KRYEMINISTËR ARRESTOJE BATON HAXHIUN?!

0
501

Nga Binak MAXHARRAJ

Kryeministri i Kosovës Ramush Harajdinaj sot është deklaruar për veprimtarinë e Baton Haxhiut. Lidhur me te, ai deklarohet së Baton Haxhiu i paska kaluar te gjitha limitet, por nuk thotë së cilat janë ato limite, që Baton Haxhiu i paska kaluar… dhe vazhdon të bëjë sikur nuk e kupton misionin e Baton Haxhiut, i cili del hapatas e na flet për disa opcione, se kuptoj së çka i vyjnë atij një rol i tillë, nga i vjen, nga kush?!

Kryeministër për punët që po merret haptas, lirshem Baton Haxhiu, pa u pengu nga askush mund ta pyesish Presidentin e Republikës Hashim Thaçin, por edhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Kristaq Rama, te i cili Baton Haxhiu është edhe këshilltar i tij, sepse ky njëri vepron në një linijë me këta dy shtetarë, të cilët po merren me veprimtari anti-kushtetuese, që në fokus kanë coptimin, ndarjen apo shkembimin e teritorit dhe kufijve te Kosovës.

Zoti Kryeministër, ti je shef i ekzekutivit nën juridiksionin tend i ke Ministrin e Brendshme dhe AKI, nga te cilët edhe duhet të marrin informacione me te detajuaja lidhur më “limitet të cilat i paska tejkalu Baton Haxhiu”, por informata te detajuar mund t’i marrish edhe nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Edi Rama, nëse janë te gatshëm të të informojnë, sepse Baton Haxhiu është ndihmësi kryesor rreth ndarjës se Kosovës.

Por zoti Kryeministër po te ndihmoj pak. Baton Haxhiu është figura më tragjiko-komike në Kosovë. Këtë njeri te gjithë e quajnë spiun te Serbisë, pasi ka bashkpunuar me sigurimin serb, sidomos me kriminelin Stanishiq. Kështu thonë shumë portale dhe media në Kosovë. Ky njeri sot sillet si azgan, shetit lirshëm nëpër Kosovë dhe Shqiperi, haptas ju del në ndihmë, por është edhe pjesë e tyre, atyre qe po tentojnë me e shkaterru Kosovën, ban plane dhe skica, opcione te ndryshme, për coptimin, ndarjen apo korigjimin e kufijve. Ky njeri është totalisht në shërbim te planeve Sorosiane dhe serbo-ruse për ndarjën e Kosovës.

Prandaj, z. Kryeministër qe ta keshë shpirtin dhe zemrën e pastër për veprimtarin e tij dhe te atyre qe bashkëpunon me ta rreth qartjës së kufijve të Kosovës qe është një veprimtari antikushtetuese, duhet qe Baton Haxhiun ta arrestoni, që me te të merret prokuroria dhe te vertetojë, se cilat janë ato limite qe Baton Haxhiu i paska kalu, së ato limite se a është i rrezikshëm ky njeri për vendin, a po tenton të bëje shkelje Kushtetuese, sepse sipas Kushtetutes kufijtë e Kosovës janë te pacenueshëm, te panergociueshëm.