 1385, në Këln më 1388, në Erfurt më 1392 etj. Ky universitet kishte 100 studentë dhe u promovuan shumë doktor shkencash dhe shumë teologë-meshtarë për Trojet Arbërore dhe për Dalmaci, Itali etj. Më i njohuri personalitet që doli nga ky universitet ishte Gjon Durrsaku.
Ky universitet u mbyll me rastin e pushtimit të Durrësit nga Perandoria Osmane më 1501, kështu u shkatërru shkollimi i lartë mesjetar. Madje në shekujt XIV-XV, kishte shkolla në Drisht, në Pult, Shkodër, Tivar, Ulqin, Durrës, Prizren, Ulpianë etj. Pastaj kishat katolike që shërbenin në atë periudhë edhe si shkolla, një ndër to ishte edhe Kisha e Shën Barbarës në Balldre, apo që At Donat Kurti tek Hylli i Dritës më 1935, përmend tre shkollat e para shqipe atë të Pllanës, Blinishtit dhe Shkodrës ose studiuesi amerikan Edëin Jacques në librin e tij e përmend shkollën e parë shqipe në Velë të Mirditës, Pllanë afër lumit Mat, në Troshan dhe Shkodër; apo shkollat ilegale shqipe në kishat katolike, si ajo e Stubllës etj.
Sipas librit të Serge Metais, të botuar më 2006, në Paris, të titulluar “Historia e Shqiptarëve”, thuhet se në 1887, në Shqipëri kishte 3.000 shkolla, prej tyre 1.200 shkolla publike turke, 1.200 shkolla private greke, 300 shkolla bullgare, serbe dhe vllahe dhe 1 shkollë shqipe me drejtor Pandeli Sotirin. Edhe shkolla e Prizrenit, e 1889 e ipeshkvit Ndre Logoreci, e drejtuar nga nipi i tij Mate Logoreci, u ndesh në armiqësinë e Osmanëve dhe serbëve. Për të vazhduar pastaj me Mësojtoren e Korçës dhe përndjekjet e pushtetit Osman dhe të klerikëve ortodoks antishqiptar. Për të vazhduar pastaj deri në vitin 1911, françeskanët kishin hapur 47 shkolla shqipe, mes tyre edhe 10 për vajza, por të cilat u mbyllën me urdhërin e Zogut më 1933.
Kurse shkollat e para serbe, u hapën me lejen që e fituan nga Perandoria Osmane, në vitin 1836 në Prizren, më 1848, në Graçianë(Graçanicë), në Vushtri, Pejë. Në këtë periudhë, ishte vala e asimilimit të shqiptarëve nga Perandoria Osmane, derisa kjo perandori serbëve ia dha tokat shqiptare, u lejoi shkolla etj. Madje në organin zyrtar të Vilajetit të Kosovës, në gazetën “Prizren” botohej në osmanisht e serbisht që shkolla serbe do hapeshin në çdo fshat që kishte më shumë se 100 shtëpi. Por nuk lejohej asnjë shkollë shqipe. Kurse në vitet 1893/1894, në Sanxhakun e Prishtinës, funksiononin 27 shkolla serbe për meshkuj dhe 4 tjera për femra me gjithsej 1149 nxënës meshkuj dhe 207 nxënëse femra.
Më shokuese dhe më absurd ishte thënija e Kurtit:”Si një popull me shumicë myslimane, shqiptarët ditën ta ruajnë Islamin mes tyre edhe gjatë këtyre dekadave të fundit, kur për shkak të luftës globale kundër terrorizmit, të ishe mysliman ishte sikur ta mbaje një gacë në dorë, saktë ashtu siç kishte parashikuar profeti i Islamit, Muhamedi”.
Fatkeqësisht vazhdon ende talebanizimi i Trojeve tona.
Më: 28.12.2021
Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
Ky fjalim i Kurtoglut ne kete shkolle antishqiptare eshte fjalim i imponuar me shantazh, sepse Kurtoglu eshte i shantazhuar nga Turqia, permes 14 delegeateve Musliman ne parlamentin e Kosoves… te cilet e mbajne ne pushtet Kurtoglun…
Komentet janë mbyllur.