KRYEDITA HISTORIKE E PËRJETËSUAR E KOMBIT SHQIPTAR

0
888

Shoku Zoto Korvafa me bashkëshorten.

Tregim nga libri “Shkodra e betejave Atdhetare Kombëtare”.

Me rastin e vitit mbarëkombëtar të Skëndërbeut, dhe 575 vjetorit jubileu i ditës arbnore Krujë Nëntor 1443. Ardhja triumfatore e Skëndërbeut dhe nisja e epokës kushtrimtare fitimtare.

Edhe me rastin e 106 vjetorit të ngritjes flamurit, pavarsisë nga patrioti Ismail Qemali në Vlorë 28 Nëntor 1912.

SALI LEKA

Falenderoj qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës që përjetësuan në Prizrenin historik, Abdyl Frashërin, Sulejman Vokshin dhe Ymer Prizrenin. Këta burra të nderuar jetuan në shekullin XIX dhe kontribuan aq shumë me vite dhe dekada për kombin shqiptar dhe do të kujtohen edhe mbas shekullit XXIX.

Kombi shqiptar 523 vjet nga viti 1389 deri në vitin 1912 ka zbrazur për atdhe tonelata litra gjak, por neve nuk e dimë ekzakt sa milion zemra të djemve dhe burrave, të vajzave dhe grave Pellazgo-Iliro dhe Arbo-Dardane janë tharë nga trupi nga ky gjak i shteruar nga tehu i shpatave makabre otomane, por dimë që janë varrosur mbuluar me dheun pjalmik në tokën e lashtë pellazgjike shënkonstandinike.

Nuk e dimë numrin e njerëzve fisnikë kreshnikë besnikë të atdheut kombit besimtar fetar apostolik të betuar teuratik, përpara dhe mbas epokës 25 vjecare 1443-1468, që kanë jetuar dhe luftuar me në krye Gjergj Kastriotin i lindur në Krujë, por i rritur, i arsimuar në Anadoll dhe Rumeli. Në moshën 22 vjec u gradua gjeneral Sanxhak Bej Skanderbeg. Gradën me dy tituj të lartë perandorak ia akordoi vetë Sulltani.

Sanxhak Beu Skandërbeg Gjergj Kastrioti i arsimuar, i dituruar edhe në shkollë ushtarake, ka menduar dhe vepruar për atdheun e shumë ëndërruar përpara se të vinte në Arbëri nëntor 1443, por në nuk i dimë veprimet e tij me saktësi dhe kontributin për kombin arbnor aso kohe me katër principata Shkodra, Prizreni, Manastiri dhe Janina, që komandoheshin dhe sundoheshin nga gjenerali otoman Hasan Beu.

Edhe Skëndërbeu sundonte dhe komandonte Rumelinë me fermanin e Sulltanit. Rumelinë e okupoi pa luftë se Rumelia u dorëzua nga paniku fama dhe lavdia që kishte strategu viganiku Skanderbegu Gjergj Kastrioti, që askush nuk i dilte ballëhapur në duel, por në befasi i vërsuleshin por strategu Skanderbeg edhe ashtu i grinte si gazhel. Po të qëndronte Skëndërbeu me sulltanin do të okuponte 25 vende të Europës dhe Azisë pa luftuar.

Kur mbretin e Napolit e sulmoi ushtria armike Skënderbeu kaloi Adriatikun për ta shpëtuar mikun e tij Alfonsin nga rreziku. Alfonsi e priti me ceremoni madhështore dhe i tha: “ Të dy jeni fitimtarë. Ushtria armike u largua, e zuri frika, e kapi paniku, sa dëgjoi fjalën erdhi Skëndërbeu. Po të jap si shpërblim 500 ushtarë trima luftëtarë se tani mua nuk më duhet ushtria por miqësia dhe besnikëria me ty Gjergj Kastrioti“. Fatkeqësisht mbas vdekjes Skëndërbeut statistika historike i kanë shkruar dashakeqësit dhe armiqtë e kombit shqiptar dhe jo dashamirësit.

I kanë shkruar me gënjeshtra dhe shtrembërime të fakteve konkrete.
Shteti i Ismail Qemalit dhe i Ahmet Zogut nuk shkruan histori atdhetare kombëtare, por përsëritën shtrembërimet dhe fallsifikimet 5 shekullore të histeriografisë otomane. Këto përsëritje dhe shtrembërime vazhduan edhe mbas monarkisë zogiste që nuk formuan as dituri as kulturë dhe nuk shkruajti histori të vërtetë.

Një shtet që nuk bën dicka të mrekullueshme, madhështore, monumentale për shtateë vjet, mos të mbajë shpresë se nuk bën asgjë të dobishme edhe sikur të qëndrojë në kolltukun e sundimtarit shtatëdhjetë vjet.
Ismail Qemali 14 muaj qëndroi në pushtet dhe u dorëzua, dha doreheqjen dhe vajti e vdiq në Itali. Kurrë nuk duhej tu dorëzonte pa caktuar zëvendësin dhe pa formuar strukturat e shtetit. Mbas këtij dorëzimi Shqipëria kaloi vite të turbullta pa zhvillim as modernizim deri sa e pllakosi monarkia.

