Kriminelët që vranë shumë gra nga veriu

0
577
Marta e Prena Tarazhi

Mirela Jubani në FB

Kriminelët që vranë shumë gra nga veriu, ata kriminelë të atëhershëm sot marrin këste dëmshpërblimesh si të persekutuar politik.

Terroristet e “Komitetit të Maleve” me ne krye Mark Gjon Markun në vitin 1949, kërkonin rrëzimin e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo çmim që të ishte i mundur, duke mos kursyer gjakun e askujt, mjaftonte që të arrihej qëllimi. Ishim përballë një terrori dhe një kasaphane të pashembullt. Vrasjet e tyre kishin arritur dhe te gratë, pa pyetur për asnjë ndjenjë njerëzore.

Nuk ishte pak rasti i kunatave, Marta e Prena Tarazhi, të cilat u rrëmbyen natën mizorisht nga bandat, vetëm për faktin se kishin shkuar në hekurudhë dhe nxisnin emancipimin në radhët e grave në zonë.

Ato u lidhën me litar pas një peme kumbulle dhe aty, në mënyrën më barbare, iu prenë gjinjtë dhe u masakruan me thika derisa vdiqën.

Ka raste të tjera si ai i Dilicës së Fregnit, të cilën e grabitën natën, duke e hequr me forcë nga duart e nënës së saj qorre, dhe e çuan diku afër shtëpisë, ku pas masakrimit e therën dhe e pushkatuan.

Tipike në kësisoj rastesh është ai i vajzës nga Oroshi që quhej Prena Përkola, e cila njihej ndryshe me emrin “Cuca e Oroshit”, që e vranë me armë në prezencën e dy fëmijëve të mitur (Agimit dhe Albinës) në djep. Apo ai i Shkurte Carës apo Mrika Lokës. etj. etj.

Keto terroriste jo vetem jane reabilituar, jo vetem janë dekoruar, por marrin dhe këste “dëmshpërblimesh” pa fund, që do t’i paguajnë deri dhe foshnjet, që janë akoma në bark të nënës…