Lindita GERDECI dritare.info, 2 janar 2019
Rroftë ulja e nivelit ekonomik te shtetëve të pasura dhe rroftë ngritja ekonomike e shtetëve të varfëra, për një ekulibrë midis popujve e të
planetit. Nuk ka çfarë na duhet që shtetet e pasura shpalosin në skenë demokracinë e tyre, të një historie prallore, si një shëmbull i arritjes
së suksesit, të mbuluar me miljarda dollare kur shtetet e tjera kanë popujte e tyre në varfëri ekstreme me barkë bosh, që do të pastronjë
mbeturinat e prodhuara nga kjo formë demokracie liberale si e ç’rregulluar por gjithmonë në përfitim të të pasurëve…
Ata që kanë pasur fatin të jetonjë Shqipërinë ekologjike, në atë kohë nuk ka pasur as militanta ekologjik, apo militanta për mbrotjen e
mjedisit : Rrugët ishin të pastra, ecnim këmbë zbathur në fshat, apo ekonomia lokale ishte aq naturale. Nuk kishim aspak pastruse që
pastronin pallatet tona, jo ishin banorët që pastronin shkallën, hyrjen dhe ditë djele dilnim për pastrim rrethe e qark pallatit…Po keni të
drejtë një kohe e shkuar.
Disa herë erdha në Shqipëri për pushime e verës të viteve 2008-2009-2010-2015, ku mjedisi publik ishte në pikën më katostrofike si në
qytet e si në fshat. Në qytet: Në të njëjtin pallat që kalova rininë time, me të njëjtët komshi, çudi sellja e tyre kishte ndryshuar, një
kontraste aq troditës. Shqiptarët kanë ardhur si ju, si ne, Evropianët, ku prona private zën sot vëndin e rëndësishëm ndaj asaj së pronës
publike apo pronës së përbashkët.
Çudi, shtëpiat brënda shkëlqenjë nga një pastrim i shkëlqyer, por disa herë shikoja që banorët hidhnin mbeturinat nga dritarja, ku kafshët, macet e qentë kanë zëvëndësuar banorët e të djelës të një kohe, për të bërë pastrimin e një pakicë, mos me thënë kur mijtë hellin valle
natës. Më e çuditshme ishte që banorët dalin, qytetarët shëtisin ecin midis mbeturinave, duke mbollkuar frumarrjen mos me marr frymë dhe
çudi asnji nuk merakoset.
Si është e mundur Tirana ime, si është e mundur të përjetosh këtë kontrast, këtë indiferencë të qytetarve të tuaj…
Në plazh, ujrat e zeza hidheshin as 50m larg bregdetit, apo kanali i ujrave të zeza ishte i hapur fare dhe pushuesit kapercenjë atë si diçka
normale, dhe lahen pak më larg ku ujti i detit ishte më kaltër. Turistët të veshur e të lluksozur, që kalonjë pushimet e tyre midis lokaleve et
apartementave të tyre, por asnji nuk merakoset nga mbeturinat plastike të rrethuar me erë të qelbur, që në të shumtën ata shikonjë
lluksin personal…
Isha aq e dëshperuar të shikoj përroin e fshatit, kur një kohë në pushimet e fëmirisë, në fshatin Gerdec, u lanim, notonim, pinim ujë në
burimin e saj por mbeturinat plastike kishin pushtuar ambjentin natural, këtë magji që shumë turiste nëpër botë paguanjë qindra e
qindra për atë pasuri naturale qe kemi pasur dhe qe sot ajo vuan nga indiferenca juaj.
Fola me banorët e fshatit, si është e mundur kjo mospërfillje, mos respektë ndaj mjedisit naturor, mjedisit që të gjithë marrin ajër, apo
jetonjë.
Një bari më tha, që ka kamjona nga Tirana që vinjë dhe i hedhin mbeturinat në grykën e Gërdecit, dhe për fat kësaj dite isha prezente,
duke shoqëruar bareshën me delet e saj. U largova për të përfituar të shijojë naturën atje ku plehrat nuk e kishin arritur ndotjen e kësaj
natyre që flinte në heshtje. Po pashë një kamion që vinte, dhe dy barinjtë më thërrasin, që të isha prezente… Po, pa pike respekti,
kamioni holli mbeturinat si diçka normale, sigurishte u afrova dhe u prezantova si një gazetare e mbrojtes se mjedisit nga komisjoni
Evropian. Ramë dakort, që të paktën çfarë janë mbeturinat plastike t’i merrnin, më në fund i morën mbeturinat plastike dhe ikën.
