PORTRETE KRIJUESI TË SHPËRFILLUR
Nga Sinan GASHI
Në aradhen e krijuesve letrarë dhe intelektualëve të shpërfillur nga sistemi i tmerrshëm monist, që jetën e përfundoi në mënyrën më fyese për një personalitet të tillë, edhe Veis Sejko. Lëvizjet e shumta, përherë të kushtëzuara, nuk ia larguan vëmendjen për asnjë çast nga çështja kombëtare dhe bëmat për të, dike e ndjerë obligimin prej intelektuali që veprimin e bënë në mënyrën njerëzore dhe dinjitoze, duke lënë të shkruar atë si mesazh bresave.
Biografia elementare
Edhe pse shumë gjëra për personalitete e fateve të tilla nuk dihet tërësisht, së pakut diçka do të thuhet, që të mos e mbulohu edhe më harresa e dinamikës jetësore.
Veiz Sejko është i lindur në Konispol – Çamëri, në vitin 1912. Ngase si tetëvjeçar mbetet jetim, atij i duhej të kryente shkollë dhe njëkohësisht të bënte punën e shegertit. Vullneti për dije e nxitë që të niset në këmbë për në Shkodër që të vijoi gjimnazin, më 1927. talenti e ngacmon që në moshën 17 vjeçare, duke vënë emrin në të përkohshmet, e cila disa nuk u shkonte për shtati, andaj edhe e arrestojnë për ta liruar pas pak kohe.
Sanksionimi ishte vazhdimi i shkollimit të mëtejmë aty. Për të kërkuar dijet, për të cilat ndiente qëllimin e jetës, ai ikën në Jugosllavi, ku sërish e pret burgimi për gjatë muaj. Më pastaj atij i lejohet shkollimi në gjimnazin e Krushevacit, kur edhe e përfundon në vitin 1933.
Pastaj, me dëshirën e pashuar për dituri, mësynë Universitetin e Beligradit, ku regjistron Fakultetin e Drejtësisë. Edhe pse ishte student, ai asnjëherë nuk e ndaloi aktivizimin dhe ngritjen e problemeve për të drejtat e shqiptarëve. Kështu, për shkak të dy artikujve në paraqitjen e vuajtjeve të shqiptarëve të Kosovës, ai sërish burgoset, për t’a larguar nga ky shtet, duke e deportuar në Shqipëri si njëri i padëshirueshëm.
Dëshira e përhershme për studime nuk i shqitet për asnjë çast, kështu, pasi i akordohet një bursë, ai i vijon studimet për drejtësi në Romë të Italisë. Pasi e mbaron studimet më 1940, me ndihmën financiare të disa shokëve, kthehet në Tiranë.
Odisejada e jetës së tij nuk ka të ndalur: nis si përkthyes në Radio Tirana, vijon në shkollën e oficerëve, por flakët tej si i padisiplinuar, pastaj një arrestim, haset gjyqtar në Prizren.
Në pasluftë, ai punonte në Ministrinë e Drejtësisë, pastaj vijon me punën e avokatit, deri sa shteti monist e ndalon këtë profesion me ligj.
Duke mos pas mundësi pune tjetër, për të ekzistuar ai detyrohet që të shesë cigare rrugëve të qytetit, deri në ditën e pestë të janarit të ftoftë 1985, kur i mbyll të gjitha brengat, të cilat i merr më vete.
Ja një jetë përplot travaje e një intelektuali të shquar dhe krijuesi të dëshmuar me vepra letrare e shkencore, të cilat gjumërojnë nëpër kasaforta.
Njoftime për krijimtarinë
letrare e shkencore
Veis Sejko kishte dëshmuar prirjet krijuese që në adoleshencën e tij. Siç u tha më herët, ai shkruante si gjimnazistë, për të gjithë i interesimeve të njëjta si studentë edhe më vonë si jurist i diplomuar. Mbase përcjellëse e jetës së vuajtur iu kishte bërë vetëm krijimtaria, e cila ia lehtësonte ngarkesën emocionale ndaj padrejtësive kombëtare dhe njerëzore.
