KRIJUES NGA KOSOVA, SHQIPËRIA DHE DIASPORA U BASHKUAN NË FESTIVAL TE KULLA E ZAHIR PAJAZITIT

0
1194

• Çmimi i orës letrare iu nda : Vendi i parë (I), Musa Jupolli,që jeton e vepron në Paris, vendi dytë (II), Naxhije Doçi – Prishtinë dhe vendi tretë (III), Odise Plaku – Tiranë
• U përurua revista kulturore letrare “Orfeu”

Milazim F. KADRIU

Pas aktiviteteve kulturore-letrare Shoqata kulturore Prokult, me një orë të madhe letrare “Ditët e Diasporës” që u mbajt në kompleksin e Kullës së Zahit Pajazitit, përmbylli aktivitet e Festivalit Kombëtar të Letërsisë dhe ditët e Diasporës.

Vlen të ceket se në dy aktivitete të ndara letrare ditë më parë janë përuruar romani i Sahit Shalës dhe tri përmbledhje me poezi të poetes Xhemile Aliu ,që të dy krijues që jetojnë dhe veprojnë në diasporë. Po ashtu në kuadër të këtij festivali kjo shoqatë nxori në dritë numrin e parë të revistës “Orfeu’ e cila u përurua në manifestimin e mbajtur pran Kullës së heroit Zahir Pajaziti.

Manifestimi i mbajtur në Orllan të Besianës nisi me një minutë nderim për simbolin e rezistencën kombëtare Bacë Adem Demaçi dhe krijuesve letrar që nga kjo botë shkuan në kohën mes dy festivaleve.

Fillimisht Edicionin e shtatë të Festivalit Kombëtar të Letërsisë dhe Ditët e Diasporës e shpalli të hapur udhëheqësi I kësaj shoqate Fatmir Halimi. Me këtë rast ai përshëndeti dhe ju dëshiroi mirëseardhje poetëve nga pothuajse gjithë gjeografia shqiptare dhe diaspora. Po ashtu ai përshëndeti dhe falënderoi Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Diasporës dhe Drejtorinë e Kulturës në Besianë për mbështetjen materiale të këtij festivali. Më pas në emër të Ministrisë së Kulturës të pranishmit i përshëndeti zyrtari i kësaj ministrie Erlis Badallaj.

Në përurimin e revistës “Orfeu” kryeredaktori i revistës Asllan Qyqalla foli për vlerat e materialin e mbareshtruar në këtë numër të “Orfeut”.

Revista është e shtypur në kolor 64 faqe te Shtypshkronja Lena Graphic Prishtinë. Kjo revistë është e pasur me materiale letrare, studime gjuhësore, arte, letërsi, poezi, film, aktrim, përkthime, tregime, reportazh, me shqiptaret e Kroacisë e Rumanisë, …

Më pas u mbajt ora letrare “Ditët e Diasporës” dhe të pranishmit patën rastin të përcjellin poezitë e autorëve që kishin marr pjesë në konkursin letrar si dhe poezitë jashtë konkurrence, por vlen të ceket se në manifestim merrnin pjesë edhe dhjetëra poet tjerë që nuk lexuan për shkak të numrit të madh të poetëve që lexuan si në konkurrencë për çmimin letrar ashtu edhe jashtë konkurrence. Kështu në këtë manifestim krijimet e tyre i lexuan : Murat Gashi, Abdullah Troshupa, Naxhije Doçi, Fadil H. Curri, Minire Rukovci, Odise Plaku, Sherife Berisha – Thaçi, Rabije Bytyqi, Hamit Majkovci, Drita Kosumi, Zeçir Fazliu, Diella Çitaku, Halil Gashi, Martin Çuni, Rrahim M. Sadiku, Musa Jupolli, Mentor Tjhaqi, Milazim F. Kadriu, Zymer Mehani, Rexhep Halimi, Mehmet Breznica, Shaip Beçiri, Prend Buzhala, Riza Greiçevci, Agim Jerliu, Xhemil Bytyqi, Mevlyde Mezini-Saraçi etj.

Aktori Festim Avdyli për dy poet më të moshuar lexoi vargjet e tyre, ndërsa aktori e poeti Dibran Fyelli deklamoi vargje të zgjedhura nga krijimtaria e tij poetike.

Juria e përzgjedhur aty për aty ishte në përbërje : Milazim Kadriu, kryetar; Mevlude Mezini-Saraçi dhe Riza Grajçevci. Duke shpallur vendimin e jurisë Milazim Kadriu ndër tjera tha se “Ky ishte Edicioni shtatë i Manifestimit “ Festivali Kombëtar i letërsisë dhe Ditët e diasporës“ si edhe kësaj radhe edhe në edicionet e kaluara morën pjesë qindra krijues nga e gjithë gjeografia kombëtare, dhe diaspora e ku dhjetëra krijues morën çmime e mirënjohje letrare. Çmimet letrare të këtij Festivali tani gjenden në pronësi të krijuesve të ndryshëm anekënd trojeve tona aty ku flitet dhe shkruhet shqip. Edhe kësaj radhe koincidoi që fitues të jenë poetët nga mërgata (Parisi), Kosova (Prishtinë) dhe Shqipëria (Tiranë). Çmimi i orës letrare iu nda : Vendi i parë (I), Musa Jupolli, që jeton e vepron në Paris, vendi dytë (II), Naxhije Doçi – Prishtinë dhe vendi tretë (III), Odise Plaku – Tiranë.

Organizatori ndau mirënjohje për Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Diasporës, Drejtorinë e Kulturës në Besianë dhe për të gjithë ata që lexuan poezitë e tyre.