Nga Skënder MULLIQI
Të gjithe neve ne ndeja dhe në raste të tjera kur bisedojmë me njeri-tjetrin, mendimet shpesh na kthehen nga e kaluara jonë e mirë ose jo shumë për t’u lavdëruar. Ne, që jemi tash më në moshë na shkojnë mendimet së në kohën kur në ishim të ri ishte më mirë ose me keq së koha bashkëkohore. Ne, që kemi jetuar në shtetet e ish bllokut komunist shumica nuk i kemi përjetimet bash të mira, sidomos ata të cilët janë ndeshur në një formë apo tjetër më regjimin e eger komunist. Ne shqiptarët që patem fatin e keq të jetojmë dhunshem nën Jugosllavi përjetuam gjera të rënda, si të segregacionit, të izolimit kulturor, të përjashtimit si popull nga sistemi. Hiç përjetime të mira nuk paten edhe ata të cilët jetuan nën sundimin e diktaturës së vet.
Përjetuam rënjen e komunizmit, përjetuam lirinë e fjalës dhe të shprehjës që nuk e kishim, ose e kishim por e paguanim më dënime të rënda. Nuk ka qenë e lehtë shëmbja e ish bllokut komunist në Evropë, ajo tërhoqi me vete edhe shumë viktima në njerëz dhe të mira materjale. Kjo ndodhi sidomos më rënjën e ish–Jugosllavisë së Titos. Nese dikur nuk kemi “guxuar” të këndojmë lirshem një këngë patriotike, sot e kemi një mundësi të tillë pa asnjë problem. Kjo ndoshta është e vetmja “vlerë” post komuniste të cilën po e përjetojëmë të gjithë. Kapitalizmi është rend shoqëror, i cili nuk e kifizon lirinë e shprehjës. Me ardhjën e demokracisë, liria e shprehjës ka avansuar në vlerë shoqërore në republikat të cilat dolën nga ish –Jugosllavia. Më në fund mund të flasim dhe të bertasim deri në kup të qiellit, mund të ofendojmë, mund të kërcënojmë kënd të dëshirojmë dhe të mbetemi të ‘pa prekur’ nga ligji.
Këtu dëshirojë të bejë një analogji. Nese populli gjuan gurë e dru mbi regjimin, këta të fundit nuk merzitën për këtë punë fare, së i kanë rregulluar të gjitha punët për vete dhe familjet e tyre. Por, kur ndodhë që regjimi të “gjuan” gurë e dru mbi popullin atëherë kemi tjetër muhabet. Kemi të bëjmë më shtypjen e masës së gjerë në forma të ndryshme. Pra, nuk është e njejtë se kur njeriu flet ashtu kotazi dhe nuk vepron konkretisht kunder aubuzuesve, të cilët sot po e rrënojnë shtetin e Kosovës. Kot shkruajmë grafite nëpër mure, kot vikasim në kup të qiellit duke nematisur këtë klasë sunduese për të bëmat e saja të pista, nese na mungojnë metodat e veprimit konkret kunder këtyre keqëbërseve politikë dhe keqbërseve ekonomikë. Të gjithë po kemi të drejte te “shajmë” pushtetin, por nuk po kemi të drejtë ta “heqim” qafe këto pushtet të shfrënuar.
Politikanet të gjitha sharjet dhe fyerjet po i “tolerojnë”, veq një gjë nuk po tolerojnë, nese dikush tenton të vepron edhe praktikisht. Çka është tepër, tëpër është thotë një fjalë e popullit. Nese ka kaluar koha e kërcinimve të pushtetit karshi popullit sikur në kohën e komunizmit klasik, ky kërcnim karshi familjeve tona po bëhët në mënyrën ‘bashkëohore’ të sundimit, në emer të demokracisë po dhunohet çdo vlerë shoqërore. Po shohim sot gjithëfarë fyerjesh dhe sharjesh në internet dhe rrjete të ndyshme sociale, dhe askujt nuk po i shkon “asnjë fije floku”. Krejt këto po kan rrjedhen normale të saj. Nese dikush sot në qender të qytetit bertetë duke sharë “regjimin dhe së qeveria është kriminale” pak kujtë do tia tërheq vemendjën, mund të konsiderohet si njeri i marr.
Ai i cili këtë gjë e shkruan në status konsiderohet si njeri normal. Sot, është bërw normë që në internet të ndahen mendimet e ndryshme, por jo ato të bëhën konkrete në realitet. Kjo është bërë shumë komode dhe është kthyer në fenomen në vete. Njerëzit të flasin diqka tjetër dhe po veprojnë krejt ndryshe. Kritika është bërë e lirë, por nuk është e lirë jeta të cilën po e bëjmë. Jeta sot në Kosovë po na imponohet nga sundimtarët. Elitat politike, të cilat bëjnë “be” në fjalën e lirë, kur është fjala për ti mbrojtë pozitat e larta politike “E humbin kontrollin mbi këtë fjalë te lirë”.
Demagogjinë e kan bërë mënyrë të mbijetesës në politikë. Mos të aplikojmë kritika të cilat kërkojnë shpjegime nga sundimtarët, por të bëjnë kritika të cilat i bëjnë revolucionet. Ajo që i, lidhë të gjithë njerëzit e mirë të këtij nën qielli është si të largohen këto struktura në pushtet. Dëshira është që më këto struktura të kriminalizuara dhe të korruptuara të konfrontohemi më metoda demokratike deri në shpartallimin përfundimtarë të tyre. Mos të bëhemi të pa aftë për të ardhmen dhe përspektivën tonë… Të gjitha pa knaqësitë e grumbulluara mos të mbesin vëtem në statuse, nëpër mure të internetit, dhe në rrjete të ndryshme sociale…