KRIMINELI ALEKSANDER VUÇIQ DHE “PAQËSORI” HASHIM THAÇI?!

0
1001
Thaçi -Vuçiq

Nga Prof. Dr. Binak MAXHARRAJ

1. ALEKSANDËR VUÇIQ

Aleksandër Vuçiq është serb, ishte Minister ne Qeverin e Millosheviqit. Ky i takon skuadrës vrastare të Milosheviqit dhe çetnikut Vojisllav Sheshel, të cilët edhe mund te mos jenë njërëz pos formës së tyre si njerëz, te cilët kanë ba krime ne gjihtë ish-Jugosllavinë. A.Vuqiç më të cilin po bisedon Thaqi është një rrugaq, rrencë i pabesë bile edhe fytyrën e ka të kriminelit, sepse është bashkëpjesemarrës i krimeve qe Shesheli me paralimitarët i kanë bërë në Kosovë. Aleksander Vuçoqin, çuditerishte Hashim Thaqi e quan njeri te paqes, kjo do te thotë se Hashimi po ia falka te gjitha krimet që Serbia i ka ba ne Kosovë, që si duket Thaqi i paska harru apo nuk ka ndegju për to sepse gjate luftës ka qenë larg luftës, si ne stilin hajtë nuk është ba nami pse na kane vra, e djeg e përzhitë,tashti duhet ti falim dhe te pajtohem me ta. Kjo është logjika e njeriu qe nuk sheh më larg se deri te hunda e vet. Falë ky njeri sepse gjatë luftës nuk ju ka vra asnje pulë.

Aleksandër Vuçiq ai është Presidnet i Serbisë, nuk është njëri i paqes, nuk është aspak paçësor,nuk dinë se çka është Demokracia Përendimore, por i përfaqeson vlerat Sllave, vlerat e urrjtjes nadj njërëzve. Ky njëri është i pa paskrupullt të cilit nuk duhet besuar asgje kur çshtë fjala për raportët e tij më Kosvën. Por ky njeri ne krahasim me Presidentin e Kosovës Thaçin, e donë vendin e vetë, lufton për vendin e vete. Ky njeri është më meritori qe Veriu i Kosovës është ne këtë gjendje që është qe pë 18 vjete e mbajti flakën ndezur ne veri, sepse me mendje dhe zemer ishte në Kosovë, hynte dhe delte nga ajo kur te doje. Këtij njeriut edhe nuk i interesojnë aq shume nje grusht serb ne Veri, por i intereson nentoka, pasuritë marramendëse nentokësore te Veriut, ky njeri është në gjendje të bajë çmos për te mos u largu nga Veriu, te cilin vete Hashim Thaqi ia la në dorë, dhe tashti po done edhe me ja marrë krejtë.

Ky njëri është i pabesë, siç nuk kanë besë të gjithë serbet, ketij njeriut nuk duhet zenë besë. Ky njeri te pretë ne besë dhe ne çdo kohë me e pas rastin edhe te vretë prapë. Ky njeri është më zëmer ne Rusi, por i dëshiron parat e Përendimit, filtronë me ta, i rrenë i mashtron deria sa te mundet për interesa te shtetit te vet. Këtij njëriut i ra rasti qe të bisedoj, diagoloj për çështjën e Kosovës.Erdhi deri te dialogu sepse vete na lejuam, sepse patem njerëz te padijshem, hajna të korruptuar ne pushtet, te cilët nuk e donë shtetin e vet, por luftojnë për pushte. Ky njëri gjithëhere ka pas deshirë qete diagoloj me Hashim Thaqin sepse e ka vrejte së mund ta lakoj kah te doje.

2. HASHIM MYFTEREM THAÇI

Hashim Thaqi është nga treva historike e Kosovës Drenica, por ky njeri edhe pse është nga treva historike dhe ka studju historinë nuk është aspak historik don me lanë gjurmë të keqe ne histori, nuk është njeriu qe mund te bëjë historinë. Ishte njëri nga themeluesit e Shtabit te Rognerit ne Tiranë, i cili më shumë bante plane gjatë luftës së si ta mboshte ushtrin e Ibrahim Rugovës se sa ate te Aleksandër Vuçiqit, qe përpak siç thonë analistet nuk u shëndrru ne luftë vllavrasese. Ky njeri siç deklaron edhe vete ka nejtë larg luftës, nuk ia ka përzhitë lufta fytyrën si Anton Qunit me shok. Këta te Rognerit ishin më shumë te interesuar se si ti keqpërdorin parat e popullit dedikuar luftës, se sa te ballafaqoheshin ne luftë me ushtrin e A.Vuçiqit. Por, falë Zotit, UÇK-se dhe Nato-s Kosova u çliru,u liru, por liria e saj mbeti sakate, pa veriun, mbetë vjerrur as ne qiell as ne tokë siç thuhet, sepse kjo i konvenonte Sërbisë për ti rrasë këmbet sa më thellë ne Veriun e Kosovës. Për te gjitha këto vite Serbia shantazhoi me veriun, e lujati lojen e djallit.

