KRIZA POLITIKE NË SHQIPËRI – SI E KUPTOVA UNË?

0
568
Arben Çokaj - pass foto

Arben Çokaj

PD dhe LSI duan të marrin pushtetin, dhe një mënyrë për ta marrë pushtetin, është injorimi dhe poshtërimi i PS-së, me mënyrën banale si ia merr gruaja shqiptare pushtetin burrit të vet, duke i vënë këmbën në fyt, duke e dominuar atë, psh. si ia merr Mona pushtetin Likes, duke bërë sipas kokës së saj, duke mos e pyetur burrin fare… duke i thënë, “ti je qyqar, jep jetën për mua…”

Me këtë mënyrë banale, me fjalë të forta e arrogante, me kërcënime e përgjime, duke sharë e injoruar PS-në, e duke i thënë, “nuk po dëgjon ti? Ta tregojmë ne ty… të marrim gjysmën e shtëpisë…” ia mbushën mendjen edhe disa miqve të mi, psh. shpirtrave të dobët, si Koli gjeturaku, etj. se opozita është fortë… “do e shohësh ti!” – përsëriste Koli, në pritje të tragjedisë…

Ideja e tyre edhe pse banale e ka logjikën brenda, është mendje femër: “një familje nuk mund të mbahet, nëse gruaja rebelohet…” E kështu ata filluan të krijojnë vorbullën, pështjellën, si feja, duke krijuar me sofizma psikologjinë e tyre dominante dhe duke e shtrirë gradualisht në popull…

Shiko retorikat bajate të Monës në studiot televizive. Ia fuste rrenës në gjysëm, ose komplet, me fjalë të mëdha e kërcënime, me të thënë mendja, se kjo lulë, ia ka Ramës loqet në dorë, shpirtin në grusht… prit tani kur po e ekzekuton. Koli gjeturakut e shumë shpirtrave të dobët e irracionalë, kjo u kante nanën, i bënte me folë me vete, sa kujtuan se vërtetë këta po bëjnë namin…

“Shiko Lubo tani, më lër të flas, po dëgjo pra, Ramën e ka braktisë Perëndimi…”
“Po jo ore,” i thoshte edhe Luboja, që s’don me e pa Ramën me sy, “nuk mund të themi ashtu.”
“Po rri ore ti, unë flas për elektoratin tim…” nënkupto, unë flas për Kolin, për shpirtrat e dobët, që duan të gënjehen… me idenë: “a je në mendje ti ore?!”

Rrej – rrej m, se diçka do të mbesë… Dhe në krijimin e kësaj parabole me një mendje dinake e prirje të fuqishme irracionale, PD e PSI u përpoqën të tjetërsonin realitetin objektiv në Shqipëri, të bënin kino, sikur këtu çfarë po ndodh. Kush shihte TV si Frank Shkreli e Vasel Gilaj etj. krijonin përshtypjen se çfarë po ndodh! Kishin marrë për shembull filmin “Wag the dog”, që pati bërë Robert De Niro e Dustin Hofman pas ngjarjeve të 1997-s në Shqipëri, ku presidenti amerikan, për të shmangur një skandal seksual, për të humbur vëmendjen e popullit, inskenoi një film, sikur SHBA i hapte luftë Shqipërisë…

Por meqë pëshjelloja që u përpoqën të krijonin PD – LSI i krijoi mbështetësit e vet, kriza reale në Shqipëri nuk shihej gjëkundi nga i gjithë populli, ne vërtetë kemi probleme, por shumica e dimë, e shohim, se Shqipëria qeveriset sot më mirë se më përpara dhe secili prej nesh e sheh, ok, probleme kemi, por a ia vlen t’ia fusim flakën vendit për të sjellë në pushtet disa, që qeverisin edhe më keq se Rama, se këtaqë kemi?! Këtë pyetje unë i bëja vetes, si shumica e shqiptarëve. Dhe ngaqë kam një mendje racionale, për dreq unë bëj një rezistencë ndaj secilit, që përpiqet të ma tjetërsojë realitetin objektiv, siç bën feja psh. apo disa nga gratë irracionale… dhe u shpreha me kundërshti, aq sa disa njerëz rreth meje kujtonin se unë po bëj lojën e Ramës, si Koli të Monikës…