“Në gjithë shkrimet e tij që në periudhën e parë, përfshijnë një hark kohor të viteve 1929-1940 nuk ka temë tjetër përveç asaj atdhetare, dhe veçmas asaj të shtypjes së shqiptarëve në Jugosllavi”, shkruan B. Dizdari. Mbase që i ra fati të jetoi në atë shtet sllav, ai e pa nga afër realitetin e hidhur antishqiptar.
Duhet të thuhet se ai bashkëpunimin e pati me të përkohshmet shqipe që dilnin në Rumani, si “Shqipëria e Re” e Konstancës dhe “Kuvendi Kombëtare” i Bukureshtit, dhe atyre në Shqipëri, si “Arbëria”, “Besa”, “Telegraf”, “Shekulli i ri”, “Ora” e të tjera që dilnin në vitet ’30.
Pasi e përjetoi dhunën për shfaqjen e mendimeve të lira, shkrimet në periodik ai i nënshkruante me disa pseudonime, duke menduar që të humbas gjurmë tek pushtetarët. Pseudonimet e tij janë: Oksejevi, Marko Mikelini, Taraboshi dhe Korrespondenti.
Krijimtari e tij gjithëjetësore letrare përmblidhet në dy romane, disa vëllime me tregime dhe e dy dramave. Ndërsa, nga lëmi shkencor, ai shquhet si mbledhës folklori shqiptar, autor i dhjetëra artikujve shkencore dhe, si kulminantë, veprën shkencore “Mbi elementet e përbashkëta në epikën shqiptaro-arbëreshe dhe serbo-kroate”, një vepër unike kjo me formën krahasimtare.
Duke e njohur fatin jetësor, nënkuptohet
fare lehtë edhe fati i veprave në dorëshkrim.
Pra, siç dihet dhuntia e krijuesit që e ka bashkangjitës sakrificën e jashtëzakonshme, as ky rast nuk bënte përjashtime. Vullneti se po thotë diçka me rëndësi të veçantë, ai kohën e pushimit e shndërronte në kohë pune intelektuale.
Madje, në një rast, ai shpjegon vetë qëllimin e asaj pune të mundimshme: “Qëllimi i këtij punimi është që të kthejë për së mbari atë që është hedhur përmbys dhe pikërisht të vërë në dukje se me ç’pasuri shpirtërore, shoqërore dhe materiale dy popujt tanë u takuan, çfarë kishin për t’i dhënë ose për t’i marrë njëri-tjetrit dhe cili ishte zhvillimi i tyre i mëpastajmë.” Sejko kërkon ballafaqim faktesh shkencore, për t’i ndaluar “britmat e autorëve serbokroatë, të cilët rivendikojnë me të madhe primatin e folklorit tonë kreshnik si i prejardhur nga folklori i vendit të tyre”.
Rreth kësaj vepre janë sjellë edhe dy personalitete të çmuara të kulturës shqiptare, studiuesi i shquar i nivelit botëror, prof. Eqrem Çabej dhe shkrimtari po ashtu i përmasave botërore, Ismail Kadare. I pari kishte kërkuar që të botohet kjo vepër në dorëshkrim, që më 1978, madje që ajo “të botohet së pari në e anglisht e frëngjisht”, duke e parë rëndësinë he seriozitetin e temës dhe punës së studiuesit Sejko.
Ajo nuk ndodhi, për shkaqe politike ndërshtetërore të kohës. Ndërsa i dyti, I. Kadare e kishte si mbështetje në shkrimin e veprës së tij “Autobiografia e popullit në vargje”. Madje Kadare nuk lë pa e përmendur, “Siç ka thënë V. Sejko në një studim të tijin për ciklin e kreshnikëve…”
Vepra në fjalë nuk ishte vetëm qëllim i ndriçimit të një të vërtete vetëm rreth folklorit, por ajo shtrihej në përmasat e vlerave dhe aktualitetit gjithëshqiptar.