Më vonë mora të rejat per këtë problematikë, më thanë që për disa muaj në fshatin Gërdec nuk e panë më kamionin, por mbas disa muajsh
më vonë, kamionat vijnë dhe ikin si normalisht.
Në Francë në një stacjon televiziv, 5 Arte, pashë një dokumonter mbi Shqipërinë, « Toka e mbeturinave », isha e shokuar, se nuk fliste
aspak për mbrotjen e mjedisit, jo akoma me helme, që ajo që pashë me sytë e mi, tregonte që shteti shqiptar, merrte plehrat e ndotura
dhe ato plastike apo ato që me shekuj që as natura nuk arrin t’i rikthejë në pleh të dobishëm për tokën, helmi i shteteve të pasura, vallë
kjo është demokracia që ëndërronim? Jo aspak, Shqipëria nuk është kosh plehrash. Kjo metodë parktikohet po ashtu me vendet e Afrikës… Apo mbeturinat e Gjermanisë shkonin në Kinë…
Siç shtuhet e hidhet mbeturinat nga shqiptarët sot nga dritarja, po ashtu shtetet e pasura si Franca, Anglia apo Gjermania e te tjera,
shtyjnë e hedhin mbeturinat e tyre jashtë kufive të tyre. Valle është llogjike kjo ?
Mund të më thoni në qoftese sytë e juaj mund të shikonjë këto plehara, apo mund të arrini të merrni erë jashtë kësaj distance, jashte kësaj
kohe, jashtë kësaj padrejtësie ndërkombëtare?
Në Francë si në shumë vënde të Europës, shembull i « demokracisë » flitet gjithmonë për gjëndjen kritike klimatike dhe gjithmonë dëgjon
këto parrulla: «Duhet të ndryshojmë sjelljen tonë, që fëmijët tanë, gjeneratat e ardhshme të kenë një planet me shëndet të mirë, për një
mjedis natural në ekulibrë me ekologjinë”. Kjo llogikë, apo kjo parrullë është po ashtu një formë marketingu për modelin e sistemit
kapiatilste liberal te ketyre shteteve te « zhvilluar nga ana ndotjes ». Duke e bërë shtetasit e tij, si militantët e si aktivistët të mendonjë para së gjithash, interesin e tyre personal, shëndetin e tyre, fëmijët e tyre, shtëpinë e tyre, fshatin e tyre, qytetin e tyre dhe shtetin e tyre por aspak, për interesin e shtetësave të tjerë të botës, apo shëndetin, fëmijët, shtëpinë, qytetin, fshatin apo mjedisin e Shqipërisë, kur shqiptarët vetë nuk duan t’ja dinë për mrekullinë e vëndit të tyre, që po pikon gjak ndotja sot.
Ajri nuk ka kufi, i vetmi që nuk do t’ja dijë kufive të ngurta, prej betoni, apo prej telave me gjemba, të ushtarve, apo doganave… Në
qoftëse e marrim ajrin si një elementë të pa shmagshëm për të jetuar. Atëher kemi shumë shtete që do të mbyllin hundët nga plehart e
tyre, aq shumë, nga era e ndotjes së ambjentit.
Duhet patjetër të ndryshojmë selljen tonë, jo vetëm shqiptarët por po ashtu shtetasit e çdo shteti, dhe mos të shtynjë pleharat e tyre
jashtë dritares apo jashtë kufive para se t’arrijmë në një krizë azmatike ndërkombëtare.
S’ja vlen patriotizmi i tepruar kur ajri është i helmuar
Lindita GERDECI 23/12/2018
Në Francë
E nderuar Lindita,
Te lutem lexoje kete artikull per Parisin. E pastaj eja e folna per Tiranen…
https://www.huffingtonpost.com/entry/euro-championship-paris-strikes_us_5759cd38e4b00f97fba7b566
Komentet janë mbyllur.