Për veriun me 2011 filloj njefarë dialogu teknik me Serbin, i cili nuk ishte deshtë te ndodhë, sepse me këte edhe zyrtarishtë Serbia u fut në lojë në luftën për rrembimin e Veriut të Kosovës. Për shtatë vjetë u ba një dialog i pakumtimtë, pa krrfarë rezultati pa kurrfarë transparence për Kosovën por me disa Mareveshje qe Hashim Thaqi si finok që është, pa dijën e askujt dhe ne damë te Kosovës i bani më Serbin, siç ishte Demarkacioni me Malin e Zi te cilit ia dha 82 mije hektar tokë dhe Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, të cilit po ia ven kulmin.

Këto ditë Hashim Thaqi në krye ne vehte, pa e pyet askend ne stilin e nje despoti, tha se do ta bajme nje Mareveshje histrike me Serbin pa kurrfare kushtesh, thuese Serbia ska ba asgje ne Kosovës, dhe tha do te kemi kompromise te dhembshme. Për cilat kompromise e kë fjalën z. President. Me sa di unë Kosova nuk i ka borxhe asgje Serbisë, por Serbia ka hy ne Kosovën e “çlirueme” dhe po don hala me marr diçka nga Kosova, po don me e marr ate për te cilën luftoi qe 19 vjet, pra me e marr mbikqyrjen e Veriu, përmes Asociacionit, për t’i marrë nënmbikqyrje pasuritë marramendese të Kosovës, pa te cilat Kosova do te ishte si një “lopë shterpë”. Thjeshtë don te krijojë një ”mini shtet” ne shtetin e Kosovës.

Hashim Thaçi i cili këto ditë shkoj te bisedoi me kriminelin Vuçiç pa kurrfarë autorizimi, pa kurrfarë te drejte as morale e as Kushtetuese, pa ndonjë konsensus te Partive Politike dhe Parlamentar, krejtë ne menyrë private e uzurpoi dialogun dhe u nis te takohet atje me kriminelin A.Vuçiq. Shkoj atje si harambash, me duar ne xhepa, dhe më kokë te shprazët pa ia ba me dije Serbisë për gjenocidin qe e ka bere ne Kosovë, për viktimat, për te pagjeturit, për te dhunuarat nena e motra tona, për kalljën e Kosovës e te bame krejte tokë e djegur, pa kuurfar kërkim falje, thue se për Hashim Thaqin gjatë luftës Serbia nuk na ka vra, por veq na ka ”lemuar”. Shkoj atje te diagoloj me palën Serbe më kriminelin Vuçiq e cila ishte armatos me “argumete” plane e skica ne luftën e pakompromisë për ta marrë Veriun e Kosovës, e ky si qyqan rrinte krejtë i hutuar ne ate tavolinë pa asnje leter, skic, plateformë përpara tij. U çudit krejtë bota.

Më te këthye krejtë si një njeri i hutuar që ishte tha se biseduam për çeshtje te mëdha, te vështira me Serbinë. Tha së edhe Asociacioni veq është pune e kryer, ndoshta ashtu siç janë marr vesh qe ne vitin 2015 dhe se për këtë kerkohet te bahet konsesione te dhimbshme ku duhet te bahën edhe ndryshime Kushtetuese për ti thanë Asociacionit kompetenca ekzekutive e qe është edhe kërkesa kryesore e Serbisë. Në këtë tokë te Kosovës askush nuk nuk ka te drejtë te bajë ndryshime Kushtetuese për interesa te shtetit tjetër, sepse me këtë, ne vend se te ruhet sovraniteti, atehere me këto ndryshime edhe zyrtarisht Kosova e ka humbur sovranitetin ne ate pjesë te sajë dhe kështu rrezikohet qe ngadal Veriu të rreshtet kah Serbia, sepse përmes Asociacionit ajo e kontrollon ate pjesë pa e pytur fare Kosovën. Ky do te ishte edhe fundi i sovranitetit dhe shteti te Kosovës por edhe fundi politik i Hashim Thaçit, sepse një shtet i cili nuk e kontrollon teritorin e vetë nuk është shtet.

Mu për këtë arësye sa hala nuk është vone, opozita dhe nje pjesë e pozitës,duhet të bajnë çmos qe kjo të mos ndodhë, dhe te ia baje me dije me fjalë e me shkrim Bashkesise Evropine se Hashim Thaçi nuk e ka atutoizimin te bisedojë me Serbin dhe sëçdo Mareveshje e arrijtur me te nuk do te pranohet, sepse Hashim Thaqi gjatë gjithë këtyre shtatë vjeteve te dialogolizimit ishte një lojtar i keq, i cili me shumë i bane dame Kosovës duke i dhanë favare Serbisë, sikur ajo te ishte viktima e jo agresori. Pra, Thaçi duhet me çdo kushtë te ndalohet qoftë edhe me protesta te fuqishme popullore, dhe për te ia ba me dije se askush nuk ka të drejtë të luaj me fatin e Kosovës për disa interesa ndoshta krejtësisht përsonale