Sejko kur dhënë konstatime duke u mbështetur në burime shkencore të ndryshme, si në veprat e Vuk Karadžić-it, në veprën e Vincenzo Dorsa: “Su gli Albanesi, ricerche e pensieri”, Napoli 1847, e August Dozon: “La poesie populare serbe”, Paris 1859, e rusit P. Rovinski: “Crnogorje”, 1860, e Dr. Milan Shuflai: “Serbët dhe shqiptarët”, Tiranë 1926, e Milivoje V. Knežević: “Gusle javorove”, Ohrid 1960, e tjerë.
Fragmente nga vepra shkencore e V. Sejkos
“Serbia s’ka këngë popullore kreshnike. Serbia guslën e njeh përmjet rapsodëve të jashtëm endacakë të verbër ose të paverbër, që sillen poshtë e lart për të fituar bukën e gojës, dhe meqë e dinë që në Serbi nuk ka epikë i vardisen pikërisht asaj.”
***
“Si paradoks i parë i epikës serbokroate duhet përmendur lindjen e saj pas letërsisë artistike. Si pasojë, ajo ka gjuhë ku e ku më të kultivuar se gjuha letrare. Si paradoks tjetër i epikës serbo kroate është për t’u shënuar se të gjithë popujt që formuan Jugosllavinë, kanë epikë kundër tjetrit, pra epikë vëllavrasëse.
Tjetër paradoks i kësaj epike është, se kreshnikët nuk janë ngritur për qëllime kombëtare, por të shtytur nga okupatorët e ndryshëm dhe të paguar me rrogë mujore ose vjetore prej tyre. Paradoks është edhe fakti se cikli i Kosovës më 11 këngët e tij mbi luftën serbo-turke në fushën e Prishtinës më 1389, nuk njihet në Serbi, aq më pak në elementin serb të Kosovës…”.
***
“…Epika shqipe nga ana e saj nuk njeh vëllavrasjen, gjakmarrjen. Antagonisti i epikës shqipe nuk është asnjëherë shqiptar, por gjithmonë krali serb dhe sulltani turk. Ndërsa epika serbokroate është e vonët, në çdo rast pasturke, epika shqipe është e hershme, e gjitha paraturke. Cikli i Mujit e Halilit ka kundërshtarë, siç thamë, kralët, pra ka moshën e tyre që edhe periudha 1170-1389, kurse cikli i Skënderbeut ka vjetërsinë e heroit (1405-1468).”
***
“…Vonesa e epikës serbokroate nuk është e rastit. Kroatët ndenjën nën zgjedhën hungareze nga viti 1102 deri më 1918, boshnjakët gjithashtu nga viti 1137 deri më 1463 nënë hungarezët, pastaj deri më 1878 nën turqit dhe deri më 1918 nën austriakët. Dhe, siç dihet, nën zgjedhë epikë kreshnike s’mund të krijohet, përveç kur kombësia ka një zonë të lirë, si p.sh. Shqipëria Malësinë ose Himarën…”
***
“Ernest Koliqi thotë: ‘Për mendimin tim këto kangë, kanë të drejtën të nderohen si ma të vjetrat dhe ma shqiptaret midis kangëve që njihen deri me sot.’ Ndërsa Eqrem Çabej, thotë: ‘…Në malet e Shqipërisë janë ruajtur të gjalla meloditë e lashta të vendit, meloditë që muzikalisht dhe kronologjikisht më të vjetra, rrojnë në këngët e malësorëve të Shqipërisë Veriore. Kjo këngë solo, e fortë, është shprehja e qëmoçme e malësorit të lirë, gjurma tingëlluese e fundit e shtresës primare të kulturës shqiptare’”.