KRIMINELET E VRANË PARA 20 VITESH, PAS 17 VITESH E SHPALLËN HERO TË KOSOVËS

0
326
Hashim Thaçi nderon Haki Imerin

E TMERSHME DHE SKANDALOZE:

Nga Binak MAXHARRAJ

Sot bëhën 20 vjet kur me 2 nentor 1999, fill pas çlirimit, ne fashtin Burojë të Hashim Thaçit u kidnapua dhunshëm mesuesi dhe aktivisti i njohur i LDK, Haki Imeri. Haki Imeri ishte pika e djalit, mesues i përkushtuar, që rrezatonte dritë dhe dituri ne atë anë. Ishte edhe mesuesi dhe kujdestar klase i Presidentit Hashim Thaçi. Por, ishte edhe krah i fortë i Presdientit historik Ibrahim Rugova, duke e mbajtë gjallë LDK ne atë anë.

Më 1 nentor 1999 shkuan me dy vetura dhe e kidnapuan dhunshëm ne fashtin Burojë. Të nesermën me 2 nëntor, Haki Imeri u gjet i vrarë, i karbonizuar ne fshatin Araçevë. Dhembja e pikëlloi familjën e tij. Ishte kjo vrasja e parë politike e pasluftës. Shumë njerëz, por edhe krejtë Drenica mbeten me gojë hapur nga kjo vrasje makabre, i mallkonin vresesit, kriminelet qe mbanin emrat shqiptarë.

Vellau i Haki Imerit, Imer Imeri nuk la gje pa levizë se a mos mund t’u bie ne fije vrasesve, sepse vrasesit duhet të ishin te asaj ane. Dha deklaratë, foli nepër medija për vrasjen e vellaut të tij Hakiut. Imer Imeri nuk e zinte gjumi – gjumë për t’i ra ne fije kësaj vrasjeje. Por kot, drejtesia ne këtë rast nuk lëvizëte, nuk e bënte punën e vet, e kishte gozhduar dikush. Familja po dyshonte edhe në Hashim Thaçin. Në një rast patë deklaruar se unë ”nuk kam thanë se Hashim Thaçi e ka vrarë vëllaun tim, por theksoj ne veçanti, se Hashim Thaçi e din se kush e ka vrarë vellaun tim”, kjo ndryshe i bje jo Hoxhë Alia, por Ali Hoxha, siç thotë një thënje e popullit.

Por një natë para 17 vitesh dikush e kishte parë një andërr te keqe. Dhe pa një pa dy Hashim Thaçi shkon turr e vrap te familja Imerajt me e la vehten sipas kanunit, duke ba be në 124 pleq, se ai nuk kishte dorë ne vrasjen e Haki Imerit – mësuesit të tij. I “ligu” Imer Imeri, vellau i Haki Imerit, i cili për këta 17 vite çoi shumë pluhur dhe beri akuza, duke e drejtuar edhe gishtin kah vrasesit e mundshëm, u dorëzua para Kanunit, para besës së Hashim Thaçit me 124 pleq.

Hashim Thaçi, i cili për 17 viteve, as qe i kishte rënë ne mendë te shkojë ne vizitë, e as në ngushëllime te familja Imeraj, u turr me vrap të shkone në oden e tyre, për me i ba be ne emër të 124 pleqve, te bazuar ne kanun. I “ligu” Imer Imeri e hangri këtë gjurulldi. Pa pelqimin e familjes se ngushtë, e lejoj Thaçin te mbanë homazhe te varri i vellaut, e lejoi te mbajë mbledhje komorative për mesuesin e tij pas 17 vitesh, bile Presidenti i Kosovës shkoi edhe më larg, duke e shpallë Haki Imerin, Hero të Kosovës.

E çuditeshme, qe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ta shpall hero te Kosovës, nje kativist për meritat e tij në LDK.

Më te gjitha këto, sikur nuk po pajtohet familja e ngushte e Haki Imerit, qe do te thotë se familja e ngushte nuk ishte pajtuar as me sjelljën e vellaut te Hakiut, Imer Imerit, i cili për krejtë ketë pati ”hy ne mal pa sakicë”. Familje qe para 20 vjetesh po kërkon drejtesi për Haki Imerin, për njeriun, i cili ishte i pari në rrugën e të gjitha vrasjeve të pas luftës, ata vazhdimisht janë ankuar, po kërkojnë drejtesi, e drejtesia as se si te arrijë deri te Haki Imeri, ajo është e kapur, e zapueme nga vrasesit e tij.

I ka mbete e vetmja shpresë, qe Gjykata Speciale ne Hagë ta thotë fjalën e vet dhe te zbardhë të vertetën.