Dhe kështu hyra në debate me njerëz gjatë kësaj kohe, për të thënë Fake News (shpifje, rrena, stuhi në gotë), nuk ka more krizë në Shqipëri, ajo ekziston vetëm në mendjen e marrë të disa liderve torollakë e zemër-liq të opozitës, që kanë një interes madhor për ta: të ndalin reformat, të ndalin zhvillimin, ta bllokojnë Ramën, të marrin pushtetin, për me ardhë me vjedhë shtetin…

Por a duhet unë si individ dhe shumica e shqiptarëve t’i mbështesin këta spurdhjakë, që me metoda të ulëta e mashtrime, duan të vijnë në pushtet?! JO! Ia thoja këtë njërit e tjetrit e më së shumti Koli gjeturakut, por ai instinktivisht thoshte: “Rama hajn i madh, Rama – mafiozi i Surrelit, Rama – drogaxhi, Rana në burg,” etj. etj. sa fillova të kuptoj, Koli gjeturaku ose po paguhet që ta tjetërsojë realitetin edhe ai, ose ai ka luajtur mendsh, ose e ka të tjetërsuar realitetin dhe po sillet ashtu siç e ndjen, se nuk di ndryshe… ose të gjitha bashkë. Por se luan mendsh dikush, a duhet të luajmë ne?!

Realiteri objektiv nuk mund të tjetërsohej për shumicën e shqiptarëve dhe për ndërkombëtarët, SHBA e BE, të cilët e shihnin se në biseda me ta, me pozitë e opozitë, Rama ishte megjithatë më i mirë se kundërshtarët, se ishte për Reformën në Drejtësi, për zhvillimin e vendit, për integrimin në BE ndërsa opozita jo. Saliu, Luli, Meta e Mona kishin treguar se janë kundër, me fakte.

Pra, e keqja më e madhe ishte te opozita se te pozita, edhe pse përgjimet e paguara për t’u publikuar nga gazeta gjermane e thashetheneve BILD, kishin disa të vërteta implikuese pêr qeverinë Rama e PS-në, që nuk mund të injorohen… E megjithatë, duke vepruar me logjikën e institucioneve, hetimi i këtij problemi të përgjimeve i mbetet si në çdo shtet tjetër, Prokurorisë shqiptare, gjithashtu edhe vendimi, por shteti duhet të vazhdojë të funksionojë me anë të ligjeve dhe rregullave! E jo me anë të rrugës. Puna e keqe është se mbillet dyshimi. Njerëzit krijojnë idenë se institucionet tona nuk funksionojnë si duhet, e këtu e kemi të vërtetën brenda, dhe nuk është e lehtë të pranohet se ka përmirësime, pas shqiptarët shkërdhehrn more për me e sha vendin e vet, kënaqen duke sharë si gabelë… Bukën ua ndalë, e dëshirën për me e sha vendin e vet nuk mundesh me ua ndalê. Kaq të shembur janë…

Ideja e gruas së keqe: “ta tregoj unë ty?!” që kërcënonte burrin e vet, përfundoi në atë që psiko-analisti Frojd e kuptoi se, gruaja e kishte problemin më të madh, por edhe njerëzit e kuptuan, se fajin më të madh e kishte ajo, dhe kështu ajo ia tregoi në fund vetes… E meqë gruaja kishte kërcënuar: “të marr gjysmën e shtëpisë”, e mori dhe iku, doli në rrugë të madhe… e tani po shan nga rruga, duke hedhur edhe gurë në dritare…

Në këtë përplasje forcash, opozita përdori ato elemente që kishte në dorë, për të krijuar vorbull, pështjellojë, destabilizim, dhunë e protesta, ku mundet se janë përfshirë edhe qarqet ruse, ndërsa pozita përdori institilucionet e shtetit dhe mbështetjen e Perëndimit, SHBA e BE, për të mos e lënë vendin të destabilizohet. Dhe fitorja ishte e shqiptarëve, pavarësisht humbjeve, pavarësisht se gruaja virtuale nxorri bythën jashtë, ia panë të gjithë dhe iku nga shtëpia. Ia mori fytyrën edhe burrit të vet, por nuk e rrënoi komplet… Se gruaja e keqe, ta fikë derën…