Debat me bashkëbisedim me ata mendimtarë që nuk vajtojnë për krizë politike që nuk ka, dhe as nuk ka për të patur.
Sali Leka
Përpara se të filloj debatin me ata djem dhe burra, vajza dhe gra me etikë dhe kulturë njerëzore shembullore dhe me betim e guxim, për të bërë vepra monumentale madhështore, që nuk vajtojnë për kriza dhe protesta politike e kam obligim të falenderoj me iradin e admirim, stafin e gazetarëve, të dy gazetave dinjitoze prestigjioze, që në një kohë rekord botuan dy tregime të mia me fakte konkrete dhe katër poezi.
Po citoj titujt e dy tregimeve:
1- “10 protesta anarshiste regresive dhe mëkatarët e përplasjes civile”
2- “Triumfi i fushtës zgjedhore me vepra madhështore”
Titujt e poezive janë:
1- “Reforma e dobishme e vetingut pastroi ndryshkun e 22 viteve të pseudodjathtizmit dhe varavingut”.
2- “Me gushë fosforike e flladike”
3- “Pa dashje i putha pak vetullat”
4- “Fjalët e tua janë muzikë e melodi e vërtetë”
Poezia e parë është me ngjarje aktuale të kohës sotme nga libri “ Jehona shekullore e reformave shembullore”.
Poezia është me ngjarje reale faktike për reformën juridike të vetingut që po forcohet dhe konsolidohet.
Forcimi dhe triumfi i reformës në organet e drejtësisë ka trembur dhe tronditur, kusarët, zuzarët, spekullantët, gënjeshtarët, shtrembalarët dhe langarët e korruptuar.
Ashtu të përhumbur, të hutuar, të matufepsur, të llumëzhuar dalin nëpër studio televizive, duke vajtuar për krizën politike që sipas mendjes së tyre të mykur rrezikon demokracinë dhe stabilitetin deri në luftë revulocionare komuniste.
Në fakt nuk ka krizë politike kombëtare shqiptare as luftë revulocionare ballkanike por kishte dhe ka kriza psiqike dhe logjike të kusarëve dhe zuzarëve, gënjeshtarëve dhe shtrembalarëve, të spekullnatëve dhe censuristëve obskurantistë monstruozistë.
E theksoj dhe do ta theksoj kriza faktike e shtrembalarëve e censuristëve sharlatanistë, nihilist dhe narcizistë, që në vitet 1979 dhe 1987 nuk i botuan por i fshehën, i mbyllën në bodrumet e diktatures makabre, poezitë e mia lirike, erotike dhe eposike, në dy libra “Blerina Sydelina” dhe “Esmeralda e Dilona në Everest arrin jehona”.
Fatmirësisht 12 poezi nga këto dy libra u botuan në muajin maj, qershor, korrik 2019. I botuan, i publikuan gazetarët guximtarë krenarë me kontribut për letërsinë e dobishme.
Jam në kulmin e gëzimit dhe me kaq për sot.
Për këta gazetarë mendimtarë vizionarë dhe kreshnikë viganikë do të shkruaj në qershor 2020 kur të festoj 12 mujorin e botimit poezive brilante, të mahnitshme, të fshehura 40 vjet nga kusarët e qelbësuar, të infektuar.
Për nderimin sublim të gazetarëve me kontribut të cmuar dhe të betuar për të drejtën, të vërtetën që kanë publikuar tregimet e mia të dobishme e kam obligim nga libri “Esmeralda e Dilona në Everest arrin jehona” sot këndoj poezinë:
ASHTU NË GJUMË E PUTH 120 ORË
Shëtis e këndoj lart në kodra e livadhe.
Shikoj drenusha, skifterina e sorkadhe.
Dëgjoj Esmeraldën e Dilonën mendimtare.
Dilona Esmeraldës i flet, i thotë:
Jeni e mira, e bukura, por e vogla në botë.
Jeni adoleshente, minorene 17 vjecare.
Nuk jeni për dashuri me asnjeri!
Unë Dilona po jam e madhe 22 vjecare.
Eja Esmeralda më shiko mua si guximtare e krenare.
Më admiro kur puthem me poetin eposik besnik.
Edhe ai më dashuron se është vital viganik.
Më dashuron, por ka punë shumë.
Lodhet fort,pastaj flen gjumë.
Unë e rehatoj me gëzim e harmoni.
E ledhatoj e mikloj urtë e butë me kënaqësi.
I thith kërthizën, mjekrën e vetullat.
Ai me thith gushën, supet e sqetullat.
Të dy gjoks më gjoks e gji më gji.
Pa u shikuar me sy, por me shpirt e zemër deri në përjetësi.
Trupi e sytë flejnë gjumë,por shpirti e zemra cdo sekond me dashuri.
Ashtu në gjumë e puth 120 orë.
Nata ekzakt është e shkurtër 12 orë.
Po po shumë e shkurtër 12 orë.
Unë Dilona për jetën dashurinë e mrekullinë.
Natën e shkëlqej, e zmadhoj, e bëj 120 orë.
Dashuria është jeta, shkëlqim e mrekulli.
Për ata që kanë lindur me iradin e harmoni.
Edhe për ata që janë rritur pa egërsi as ligësi.
Egërsia e ligësia janë substanca të logjikës dobët e të mangut.
Që nuk dinë as mirësi as biologji, as mrekulli.
Kurse poeti lirik teruatik, ilminik.