Aleksandri i Maqedonisë, djalë i ri 20 vjec, babai Filipi Perandori e gradoi gjeneral.
Aleksandri menjëherë formoi shtet të fortë me kulturë dituri arsim histori.
Në Egjipt ngriti qytetin Aleksandria me shkolla, bibloteka, shtypshkronja.
Maqedonia e vogël me sipërfaqe tokësore por u rrit u zmadhua u zbukurua dhe me kisha manastire kristjane shembullore.
U zhvillua nga Aleksandri mendimtari vizionari 20 vjecar.

Ai formoi falangat maqedone me përmasa përtej ballkanike dhe aziatike.
Njeriu që nuk di etikë kulturë arsim në moshën 20 vjecare ashtu do të përpëlitet i paditur, i pakulturuar, i skremuar deri në zgrip dhe në skaj edhe nëse jeton 200 vjet.
Me jetuar 200 vjet injoranti i mangut obskurant nuk kanë asnjë lloj vlere, as nuk krahasohen me dy vjet jetë të njeriut të kulturuar mendimtar vizionar i plotësuar dhe filozof jetiki i admiruar.
Unë kam filluar të shkruaj poezi dhe tregime në moshën e adoleshencës rinore.
Në shkollë isha student i dhjetave.

Zoto Korvafa

Profesori i teorisë marksiste Apostol Noci më tha: “ Sali more Sali! Në lëndet e tjera histori, gjeografi, fizike, matematike, Ti i mëson mirë me notën 10, ndërsa në teorinë marksiste me notën 8. A nuk më don mua apo teorinë marksiste ” ?
Edh unë i fola: Ty të dua shumë shoku Apostol! Unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka, djalë i ri me aftësi dhe energji vitale nuk dua gënjeshtra, shtrembërime, fallsifikime vulgare brutale. Marksi ka shkruar gënjeshtër dhe shtrembërime dhe unë mjaft e kam notën 8 për teorinë marksiste nihiliste narciziste anarshiste.

Edhe historine e kombit shqiptar e kane shkruar me gënjeshtra të stisura, por unë e dua shumë atdheun Shqipërinë dhe historinë ashtu të shtrembëruar e mësoj për notën 10. Për nderimin e atdheut dhe admirimin që kam për kombin shqiptar të nakatosur, të gjymtuar, të sakatosur.
Ti shoku Apostol nuk jeni mëkatar që u mëson studenteve teorinë marksiste shtrembaluce, por janë ata studentë që u besojnë brockullave të jargosura por të sheqerosura me ilustrime dhe bojatisje artistke fallco dhe skarco.
Unë nuk i besoj dhe nuk jam mëkatar.

Pranoj të burgosem 20 vjet dhe mos të bëhem mëkatar duke besuar procka, zgërdhecka,mysibecka monstruoziste obskurantiste otomaniste, paganiste antikristjane të neveritura, të pështirosura.
Shoku Apostol nisu shko dhe më spiuno në organet e sigurimit dhe merr shpërblimin që të jep sigurimi komunist.
Pranoj të më spiunosh ti Apostol dhe ta marrësh shpërblimin, sesa ta marri ndonjë pseudoshok alabak, langaruc, urithkuc, shtrembaluc.
Profesori i dituruar, i kulturuar Apostol Noci më tha: “ Kurrë jo, kurrë jo! Nuk të spiunoj, as nuk të tradhëtoj Sali Leka. Nuk marr shpërblim duke të burgosur ty Sali besimtari, Sali kristjani i betuar, Sali shkrimtari dhe poeti lirik erotik dhe eposik me kulturë dhe dituri vizionare si Gavril Dara i ri “.

Unë e falenderova shokun e nderuar fisnik Apostolin e admiruar dhe vazhdova të shkruaja libra duke i stivosur vit mbas viti.
85 libra i paraqita për botim por nuk i botuan. As dy libra me tregime historike faktike. Librin me titull “ Me kalorësit dibranë në rrugën e Arbrit ” dhe librin e titulluar “Shkodra e betejave Atdhetare Kombëtare ”.

Unë i padëshpëruar nga këto censurime, përndjekje dhe persekutime të egra shkova tek shefi i ndjekjes së krimeve Zoto Korvafa dhe i fola: Shoku shef! Kam ardhur të spiunoj shkrimtarin dhe poetin Sali Leka, ka shkruar tregime fetare kristjane apostolike, atdhetare kombëtare historike, humane, jetësore, paqësore, teurastike.