Edhe unë Dilona nektarike diellore.
Kemi lindur përjetë aromatike paqësore.
Sali Leka, Cel 0683855304
SHËNIM EKSKLUZIV 1
Poezitë e librave “Blerina Sydelina” dhe Esmeralda e Diolona në Everest arrin jehona” nuk i botuan shtëpia botuese “Naim Frashëri”, as redaksitë e gazetave “Drita, Zëri i Rinisë” dhe revista “Nëntori” në vitet 1979-1989.
Sot këto gazeta nuk dalin në publik, por janë gjashtë të tjera në Tiranë akoma më të pista, zuzariste,censuriste, sharlataniste, narciziste, monstruoziste sesa ato në kohën e diktaturës makabre enveriste ramiziste.
Këta censuristë sharlatanistë dhe kusaristë të veprave letrare artistike të dobishme jetike, janë vërsulur për ta rrëzuar Edi Ramën me qeverinë socialiste shembullore moderniste, anticensuriste, antisharlataniste, antikusariste, antizuzariste dhe antimizoriste e betuar.
SHËNIM EKSKLUZIV 2
Luftë revulocionare agresive dhe përplasje civile regressive në Shqipëri nuk do të këtë edhe sikur të ngrihen nga varri Kadri Hasbiu gjakatari dhe mizori I klikës marksiste enveriste ramiziste që ka burgosur dhe masakruar 175 shkrimtarë, poetë dhe dramaturgë liberalistë modernistë të admiruar dhe 750 intelektualë humanistë të kulturuar.
Torollakët, injorantët, zgërdhecët, idhnakët, alabakët dhe urithkit që cënojnë me kapsolla dhe molotova të ndryshkur duart dhe gishtat e vajzave shqiptare, mendimtare vizionare, guximtare krenare si gjeraqina dhe skifterina viganike, nuk mund ta rrëzojnë Edi Ramën me qeverinë socialiste jetike as në vitin 2049.
E theksoj as në vitin 2049 nuk mund ta rrëzojnë Edi Ramën me qeverinë socialiste ata shtrembalucë brutalucë, vulgarucë, zgërdhecë dhe langarucë monstruozë që kanë vjedhur, grabitur e fshehur nëpër bodrumet e censurës, katrahurës dhe diktaturës makabre mizoriste 725 poezi lirike erotike eposike dhe 85 libra me 5450 tregime të vërteta faktike të dobishme jetike të shkrimtarit dhe poetit Sali Leka.
Edhe librat me tregime dhe poezi të shokëve të mi shkrimtarë dhe poetë liberalistë modernistë Fadil Pacrami, Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli,Kasem Trebeshina, Kapllan Resuli,Frederik Sokoli, Ibrahim Uruci,Minush Jero, Dhimitër Xhuvani,Zydi Morava, Jorgo Bllaci, Fatbardha Spahiu, që na burgosën, na internuan dhe na persekutuan egërsisht dhe tmerrësisht.
SHËNIM EKSKLUZIV 3
Asnjë demostratë me ulurima e ultimatume pseudoantikomuniste edhe neomarksiste nuk i ngren dot nga varri shokët dhe shoqet e mia të groposura në beterrin e skëterrit marksist.
Ata që vazhdojnë akoma të shtrembëruar dhe nuk duan me u drejtuar.
Edhe ata censuristë mizoristë që kanë mbyllur e fshehur vepra letrare artistike jetike si thesare shinike atdhetare kombëtare.
Bashkë me ata vandalistë hutistë perversa që zhgarraviten në protesta meskiniste llumzhiste.
Protesta kundër reformës në drejtësi dhe kundër votimeve për demokraci për të rrëzuar qeverinë socialiste me Edi Ramën, vizionarin e reformave humaniste.Me kaq për sot. Kam akoma tregime të vërteta, me më shumë se sa kanë 25 shkrimtarë, të burgosur dhe të paburgosur, të persekutuar dhe të priviligjuar.
E theksoj të privilegjuar kishte në kohën e diktaturës që kurrë mos u ktheftë aq sa kishte persekutime të tmerrshme, kundër shkrimtarëve modernistë dhe intelektualëve humanistë diktatura kishte dhe privilegjime për ata shkrimtarë të servilosur dhe survejues të pështirosur të sigurimit por që sot dalin nëpër studio televizive duke zbrazur jargë të pista qurravece me gënjeshtra dhe trillime “ kemi vuajtur shumë nga diktatura , na kanë përndjekur këmba këmbës”.
Këto fjalë të tyre janë procka e brockulla.
E vërteta qëndron e do të qëndrojë survejusit dhe zgërdhecët e sigurimit janë lodhur shumë duke shpifur e sajuar mbas shpine mijra fjalë por dosjet e tyre as nuk janë hap as nuk hapen por bëhet zhurmë e madhe përkundrazi po i mbulojnë, duke botuar sajime dhe trillime.
I botojnë duke shpenzuar pasurinë e vjedhur.
Krimi, korrupsioni, persekucioni spekullimi, persekutimi, censurimi, trillimi, dhe mashtrimi e kanë burimin tek pasuria e vjedhur.
Tirana është I vetmi kryeqytet në botë që ka enkas dhe apostafat redaksi gazete dhe shtëpi botuese që publikojnë gënjeshtra e trillime të rëmdomëta, të neveritura, të qelbëzuara, të infektuara.
Tiranë, Korrik 2019