Shpërblimin e spiunimit e don e meriton shoku Dhimitri Fullani, redaktori i talentuar në shtëpinë botuese “ Naim Frashëri, i cili ka daktilografuar në makine shtypi librat e mia bashkë me shokët dhe shoqet e mia punëtore të shkathta, redaktore letrare artistike shembullore.
Shoqet e mia fisnike kreshnike, mendimtare, vizionare, guximtare, krenare, besimtare kristjane apostolike, viganesha eposike si fratesha të larta teuratike. Redaksia e gazetës “Bashkimi, Drita, Zëri i Rinisë, Revista Nëntori dhe Shtëpia botuese Naim Frashëri disponojnë fonde monetare por i shpenzojnë duke shpërblyer gënjeshtaruc dhe shtrembaluc të skremuar.

Shefi Zoto Korvafa më tha: “ Ti je vetë shkrimtari dhe poeti Sali Leka! Keni ardhur si dashi të kasapi. E kërkon vetë dënimin maksimal. Të kanë kërkuar në qiell Ti qenke në tokë “.
Operativi i sigurimit Ismail Rama tha: Ti je ai Selbani Shëngjergjani që keni rrahur dy shkrimtarë dhe i keni frikësuar, mos shkoni në polici se do tu rrah për së dyti kur të dal nga burgu “.
Unë u fola: Të tërë iu kanë gënjyer! Të vërteta janë këto fjalë që po u tregoj: Do të shkoj në Stamboll dhe Anadoll të rrah fort 20 historian gafurruc otoman.

Do të kthehem në Ballkan të rrah 20 shkrimtarë dhe 20 gazetarë shtrembaluc langaruc që kanë shkruar gënjeshtra rezilucke për epokën ngadhnjimtare të Skëndërbeut, strategu i atdheut dhe viganiku i kombit Iliro-Arbnor.

Do të shkoj në Itali, Romë, Firence, Xhenova, Milano, Torino, Venecia, Trieste, Padova, Bolonja, Bari, Napoli, Brindizi dhe do të falendëroj me admirim historianë, shkrimtarë, gazetarë italian që kanë shkruar tregime të vërteta për epokën kushtrimtare të Skëndërbeut.

Me iradin ilmin dua të falenderoj skulptorë dhe piktorë Apeninë që kanë realizuar vepra artistike figurative si agim shkëlqim nga epoka triumfatore e Skëndërbeut.

Do të kujtoj me nderim sublim poeten dhe filozofen italiane Margarita Soroki që ka shkruar dy libra me poezi dhe këngë eposike mahnitike për viganizmin dhe humanizmin e Gjergj Kastriotit, kreshniku i Gadishullit ballkanik, shkëlqimtari i përjetësuar kristjan shënkonstandinik.

Shefi Zoto Korvafa tha: “ Na trego ndonjë gënjeshtër të këtyre shtrembalucëve “. Unë i dhashë kopje e shtatë librave të mia dhe i thashë: Lexoi shoku shef dhe mos më përkrah por më jep dënim maksimal për shkrimtarin vital.

Operativi i sigurimit Ismail Rama tha: Pse nuk shkruan edhe ti gënjeshtra Sali?
Unë u fola: Do të shkruaj gënjeshtra kur të mbarojë e vërteta, por e vërteta kurrë nuk mbaron! Ajo shkëlqen, jehon dhe do të jehoje shekuj mbas shekulli.

Gënjeshtarët dhe shtrembalarët e shtrembur vdesin dhe i marrin në varr gënjeshtrat e pista infektuese.
Prandaj unë i kam demaskuar dhe i demaskoj kur jetojnë por demaskimet e mia të drejta të dobishme nuk i kanë botuar frikacakët dhe alabakët urithkuce që janë meë të ndyrë sesa shtrembalucët dhe gënjeshtarucët langarucët.
Këtu po e ndërpres tregimin e titulluar “ Kryedita historike e përjetsuar e kombit shqiptar, tregim i vitit 1978 i gjatë voluminoz në kohen e skëterrit mizorist komunist.

Sot jemi në epokën e demokracisë shembullore dhe u premtoj se do ta vazhdoj tregimin në vitin 2019, viti me shumë ngjarje madhështore për tu kujtuar.
Ju uroj Gëzuar festën e Pavarsisë, 106 vjetori i shkëlqyer që duhet festuar.

Sali Leka Cel 0683855304

Ata që nuk e kanë njohur shefin e ndjekjes së krimeve shoku Zoto Korvafa dhe bashkëshorten e tij i shikojnë në fotografi.

Shefi i ndjekjes të krimeve Zonja fisnike kreshnike besnike mendimtare vizionare në shtetin e rregjimit komunist guximtare krenare viganeshë eposike e dy shekujve XX- XXI

Shenim ekskluziv
Urime shumë urime shoku i admiruar Zoto Korvafa me fëmijët, nipër, mbesa, vëllezër, motra, kushurinj, shokë dhe miq. Për ty,për operativët e sigurimit Ismail Rama, Shpëtim Bubjaku, për hetuesit Pal Gega, Ndue Gjoni, Kristo Andrea dhe për gjygjtarët Stavri, Liljana dhe Mustafai juristë juridikë të devotshëm, kam akoma tregime të vërteta faktike në vitin 2019-2020.
Tiranë Nëntor 2018